Nis dita e hënë, fillon numërimi i votave në disa qarqe

cent

...Lontano
kuti-votimi-te-njesia-52.jpg

Nis procesi i numërimit të votave në disa qarqe. Pesë kutitë e para qytetin e vogël verilindor, nga 50 kuti që janë gjithsej, ndërsa në qytetin juglindor janë nëpër duar dy të parat. Policia e Korçës, njoftoi se në orën 23:30 të ditës së sotme, në Qarkun e Korcës ka përfunduar procesi i shoqërimit dhe dorëzimit për në vendet e numërimit të votave të 447 qendrave të votimit prej të cilave të gjithat qendrat e kanë përfunduar dorëzimin me procesverbale të kutive. Kutitë e para që janë hapur dhe po numërohen në Korçë janë ato të Drenovës, ndërsa në KZAZ e Pallatit të Sportit dhe në gjimnazin e qytetit ky proces nuk ka startuar ende. Në total kanë votuar këtë të diel 13073 persona, ose dicka mbi 50 përqind të të gjithë atyre me të drejtë vote në këtë qark.
Edhe në Berat ka përfunduar dorëzimi i të gjitha kutive në VNV. Ka nisur po ashtu procesi i numërimit në KZAZ-të 64 dhe 67-të, që i përkasin Urës Vajgurore dhe Otllakut. Në Elbasan nisi procesi i numërimit në KZAZ numër 45, në Belsh.
/Panorama
 

Attachments

  • 000.jpg
    000.jpg
    20.4 KB · Shikime: 17
Last edited by a moderator:
Titulli: Nis dita e hënë, fillon numërimi i votave në disa qarqe

Tirana, dorëzohen 71% e kutive të votimit. Hasi e Korca të parët që nisën numërimin e votave

TIRANE -Drejtoria e Policisë së Tiranës njoftoi se deri në orën 23.10’ nga punonjësit e policisë janë shoqëruar dhe dorëzuar për në Vend Numërimin e Votave, në masën 71 % e materialeve zgjedhore, ndërkohë që bëhet e ditur se vazhdon dorëzimi.

Me mbylljen e votimit në 1422 Qëndra Votimi të Qarkut të Tiranës, sipas detyrimit të përcaktuar në nenin 11 të Udhëzimit Nr.7 të KQZ-së (i ndryshuar), punonjësit e policisë jane paraqitur në kohën e caktuar nga KQV-ja përkatëse dhe kanë pritur në hyrje të saj, derisa të dalin anëtarët dhe sekretari së bashku me kutitë e votimit dhe kutinë e materialeve zgjedhore.

Deri në orën 21.30’ të ditës së sotme, në Qarkun e Tiranës janë shoqëruar dhe dorëzuar për në Vendet e Numërimit të Votave rreth 71 % e materialeve zgjedhore, ndërkohë që vazhdon dorëzimi dhe një pjesë e tyre janë në pritje të dorëzimit në vendin e numërimit të
Gjatë proçesit të shoqërimit dhe dorëzimit të materialeve zgjedhore, nuk është evidentuar asnjë incident.

Hasi e Korca të parët që nisën numërimin e votave
Mësohet se Hasi dhe Korca janë ndër të parët që nisën nga numërimi i votave, menjëherë sapo janë dorëzuar kutitë e votimit.

Në Korcë nisi numërimi i votave në KZAZ nr 70.

Ndërkohë ka përfunduar procesi i dorëzimit të kutive të votimit në Fier, në Berat, në Vlorë ku janë dorëzuar në VNV kutitë e 275 QV nga 276. Në Delvinë janë dorëzuar në VNV të gjitha kutitë e QV.
Po kështu dhe në Lezhë, përfundoi dorëzimi i kutive në KZAZ-të 12, 13 dhe 15 ndërsa në KZAZ nr 14 priten edhe kutitë e komunës Selitë.
Në Laç, PD nuk ka dërguar listën e numëruesve për të filluar numërimin.

Top-Channel
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top