Nje aparat i ri per paciente me semundje ne zemer

  • Hapësi i temës Hapësi i temës E3
  • Start date Start date

E3

Anëtar i Nderuar
V.I.P
Crregullimet ne zemer perbejne perbejne numrin me te madh te shkaqeve per shtrime ne spital. Por nje pajisje e re mund te ndikoje qe ky numer te pakesohet.

Pajisja eshte mjaf e vogel, por mund te sjelle dobi per me se 1 milione amerikane qe shtrohen cdo vit ne spital per shkak te problemeve kardio-vaskulare. Doktor Uilliam Abraham i universitetit te shtetit Ohajo thote se aparati i ri eshte provuar per afro 10 vjet ne spitale dhe klinika dhe rezultatet jane mjaft pozitive.
Pajisja eshte nje sensor i imet qe implantohet nepermjet nje tubu ne arteret pulmonare te zemres. Kjo procedure zgjat vetem 7 minuta.
thumbnail.php

Nje here ne dite, pacienti e kalon kete pllake neper gjoks, si menyre skanimi, e cila regjistron te dhena rreth presionit ne zemer. Te dhenat e mbledhura dergohen drejtperdrejt me radio-vale ne kompjuterin e mjekut. Nivelet e larta te presionit ne zemer mund te jene te rrezikeshme. Por me kete pajisje, mjeket e marrin informacionin menjehere dhe mund te modifikojne ilacet shpejt, para se te jete nevoja per shtrim ne spital.
Deri tani, matja e peshes se pacientit ka qene nje prej menyrave te vemte per mbikqyrjen e pacienteve te tille.

Shtimi i peshes trupore eshte nje simptome e deshtimit te zemres; deshtim zemre quhet gjendja qe njeriu provon kur zemra nuk pompon gjak te mjaftueshem. Ekspertet thone se ndryshimi i perditshem i peshes trupore e veshtireson parashikimin e rasteve te deshtimit te zemers. Sipas studimit, pacientet qe perdoren pajisjen e re me ndjesore, gjate vitit te pare u shtruan ne spital 38 perqind me pak sesa pacientet e tjere qe nuk e kishin kete pajisje.

Trajtimi i stresit pas-traumatik
Sipas Administrates se Veteraneve, rreth 20 perqind e ushtareve te kthyer nga lufterat ne Irak dhe Afganistan vuajne nga stresi pas-traumatik.
Nje grup shkencetaresh prane qendres mjekesore ushtarake Walter Reed morri ne shqyrtim dy ushtare me stres post-traumatik; nje qe kishte sherbyer ne Falluxha dhe tjetri ne Luften e pare te Gjirit Persik. Te dy ishin trajtuar me barna per me shume se nje vit. Por pa sukses. Barnat kishin shkaktuar tek ata efekteve anesore.

Secilit pacient i u dhene nje injeksion ne qafe prane nje grupi fijesh nervore te quajtur SGB. Kjo procedure zgjat 10 minuta dhe mjeket perdorin anestezi lokale. Blloqe te tilla fijesh nervore jane perdorur prej vitesh per te trajtuar dhimbjet kronike dhe semundjet te tjera.

Shkencetaret ne spitalin ushtarak Walter Reed vune re se trajtimi SGB ishte i suksesshem. Te dy pacientet provuan lehtesim te menjehershem, dhe te qendrueshem.
Edhe pse fusha e studimit ishte e kufizuar, keto rezultatete tregojne mundesine e perdorimit te blloqeve nervore per te trajtuar stresin post-traumatik. Nderkohe, shkencetaret thone se prova te metejshme klinike jane te nevojshme.


Infoal
 
Titulli: Nje aparat i ri per paciente me semundje ne zemer

sna ka thene gje. si e ka emrin pajisja? ca ben konkretisht...
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 50.0%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 14.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 21.4%
  • Larg

    Votat: 2 14.3%
Back
Top