Një asteroid me emër shqiptar
Një student shqiptar në elitën e matematicienëve në Amerikë. Ndërkohë, për vlerësim si fitues i Medaljes së Artë mes 150 konkurrentëve nga e gjithë bota, NASA (Agjencia Amerikane e Zbulimeve dhe Kërkimeve në Hapësirë), emrin e tij ja ka vënë një asteroidi në hapësirë. Ai është vlonjati Klejdin Dobi, 22 vjeç.
SUKSESI
Klejdin Dobi shkoi në Filadelfia 15 vite më parë, si fitues në Lotarinë Amerikane. Ishnxënës i shkollës fillore "Edit Durham" ("11 Janari"), ishte 7 vjeç kur vajti në Amerikë. Vazhdoi studimet në shkollë fillore "Johan Maphin Elmentary School". Prej klasës së gjashtë deri në të njëmbëdhjetën, avancon shumë në lëmin e dijeve. Me gjithë vështirësitë e para që i solli komunikimi, Klejdini arriti t'i kapërcente vështirësitë me talent e punë. Prirjet e tij në matematikë shumë shpejt tërheqin vëmendjen e mësuesve, e më pas dhe të shkencëtarëve. Në klasën e 7-të, Klejdini merr dy klasa algjebre menjëherë. Në klasën e nëntë, ai ka përfunduar gjithçka që ka të bëjë me Algjebrën Elementare dhe këshillohet të marrë leksione Algjebre të Avancuar, në Universitetin e Pensilvanisë, UPENN.
MBINATYRSHMثRIA
Megjithëse ishte nxënës i klasës së parë të shkollës së mesme, leksionet i merrte nga vitet e para universitare. Klejdini tregon se më pas shkoi në një kamp studentor, të quajtur "Math Camp", ku çdo vit mblidhen studentët më të mirë në SHBA, dhe i jepej prioritet shkencës së Matematikës. Aty, studenti shqiptar u njoh nga afër me një profesor Matematike me origjinë nga Rumania, i cili i tregon për një Teoremë Matematikore që asnjeri s'kishte arritur ta zgjidhte për plot 20 vjet. Prej këtu nis navigimi i Klejdinit pas Matematikes.
"Në fillim provova të zbërtheja tri teorema matematikore në kushte krejt individuale. Në raste të veçanta kërkova edhe ndihmën e pedagogëve nga Universiteti i Pensilvanisë", - rrëfen ai. Mbasi përfundoi këtë projekt voluminoz, të nisur nga dy studiues të shquar rumunë dhe të papërfunduar nga ata, Klejdini hedh të tërë projektin e tij në 9 volume. Projekti quhej "Bord Presentation" dhe përmbante shënime, të quajtura "اështjet e Shkencës". Me këtë projekt, Klejdini shkoi në shkallën e parë të konkurrimit, në Konkursin e Matematikës për shtetin e Pensilvanisë, dhe pas fitores së konkursit, merr pjesë për të parën herë në një konkurrim në matematikë në shkallë kombëtare. Midis 1500 studentëve nga e gjithë SHBA-ja, fiton "Medaljen e Artë" për Matematikë. Tre vendet e para të këtij konkursi kanë të drejtën e konkurrimit në "Intel International Science and Engineering Fair", konkurs prestigjioz ku marrin pjesë përfaqësues nga e gjithë bota.
Klejdin Dobi, kur ka qenë 16 vjeç, konkurroi midis studentëve më të mirë të 40 vendeve të botës, si Japonia, Gjermania, Anglia, India, Rusia, Kina, Franca, Italia, Suedia, Argjentina, Brazili, Egjipti, Australia, Irani etj. Në këtë konkurrim merrnin pjesë 1500 konkurrues nga 40 shtete në 14 disiplina. Konkursi u monitorua nga 48 profesorë, doktorë, shkencëtarë dhe studiues botërorë të Shkencave të Natyrës, nga anembanë rruzullit. Midis tyre gjendeshin edhe 12 fitues të çmimit "Nobel", si kimisti i njohur, Dr.Horsebachk dhe fizikani më i madh i Botës, Dr.Braingreen.
VLERثSIMI
Klejdin Dobi, në këtë konkurs, zuri vendin e parë dhe u nderua me çmimin "Grand World". Projekti i tij prej 9 volumesh u përzgjodh si projekti më i mirë i vitit në botë, midis 14 disiplinash. اmimi i marrë nga Klejdin Dobi ka vlerën e 8000 dollarëve, një kompjuteri lap-top, 3 milionë dollarë grant për shkollën dhe një mijë dollarë për shpenzime shkencore. Njëkohësisht, Klejdini ka fituar një çmim special. Agjencia Amerikane e Zbulimeve dhe Kërkimeve në Hapësirë (NASA), do ta quajë një asteroid me emrin e Klejdin Dobit. Ndërkaq, NASA i ka rezervuar atij një udhëtim njëjavor në Qendrën Hapësinore në Hansvill, Alabama.
GJENIU
Klejdini, ky djalë shqiptar në Amerikë, bën një jetë si gjithë të tjerët. Atij i pëlqen të merret me aktivitete sportive, të jetë i shoqëruar me shokë dhe të marrë pjesë aktive në të gjitha llojet e aktiviteteve. Mirëpo, projekti i tij, i cili është tashmë i kompletuar, nuk e ka penguar të kryejë një jetë normale. Në krah, vazhdimisht ka dhe ndihmën e përkujdesjen e prindërve.