Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Një ditë në Lagunën e Karavastasë



Atë mëngjes vizitorët e zgjuan Lagunën e Karavastasë që në orën 06:30. Taulant Bino, ornitologjist, së bashku me ekipin e tij të monitorimit të shpendëve iu drejtuan kullës, ku do të bënin edhe vëzhgimin e tyre të zakonshëm.

Bino, ish-zëvendësministër i Mjedisit, rrëfen se dimri është periudha kur monitorimi bëhet më interesant, pasi laguna kthehet në stacionin e 35 mijë shpendëve.

Pelikanët riprodhohen në Lagunën e Karavastasë që prej vitit 1905. “Divjaka ka si simbol pelikanin ‘kaçurrel’, i cili ka këtu vendin kryesor të dimërimit dhe vendin e vetëm të bërjes së foleve. Pelikani ‘kaçurrel’ riprodhohet vetëm në Parkun Kombëtar të Karavastasë”, shprehet Bino.

Ky, sipas Taulantit, do të shërbente edhe si një lloj turizmi, i cili gërsheton trashëgimin kulturore me atë natyrore.

I pyetur nëse ka dhe njerëz të tjerë të cilët vizitojnë këtë zonë, ai përgjigjet: Sigurisht që ka, por ky nuk është një fenomen i përhapur sepse Shqipëria ka qenë një vend me gjueti të zhvilluar dhe shpendët kanë qenë më me pakicë. Por besoj që nëse ne e zbatojmë moratoriumin ashtu siç duhet dhe në qoftë se ky moratorium shtrihet edhe për ca vite më pas sigurisht që të paktën pjesa bregdetare do të jetë një thesar për shpendët, duke ofruar mundësi për grupe të shumtë turistësh që kanë dëshirë të shpenzojnë kohë gjatë dimrit apo gjatë verës. Të shijojnë jo vetëm plazhin, por edhe trashëgiminë kulturore dhe natyrore tonën".

Pjesë e grupit të inspektimit, Ardian Koçi, drejtori i Parkut të Karavastasë hedh më shumë dritë për situatën e gjuetisë së paligjshme në atë zonë.

“Nëse sheh me vëmendje duken edhe shenjat gjuetisë ndër vite të krijuara nga gjahtarët e huaj. Situata është e stabilizuar, mund të kalosh ditë të tëra pa dëgjuar krisma”, shprehet drejtori i parkut.

Megjithatë duket se për ta ruajtur gjuetinë e paligjshme ekzistojnë disa truke.

“Ne kemi nxitur edhe spiunazhin nëpërmjet gjahtarëve. Nga Shoqata e Gjahtarëve janë zgjedhur rreth 20-25 gjahtarët më korrekt, të cilëve i kemi dhënë edhe një autorizim për të ndihmuar Drejtorinë Pyjore për mbajtjen e moratoriumit dhe shpeshherë ata na shoqërojnë në kontrollet tona edhe natën dhe kur dëgjojnë ndonjë krismë, kur ne nuk jemi prezent, na lajmërojnë”, shpjegon Koçi.

Personat që dikur merreshin me gjueti të paligjshme, ndoshta edhe për mbijetesë, duket se i janë kthyer bujqësisë dhe peshkimit, ndërsa shpendët i janë kthyer jetës së qetë, që edhe pse i dallojnë njerëzit prej shumë metrash larg nuk tremben më nga ta.

Ndaj ekipi i monitorimit vendosi së bashku me Sotirin, i cili është banor i zonës dhe me varkën e tij të tentonin t’i afroheshin më afër pelikanëve, por në brendësi të lagunës gjetën jo vetëm pelikanë, por edhe rosa dhe çafka, të cilat i përngjajnë një fqinjësie që respekton rregullat e jetesës të një zone të përbashkët.


/ Top Channel /
 

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back