Nje fjale per disa vargje!

Soulmind

~She wanted the whole world or nothing~
Themelues
Po hap kete temen sot qe e kam shume perzemer dhe e praktikoj ne insta! ?

Screenshot_20211007-134042_Google.jpg

Funksionon keshtu:

Anetari thote 1 fjale, ai/ajo qe vjen pas do sjelle disa vargje ose ese te shkurter ku perdor ate fjale.

Dhe vendos 1 fjale tjeter per ate qe do vij pas.

Atehere po e le une fjalen e para si teme hapese.

"Miqesi"
 
Dikur ngushellohesha me lapsin e letren
me sheronte,
Strukesha ne kujtime e takoja ke te doja
Sot,
as vargjet nuk ndihmojne me.
As nuk dua ta prek ate laps qe
prane nuk me sjell asnje!


"jete"
 
|Haiku|
Dje,
gjithcka kishim dhe donim!
Sot, nje premtim i harruar!

"shpirt"
 
Shpirt,ato ishin kohet tona!
Tani jemi ne kohe te huaj.
Kjo s'duhet ta trishtoj shpirtin.
Shpirtin tend te brisht!

Erresire
 
Erresire ne te gjitha anet. Nuk po e kuptonte dot se cfare po ndodhte.Mundej vetem te degjonte zilen e nje telefoni qe binte papushim.Zhurma e saj sa vinte dhe shtohej.

Durim
 
fjalen ku e ke,qe te vazhdojme lojen? :p
 
Dukej i zverdhur,rrinte ne nje stol parku, me nje zemer te ngrire ne duar.
Pyeta veten,ky eshte njeriu fantazem qe shet zemra te ngrira!?
U largova ne heshtje...

Park.
 
Pritja i ngjan gjethes rene prej degeve
e thare,
Njomur me akrepat e harreses
qe veniten..
Shiu lag drunjte qe frymojne n' park
kujtimet me ty!


Gjurme
 
U shtrydh e u thinj edhe reja e fundit,
Qielli u mbulua me shaminë e bardhë.
Por ty nuk të shoh, as diellin gjëkundi.
Shoh veç një gjurmë, të njomë, mbi rërë.

Nuk di është natë apo është ditë,
Nuk di është dimër apo është verë.
Nuk di iku shekulli apo një vit,
Por di se u njohëm kur ish pranverë.

Zogjtë e ujit klithin e çirren mbi mua,
Është këngë gjahtare që të frik e ngjeth.
Dallgët e rrepta ende s’janë qetuar,
Gjurma jote nxiton dhe s’pret.

Së largu shoh një gjurmë tjetër,
Para teje ka ecur, zigzak, dikush.
Ah, është gjurmë e dehur, e vjetër,
Kur rëra më digjte këmbët, si prush!

Nuk di është ditë apo është natë,
Nuk di jam zgjuar apo somnambul?
Por ja që gjurmët më duken si plagë,
Mbi lëkurën e lëmuar të bregut pa fund



Fund!
 
Na thumbojnë.
Qëllimisht na ngacmojnë aty ku më së shumti na dhemb. Pastaj, për ironi apo për qejf, të thonë: Nuk e pata qëllimin të të lëndoja. Thash vetëm ta provoj, ta shoh se si do të reagosh.
Dhe, pasi ta thonë këtë, me pafytyrësi presin që t'u buzëqeshim dhe t'i mirëkuptojmë. Madje edhe të jemi falënderues, sepse ky thumbim qenka shprehje e interesimit nga ana e tyre.
Vegla eksperimenti, objekt shfryrjeje, subjekt masturbimi mendor...
Kështu na shohin. Nuk ka si të jetë ndryshe përderisa nuk e kanë problem të na lëndojnë.
Dhe ne pyesim pse? E bëjmë pyetjen, edhe pse trembemi nga përgjigjia.
Është e thjeshtë. E thjeshtë dhe e trishtë.
Na lëndojnë, sepse ne vetë i lejojmë, deri ne momentin qe i japim FUND!

"Merzi"
 
Merzitja me kishte kapluar tere trupin. Ate e ndjeja te huaj, krejt te huaj. Isha strukur diku, ne thellesite e shpirtit per te larguar e harruar gjithçka.
Ndjeja se nje çekan mundohej te me godiste dhe une vetem e veshtroja me syte e shpirtit. I shmangesha goditjeve dhe ndieja instiktivisht se midis meje dhe atij mjeti te rende prej hekuri qe shtypte e qellonte ekzistonte nje barriere. Nuk ndjeja dhembje, ndjeja vetem vetmi. Sa absurde me dukej kjo gjendje. Une e vetme, e braktisur, e kruspullosur, perhumbur labirintheve te nenvetedijes pa ditur ç'kerkoja.

