Një fëmijë e lindur me spermë 21-vjeçare

sabah

Anëtar i Respektuar
Një çift në Angli u bë me djalë që u arrit nga fekondimi i vezës së nënës me spermën e dhuruar të të atit 21 vjet më parë.

Mjekët në spitalin Shën Maria në Mançester, ku u lind edhe foshnja dy vjet më parë, tha se vjetërsia e spermës përbënte një rekord botëror.

Babai i fëmijës dhuroi spermë, përpara fillimit të kimioterapisë për kancer në testikula, gjë që e bënte atë steril.

Mjekët thanë se rasti i tij tregoi se sperma e ngrirë ishte e sigurt për të fekonduar vezët.

Hollësitë në lidhje me rastin u botuan në revistën Mjeksore për Riprodhimin Njerëzor.

Sperma e personit në fjalë u mbajt e ngrirë deri sa ai u martua, dhe vendosi të krijonte një familje.

Vetëm atëherë sperma e tij u injektua në vezën e partneres. Veza arriti të fekondohej në përpjekjen e katërt me IVF.

Kjo histori ishte një shembull i mirë i shansit që u dha këtij pacienti të ri, për të projektuar të ardhmen edhe kur atë e preku një sëmundje që shkaktoi sterilitet.
(B.B.C)
 
Back
Top