Një arkivol për t’u prehur… me muzikë

cent

...Lontano
2nk8isl.jpg

Një arkivol i ri, në të cilin gërshetohet kompleksiteti dhe teknologjia e lartë, u realizua nga një suedez, i cili që ka nxjerrë në shitje pajisjen e tij për 25 mijë euro.

E veçanta e këtij arkivoli është se ai është i pajisur me një sistem boksesh, i cili transmeton pa pushim këngët e preferuara të të ndjerit.

Përpara vdekjes, kushdo që porosit këtë arkivol, mund të krijojë një listë me këngët e tij të parapëlqyera, të cilat do të transmetohen vazhdimisht nën dhe.


24awjyx.jpg

Krijuesi, suedezi Fredrik Hjelmquist, nga Stokholmi, theksoi: “Fakti që ke vdekur, nuk do të thotë që duhet të privohesh nga fuqia jetësore e muzikës”.

2v2cihc.jpg

Përveç rehatisë maksimale dhe sistemit të bokseve, arkivoli është tërësisht i izoluar nga brenda, në mënyrë që “askush” tjetër të mos bezdiset nga muzika e parapëlqyer e të ndjerit./Tch
 
Pe: Një arkivol për t’u prehur… me muzikë

Sikur te kishte internet i laptop dhe i dashnore do ishte me te vertet perfekt :P..
 
Titulli: Një arkivol për t’u prehur… me muzikë

Aman gjerat behen sa je gjalle.. se kur te vdesesh edhe pa arkivol se kam problem fare :D
 
Titulli: Një arkivol për t’u prehur… me muzikë

Ca nuk shpikin per te bere lek njerzit...u pjell mendja bravo.......po un kam deshire te kremohem kur te vdes, LOL
 
Titulli: Një arkivol për t’u prehur… me muzikë

Ide e bukur , qe kur te hane krymat dhe ta ken barkun plot, ti fusin dhe i te kercyme pfff .Idiotsira te pa vlera .
 
Titulli: Një arkivol për t’u prehur… me muzikë

E dashuroj muziken..per kjo ide s'me pelqen fare..me duket idiotesi e njerzve viktima te gjalla qe shpresojn ne relaksimin dhe qetesin e pertejme..
kur te vdes ka mundesi te kem nja kater derrasa,,qe ngjajn sa me shume me token ku dhe do behesh pjes e saj..deri ne perjetesi.
 
Back
Top