Një grua rumune gabimisht ka hedhur 40.000 euro

Kresha

A pretty face can never trick me
Një grua rumune, duke rregulluar dhe pastruar shtëpinë e saj në prag të festave të fundvitit, gabimisht ka hedhur 40.000 të kursimeve, të cilat bashkëshorti i saj i mbante në një palë çizme të vjetra.

Ky çift, në natën e ndërrimit të moteve kishte vërejtur se u mungonin paratë e kursimit, dhe ishin hedhur në kërkim të çizmeve të vjetra.

Pas kërkimit të pasuksesshëm prej disa ditësh, çifti kishte kërkuar ndihmën e organeve të rendit – dhe fatmirësisht, policia shumë shpejt kishte arritur t’ua kthente 30.000 euro.

Këto çizme i kishte gjetur një grua skamnore, vizitore e rregullt e kontejnerëve, e cila jeton në një lagje të varfër të qytetit, bashkë më bashkëshortin e saj dhe 10 fëmijët e tyre.

Me paratë e gjetura ajo kishte bërë një marrëveshje për blerjen e një shtëpie me vlerë prej 20.000 eurosh, mirëpo kjo blerje ishte anuluar dhe paratë u janë kthyer pronarëve të tyre legjitim.

Në ndërkohë, kjo familje e varfër veçmë i kishte shpenzuar 10.000 euro //kuriozitete
 
Back
Top