Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Nisi konferenca ndërministrore “Western Balkans 6”

  • Nga Aver
  • Start date Start date
  • - Lajme nga Kosova dhe trevat shqiptare
11088014-10153191581977300-2107584823-n.jpg


Zëvendëskryeministri dhe ministri i Jashtëm i Kosovës, Hashim Thaçi hapi sot, në Prishtinë, konferencën e ministrave të gjashtë shteteve të Ballkanit Perëndimor, “Western Balkans 6”.

Ai pasi përshëndeti dhe uroi mirëseardhjen e komisionerit të Bashkimit Evropian për Politikë të Fqinjësisë Evropiane dhe Negociim të Zgjerimit, Johanes Han, dhe të ministrave e drejtorëve dikasteresh nga vendet e rajonit, i informoi ata me zhvillimet në Kosovë dhe synimin e saj që bashkë me vendet e tjera të bëhet sa më shpejt pjesë e familjes së Bashkimit Europian.

Në veçanti ai përkujtoi se kjo konferencë vjen pas konferencës së Berlinit, të organizuar nga kancelarja gjermane, Angela Merkel, me synim nxitjen e bashkëpunimit ekonomik mes vendeve të rajonit dhe se sot zyrtarët këtu do të diskutojnë projektet konkrete ekonomike të karakterit rajonal, me theks të veçantë në investimet në infrastrukturë, ndërsa të gjitha vendet do të jenë të përfaqësuara në nivel të barabartë.

Ministri Thaçi po ashtu theksoi rëndësinë e ndërtimit të infrastrukturës që do të lidhte vendet e rajonit, ku mosmarrëveshjet ishin produkt i mosnjohjes dhe se rrugët e hekurudhat do të ndihmojnë të heqim paragjykimet dhe të punojmë bashkërisht për të mirën e popujve që përfaqësojmë dhe për rajonin.

Thaçi ka thënë se Kosova e ka vendin në BE dhe do të vazhdojë të kontribuojë në stabilitetin rajonal dhe se kjo konferencë është një hap më tutje në arritjen e këtij qëllimi.

Komisionari Hahn, në konferencë shprehi gatishmërinë e BE-së për të investuar në infrastrukturën rrugore e hekurudhore, që do të afrojë vendet e popujt e rajonit dhe këta bashkë me Bashkimin Europian. Ai përmendi projekte konkrete.

Konferenca “Western Balkans’ 6” po i zhvillon punimet në “Swiss Diamond Hotel”, në Prishtinë.

Në konferencë po merr pjesë edhe ministri serb i Punëve të Jashtme Ivica Daçiq.

Pjesëmarrësve në konferencë përmes një video-mesazhi iu drejtua edhe Komisionerja Evropiane për Transport, Violeta Bulc.

Komisionerja e BE-së për Transport, Violeta Bulc, nëpërmjet një video-mesazhi ka kërkuar nga ministrat e tubuar në Prishtinë që të gjejnë një zgjidhje të mirë në investimin e rrjetit bazë infrastrukturor të rajonit.

Ajo shtoi se kjo do të mundësojë liri të lëvizjes dhe zhvillim ekonomik.

Bulc ka kërkuar kalime kufitare të integruara në rajon/gazetaexpress.com
 
Titulli: Nisi konferenca ndërministrore “Western Balkans 6”

Lista e pjesëmarrësve në samitin “Western Balkans 6”

Nga Serbia në “Western Balkans ‘6”, po merr pjesë zëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme, Ivica Dacic, bashkë me zëvendëskryeministren dhe ministren e Ndërtimit, Transportit dhe Telekomunikacionit të Serbisë, Zorana Mihajlovic...

Nga Serbia:
Ivica Dacic – Zëvendëskryeministër dhe Ministri i Punëve të Jashtme
Zorana Mihajlovic – Zëvendëskryeministre dhe Ministre e Ndërtimit, Transportit dhe Telekomunikacionit

Nga Mali i Zi:
Igor Lukshiq - Zëvendëskryeministër dhe Ministri i Punëve të Jashtme
Ivan Brajovic – Ministër i Transportit

Nga Bosna dhe Hercegovina:
Osman Topçagiq – Kryesues i Departamentit për BE në Ministrinë e Punëve të Jashtme
Izret Bajrambashiq – Zëvendësministër i Ministrisë së Komunikacionit Dhe Transporit

Nga Maqedonia:
Nikola Poposki – Ministër i Punëve të Jashtme
Mile Janakieski – Ministër i Transportit dhe Telekomunikacionit

Nga Shqipëria:
Ditmir Bushati – Ministër i Punëve të Jashtme
Edomond Haxhinasto – Ministri i Transportit dhe Infrastrukturës

Nga Kosova:
Hashim Thaqi – Zëvendëskryeministër dhe Ministri i Punëve të Jashtme
Lutfi Zharku – Ministri i Infrastrukturës


Express
 
Titulli: Nisi konferenca ndërministrore “Western Balkans 6”

Daçiç "zbutet" e lavdëron Kosovën:
Popull mikpritës dhe shumë i zgjuar

Ivica Daçiç dhe Zorana Mihailoviq, kanë qënë përfaqësuesit e politikës Serbe të cilët kanë marrë pjesë në samitin e “Ballkan Western 6” që u mbajt në Kosovë. Shefi i diplomacisë serbe Iviça Daçiç i cili vinte në Kosovë për herë të parë që prej vitit 1999 ka shprehur përshtypjet e tij për qëndrimin në Prishtinë.

Ai ka thënë për gazetën e Beogradid “Blic”, se Prishtina ka ndryshuar shumë dhe është përmirësuar. Daçiç ka theksuar se kosovarët janë një popull shumë mikpritës, që kanë ditur dhe kanë ruajtur vlerat etyre, kanë respektuar çdo gjë, përfshirë edhe gjithçka ndodhi gjatë samititit të “Ballkan Western 6”.

Daçiç i ka quajtur kosovarët një popull të zgjuar dhe shumë të shkathët duke cituar në mënyrë të veçantë përshtypjet që i kishte lërë një polic, i cili i kishte thënë: “Të gjithë fajtorë janë ata nga Perëndimi që na përçanë. Ata na e kanë bërë këtë“.

Por,ndryshe nga Daçiç, Zorana Mihajloviç Ministre e Transportit në Serbi nuk ka këtë përshtypje për Kosovën, kosovarët, mikpritjen dhe gjithçka tjetër atje. Ajo ka marrë pjesë gjithashtu në samitin “Ballkan Western 6” dhe ka deklaruar që pritja ka qenë normale pa ndonjë gjë të veçantë duke mos shprehur asnjë përshtypje edhe për Thaçin. Në pyetjen që i është bërë në lidhje me atë se si i është dukur Prishtina, ajo është shprehur se Prishtina duket e trishtë, e pazhvilluar dhe relativisht e pa pastër.
shqiptarja.com
 

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back