Ngrenia vone ne darke te shendosh

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
Të gjithë e dimë se të hash ushqime të yndyrshme do të thotë të shëndoshje e sigurt, por një studim amerikan thotë se edhe koha kur ha mund të jetë po aq e rëndësishme sa ajo që ha. Të ngrënit duke ndenjur në kompjuter apo duke parë një film në orët e vona të natës rrit mundësinë për shtimin e kileve të tepërta. Në këtë përfundim kanë dalë shkencëtarët amerikanë pas testeve që i bënë disa minjve laboratori. Një grup konsumoi ushqim në një orar të caktuar, ndërsa grupi tjetër u la i lirë të hante kur të donte. Studiuesit panë se edhe pse të dy grupet konsumuan të njëjtën sasi kalorish, minjtë që hanin me orar nuk u shëndoshën.

Dr. Satchidananda Panda, udhëheqësi i studimit, shkruan në revistën ‘Cell Metabolism’: “Në periudha të ndryshme të ditës mëlçia dhe muskujt janë në kulm të punës, ndërsa në periudha të tjera janë në gjumë. Kur dikush konsumon ushqim përgjatë gjithë ditës cikli metabolik prishet dhe bëhet më e lehtë të shtosh në peshë.”/Shqiperia
 
Titulli: Ngrenia vone ne darke te shendosh

Qe te fryne barkun edhe ta fryne e ste le gjume :p
 
Pe: Ngrenia vone ne darke te shendosh

Kur kam ardh ktu ne fillim cuditesha qe kta e hanin darken nga ora 5.30-6 nderkohe qe ne Shqiperi darka haet me vone...po nje arsye e paskan pas kta mesa po lexoj :)
 
Titulli: Pe: Ngrenia vone ne darke te shendosh

Kur kam ardh ktu ne fillim cuditesha qe kta e hanin darken nga ora 5.30-6 nderkohe qe ne Shqiperi darka haet me vone...po nje arsye e paskan pas kta mesa po lexoj :)

Ne 6 pasdite? Sa shpejt :D

Ne fakt e kam provuar dhe vet nese do ha ne oret e vona ne dark me kalon direkt ne shendet :/ kur nuk ha dark fare ka lezet :D
 
Titulli: Pe: Ngrenia vone ne darke te shendosh

Ne 6 pasdite? Sa shpejt :D

Ne fakt e kam provuar dhe vet nese do ha ne oret e vona ne dark me kalon direkt ne shendet :/ kur nuk ha dark fare ka lezet :D

Me ty e ka artikulli,darka hahet ne oren 8 jo ne 2 te mengjesit si ty :P
Se do shtrihesh te flesh direkt e i gjithe ushqimi do magazonohet ne tule :)
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 50.0%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 14.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 21.4%
  • Larg

    Votat: 2 14.3%
Back
Top