Një botë mendimesh "No_Sens"

Një mendim për atë ….

Ti gjithmonë më shihje të lumtur.
Të gëzonte lumturia ime që fillonte nga sytë, e ma mbulonte të gjithë fytyrën.
Por nuk të vë faj, jo!
Jam unë ajo që me mjeshtëri fshehja trishtim, që fillonte nga zemra, e ma mbulonte të gjithë shpirtin.
Një lutje kam.
Përjetësisht më kujto si - e lumtura jote!
 
Një mendim për atë ….

Ti gjithmonë më shihje të lumtur.
Të gëzonte lumturia ime që fillonte nga sytë, e ma mbulonte të gjithë fytyrën.
Por nuk të vë faj, jo!
Jam unë ajo që me mjeshtëri fshehja trishtim, që fillonte nga zemra, e ma mbulonte të gjithë shpirtin.
Një lutje kam.
Përjetësisht më kujto si - e lumtura jote!
Sa me fat ky tipi 😁
 
Një mendim për atë ….

Ti gjithmonë më shihje të lumtur.
Të gëzonte lumturia ime që fillonte nga sytë, e ma mbulonte të gjithë fytyrën.
Por nuk të vë faj, jo!
Jam unë ajo që me mjeshtëri fshehja trishtim, që fillonte nga zemra, e ma mbulonte të gjithë shpirtin.
Një lutje kam.
Përjetësisht më kujto si - e lumtura jote!
I fute në siklet gjysmën e forumit,.me atë fatlum 😄
 
Lemzaaa hë ju zënt edhe juve 😂😛

Mund të jetë edhe femër personi të cilin e kam përmendur 🤭
 
Po e pate me mu dil drejt per drejt se nuk ha pyka kshu lool
Pasi nuk i dola drejtë, e kam pas me dikënd tjetër 😂😛
 
  • Haha
Reactions: WxP
Ca pika shiu ranë mbi qelq
Dhe puthja jote se ç'mu kujtua,
Kjo do të thotë që jam fatkeq,
Që kurrë s'të pata sikur dua.

Dhe heshtja frikës j'u hutua,
Nga ndonjë lot se mos më del,
Ndoshta i erdhi keq për mua,
E pati frikë se mos më "shkel".

Ca buzëqeshje andej këndej,
I fundit kujtim që më le,
Ca fraza thënë kuturu,
E dashur më thuaj ku je.

Kjo dhomë me xhamat ngjyrë gri,
Sot nuk paska as gravitet,
Veç një mall grisur sysh,
Dhe një shpirt që ulëret.
 
Unë jam një tip i heshtur,shoh terezinë time.
Jam e ndrojtur në pamje të parë,nuk përshtatem me të gjithë.
Aty ku nuk ndjehem mirë,largohem.
Aty ku nuk më dëgjojnë zërin,largohem.
Nuk kërkoj vëmendje apo pëlqimin e të gjithëve,por kërkoj rrespekt.
Ashtu siç unë nuk i fus hundët aty ku nuk duhet,të njëjtën gjë kërkoj edhe nga të tjerët.
Kam kuptuar se nuk e ndryshoj dot veten,sinqeritetin tim e qetësinë time nuk i ndrydh dot.
Unë jam e rritur tani
Por brenda vetes fle ende ajo vajza 7 vjeçe.
 
Të më respektojnë që të gjithë
Kjo është e pamundur
Po të ishte e vërtetë
Krejt do kisha humbur

Unë jam rreshtuar me kohë
Në anë të së mirës
Domosdo s'më respekton
Kush është thjesht lëpirës

Natyrisht s'më respekton
Rraca e servilëve
Puthadorët e forumisteve
Kope e debilëve

Unë përherë do thur vargje
Për injorantët
Për servilët, për lëpirësit
Dhe për intrigantët

Po dhe këtu kam njohur
Miza dhe laraska
Natyrisht s'më respektojnë
Legenët me maska

Por të tjerëve ju kam borxh
Çdo gërmë e çdo varg
Kush se gjen veten këtu
Të rrijë sa më larg
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top