Nje foto shume e besueshme e Monstres Loch Ness behet publike.

Tuana

Nada é por acaso!
loch-ness1.jpg


Nje fotografi e nje forme te erret gri qe del nga uji eshte konsideruar te jete fotografia me e qarte e Monstres Loch Ness.

George Edwards, nje gjuetar veteran i monstres Loch Ness me ne fund e publikoi fotografine e tij, qe terhoqi vemendjen e shume eksperteve dhe shkencetareve, te cilet e pershkruan ater si prova me e mire per te treguar qe Loch Ness ekziston vertet.

Megjithate, nje gjuetar rival i monstrave ngriti dyshime ne lidhje me ate cfare shfaqet ne fotografi, duke e akuzuar ate qe ka falsifikuar nje fotografi te meparshme te monstres te bere para 26 vjetesh.

Edwards, i cili organizon udhetime me anije tha qe e kishte bere fotografine e re nga anija e tij prana Urquhart Castle ne oren 9 te mengjesit te 2 Nentorit te kaluar.

Ai shpjegoi qe nuk ishte publikuar me pare si fotografi pasi ai e kishte derguar ate per ta analizuar nga specialiste.

Steve Feltham, i cili ka 21 vjet qe eshte ne kerkim te Nessie, tha: "Mendoj qe eshte fotografia me e mire qe kam pare ndonjehere."

"Mendoj qe imazhet jane fantastike; ajo eshte kafsha te cilen une kam qene duke e kerkuar per kaq shume kohe."

"Do te thoja qe ne fakt ajo nuk provon se cfare eshte Nessie, por te pakten ate cfare nuk eshte. Ai nuk eshte nje peshk qe e kane hedhur si hipoteze ne shpjegmin kryesore se cfare mund te ishte Nessie."

Megjithate, Adrian Shine, nje natyralist dhe lider i Projektit Loch Ness ka nje interpretim ndryshe.

Ai tha: "Duket sikur objekti eshte i palevizur mbi uje, dhe jo shume larg prej fotografit, i cili eshte ne nje lartesi me te madhe. Duke pare me kujdes duket sikur objekti eshte 2 ft i gjate, por mund te jete cdo gje."

Dick Raynor, i cili drejton faqen e internetit te Loch Ness Investigation dhe ka punuar me pare me Edwards ka deklaruar qe nje foto e monstres e bere nga Edwards ne vitit 1986 ishte e falsifikuar.

Edwards tha qe observimet e Shine ne lidhje me fotografine e tij ishin opinioni i tij, ndersa ato cfare kishte thene Raynor i konsideronte si genjeshtra.

Ai tha: "Nuk me behet vone. Njerezit mund ta besojne apo jo. Une e di se cfare pashe."

Edwards, 60 vjec, sfida e te cilit ka filluar qe ne vitit 1986, shtoi: "Ue e pashe objektin per pese apo 10 minuta deri sa ai me pas u zhyt nen uje."

Ai kishte deshtuar ne gjurmimin e tij ne sonarin e anijes, edhe pse e kishte kerkuar per te pakten gjysem ore.

Edwards tha: "Nuk doja te permendja gje ne lidhje me kete pa qene i sigurt per ate qe kisha fotografuar."

"Une kam miq ne Shtetet e Bashkuara te cilet kane miq ne ushtri. Ata e analizuan foton time dhe nuk ka asnje dyshim qe une kam fotografuar nje objekt me jete."

"Une jam i bindur qe po shihja dhe kam fotografuar Nessie."
/info/
 
Back
Top