"Agim"
 
Agimi u nis heret ate dite.
Koha ishte me shi, mendimet i kaplonin shpirtin,rruga i dukej si e huaja , po aq dhe njerzit per rreth.Ata njerez qe cdo dite ndante "miremengjesin" dhe "naten e mire". Ishte e cuditshme se si ky fshat,kto rruge,keta njerez nuk i thonin me asgje....hapat e conin heshtur neper shiun e imte,drejte stacionit te autobuzave.
Fjala: Autobuz.
 
"Ne qe kemi nje shpirt vdesim shpesh!"- thote Emly Dickinson. E n'fakt ashtu ndihem dhe une, sikur sa here thyhem, vdes. Por rilind serish me shpresen per te buzeqeshur prap. Me duket sikur jetoj ne autobuz dhe ndalem neper stacjone te ndryshme per nje copez here. Jap nga shpirti im qe per cudi nuk dinka te shteroje asnjehere!

"shok"
 
Po e vazhdoj vete... 🤣🤣


Zemra e mori te falen,
ashtu fshehurazi sic din ajo,
Malli deget shpertheu,
kacavjerre neper shpirt i mbertheu...
Te perqafoj ne heshtje "shok" i dashur,
neper belbezime kujtimesh,
dhe fjale cepave te korridoreve te zhurmshem.
Neper zgjatje duarsh
apo buzeqeshje feminore
te ne te dyve!
Zemra e mori te falen!

"virtualitet"
 
❤Kënga e Kësulkuqes ❤

NËNA LOKE GJYSHJA IME
MUA ME THOTE KUQE KUQE
PER QDO NATE NE PRAG Të GJUMIT
MË VEN ME PËRRALLA KËSULKUQEN
NËNA LOKE GJYSHJA IME
MUA MË THOT KUQE KUQE

PËR ÇDO NATË NË GJUM TE PARË
NE VEND NE PERRALLAT KESULKUQE

KU JE NIS KU PO SHKON
NEPER MAL PSE KALON (2)

RRUGEN DESHTA ME TRUPU
SE TE GJYSHJA DU ME SHKU GURABIJA KAM GATU
GJYSHEN TIME ME GEZU
I KAM SJELLUR DHE PEGMEZ
NJE KUTI ME ÇAMÇAKËZ

KESULKUQJA E NDALI HAPIN
U FRIKESUA E NDALI VRAPIN
HIQ PA PRITUR E PA KUJTUAR
UJKUN E KISH TAKUAR
HEJ UJK Q'KEMI TUNG TUNG,TUNGJATJETA
MUA ME THONE KUQE KUQE

UNE JAM PANTALLOKE VEQ KOCKA KOCKA
E SHEH SE NUK JOM TRASHULUQE
UJKU
HAHAHAHHA QKA PO THU
KTU NË MAL Ç KA KE KËRKU
HAHAHA ÇKA PO THU
TY PER DARK KAM ME T'GATU

RRUGEN DESHTA ME TRUPU
SE TE GJYSHJA DU ME SHKU

GURABIJA KAM GATU GJYSHEN TIME ME GEZU

I KAM SJELLUR DHE PEGMEZ NJE KUTI ME ÇËMÇAKËZ
lool


Libër
 
Faqet e librit kishin marre nje ngjyre kafe , nga vitet qe mbante neper shkronjat e ti, gishtat qe kishin shfletuar fletet e ti.
Ca pika shiu hynin nga dritarja , shuheshin mbi ate liber,qe dukej sikur cdo pike shiu ringjallte nje shpirt,qe flinte neper historit e ti.
Mbremje.
 
Edhe në mbrëmje më mungon
Edhe natën mes mes yjeve të kërkoj
Edhe në ëndërra larg qëndron
Edhe në gjumë pa praninë tënde vazhdoj

Diell
 
Mos me pyet cili shkelqen me shume?
Dielli apo syte e ty?!

Sy
 
Redaktimi i fundit:
"Syte e tu mund te flasin ndoshta
Por une nuk di syisht
Une di qetesisht
Xhentilisht
Pafajesisht

_Cemal Süreya"


Qetesi
 
Qetesia mbizotronte ne mendimet e saj,si nje tantell qe koha tashme ja kishte bere dhurate.
Shpesh mundohej te krijonte ndonje zhurem apo ndonje c`rregullim,ne ate qetesi qe here here,i dukej e frikshme.
Dimer.
 
  • Përqafim
Reactions: D.
I ftohtë ky dimër,
Ashtu si ndjehet zemra ime.
Më mjafton veç një libër,
E të ngrohem në kujtime 😁
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top