Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Një fjalë

Një fjalë,
atëherë kur e di se buron nga një mendim i mirë,
si kod magjik i fshehur brenda një dëshire për mirëkuptim,
një fjalë e tillë ka fuqi të shërojë.
Si një kumt që ta përkujton se brenda teje ende ka fuqi,
forcë të fshehur në pritje të çastit për t'u ngritur,
guxim për ta sfiduar tersin,
dëshirë që përsëri ta ndiesh jetën se si ulërin brenda teje.
Mjafton vetëm një fjalë e tillë ...
sepse më pas magjinë e zbulon vet.
(A.R)
 

Konkursi Letërsisë

  • Binte shi

    Votat: 5 35.7%
  • Vajza e detit

    Votat: 1 7.1%
  • Vajza me pallton rozë

    Votat: 2 14.3%
  • Orëndreqësi

    Votat: 6 42.9%
Back
Top