Nis hetimi për ushqimin në çerdhet dhe kopshtet në Tiranë. Dyshime për afera me bukën e fëmijëve

Veliaj-inspekton-perfundimin-e-punimeve-ne-kopshtin-nr.-55-4-1024x683-1-768x512.jpg


Autoriteti i Konkurrencës ka hapur një hetim paraprak në tregun e prokurimit me objekt blerjen e ushqimeve për vitin 2021 (Loti I, Loti IV dhe Loti V), zhvilluar nga Drejtoria e Përgjithshme e Çerdheve dhe Kopshteve e Bashkisë Tiranë.
Hetimi është nisur pas një informacioni të përcjellë nga vetë Drejtoria e Përgjithshme e Çerdheve dhe Kopshteve, që ka konstatuar shkelje të konkurrencës në procedurën e tenderimit nga dy prej kompanive që kanë konkurruar për lotet e mësipërme.

Nga vlerësimi i informacionit të paraqitur nga Drejtoria e Përgjithshme e Çerdheve dhe Kopshteve, Bashkia Tiranë, si dhe Komisioni i Prokurimit Publik vihet re se operatori Eagle Cons SHPK me operatorin ekonomik M.C.Catering SHPK, ofertues në të njëjtin lot, kanë të njëjtën zyrë qendrore me adresë të përbashkët.
Në deklaratat e të dy operatorëve rezulton se, personat në cilësinë e administratorit dhe ortakut të vetëm të operatorëve respektivë janë motër e vëlla. Ofertat e paraqitura prej dy ofertuesve kanë një diferencë të vogël ndërmjet tyre dhe të dy operatorët ekonomikë, ofertues në të njëjtin lot, kanë autorizuar të njëjtin person për të kryer kampionimin e mostrave pranë Institutit të Studimeve Veterinare.
Nga verifikimi i mostrave të paraqitura nga këta ofertues, rezulton se nga 22 artikuj të këtij loti, për 16 artikuj janë paraqitur mostra të njëjta nga të dy operatorët ekonomikë. 16 mostrat e paraqitura nga të dy operatorët ekonomik kanë të njëjtin emërtim, prodhues dhe të njëjtën datë skadence. Në sistemin elektronik të prokurimit rezulton se për artikullin “Rigon i tharë”,
Në dokumentacioni që lidhet me raportin e provës për këtë artikull, i paraqitur nga operatori ofertues M.C.Catering SHPK, të jetë në emrin e operatorit Eagle Cons SHPK.
Mbështetur në këto fakte, Autoriteti i Konkurrencës ka vlerësuar se ekzistojnë dyshime të arsyeshme se ndërmarrjet M.C.Catering dhe Eagle Cons përdorin skemën e ofertës së mbuluar duke rënë dakord se cili prej tyre do të paraqesë ofertën më të lartë dhe cili ofertën fituese në procedurën e prokurimit ku ata do të jenë pjesëmarrës.
Kjo sjellje mund të përbëjë një marrëveshjeje të dyshimtë në oferta midis operatorëve ekonomik pjesëmarrës në procedurën e prokurimit të ushqimeve të zhvilluara nga Autoriteti Kontraktor, Drejtoria e Përgjithshme e Çerdheve dhe Kopshteve, Bashkia Tiranë. Sipas nenit 4 të ligjit “Për mbrojtjen e Konkurrencës”, një sjellje e tillë përcaktohet si marrëveshje e ndaluar. Marrëveshjet e këtij lloji klasifikohen si shkelje të rënda të ligjit në fjalë dhe mund të ndëshkohen me gjobë deri në 10% të xhiros vjetore të subjekteve pjesëmarrëse në to.


/MONITOR
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top