Ngjarje Te Ralla

eGo0sTyle

System Engineer
Fotografia që po skandalizon SHBA-në

Një fotografi e montuar e dërguar me postë elektronike nga një politikan amerikan ka skandalizuar Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Marilyn Davenport, një përfaqësues i rrymës ultra-konservatore të “Tea Party” (Partisë së اajit), i nisi bashkëpunëtorëve një fotografi të një familjeje majmunësh, ku këlyshi i majmunit kishte pamjen e presidentit Obama. Imazhi shoqërohej me shkrimin: “Tashmë kuptohet përse presidenti nuk ka një çertifikatë lindjeje”, një argument ku Partia e اajit është kapur shpesh për të vënë në pikëpyetje legjitimitetin e njeriut të parë me ngjyrë që drejton në Shtëpinë e Bardhë. Fotografia dhe ajo që ka shkruar Davenport është konsideruar me një përmbajtje të fortë raciste nga shumë amerikanë, ndërsa shteti i Kalifornisë i ka ndaluar politikanit të largohet nga shteti, pasi ndaj tij ka nisur një hetim. Në bazë të kushtetutës amerikane, një president duhet të ketë lindur detyrimisht në tokën e SHBA-së për t’u zgjedhur në atë post. Sipas “Tea Party”, çertifikata e lindjes së Obamës në ishujt Hauai, pjesë e SHBA-së, është e falsifikuar.

Itali

Shumë e bukur për të dalë në rrugë

Një familje emigrantësh pakistanezë në Itali detyron një vajzë adoleshente që të mos kalojë pragun e shtëpisë, bëri të ditur një gazetë italiane. Ngjarja fokusohet në qytetin e Breshës, ku faji i vetëm i të resë është që është shumë e bukur për të dalë në rrugë. Ndonëse minorenia vishej me një perçe që e lejonte t`i dukeshin vetëm sytë, edhe aq u gjykua e tepërt nga babai i saj fanatik, i cili prej disa javësh ka marrë vendimin që të syrgjynosë të bijën. Alarmi u dha nga shokët e klasës së pakistanezes, e cila përveçse shumë e bukur, është edhe një prej nxënëseve më të mira të gjimnazit ku studion. Sipas “Il Giornale”, në Itali mund të ketë rastet të tjera të shfaqjeve të formave të tilla të fanatizmit të paraportuar. Disa ditë më parë, Franca miratoi një ligj që e ndaloi kategorikisht daljen në rrugë me perçe islamike që veshin fytyrën, por në Itali ka një hendek përsa i përket ligjeve që rregullojnë këto probleme dhe e vetmja gjë që mund të ndërmerret ndaj babait fanatik është një gjobë për moslejimin e vajzës për ndjekjen e studimeve.

SHBA

Zbulohet vrasja 42 vjet më vonë

Policia e shtetit të Masaçusetsit në SHBA arrestoi sot tre meshkuj, në lidhje me vrasjen e një djali 15-vjeçar në vitin e largët 1969.

Trupi i pajetë i John Joseph McCabe u gjet në një lëndinë të izoluar pranë qytetit të Louellit, më shumë se katër dekada më parë. McCabe u rrëmbye pas një balloje nga tre adoleshentë dhe u la të vdiste nga asfiksia. Besohet se motivi i vrasjes ishte xhelozia për një vajzë. Autoritetet nuk kanë bërë ende të ditur se çfarë solli arrestimin, por e përshkruan lajmin si një “kthesë të papritur të ngjarjeve”. E përditshmja “Boston Globe” shkruan se arrestimi erdhi pasi një pakt për ruajtjen e sekretit u thye nga njëri prej tre vrasësve. Të tre të arrestuarit janë pranë të 60-tave, por 57-vjeçari Ferreira do të gjykohet nga një gjykatë të miturish, pasi ishte minoren kur u krye krimi. Policia kishte arkivuar dosjen, pasi në hetimet e kryera në vitin 1969 nuk ishin gjetur të dhëna që mund të çonin tek identiteti i vrasësve.

Britani

Një grup “vampirësh” mblidhen për të thithur gjakun

Organizuesja e këtyre festave, që njihet me nofkën Pyretta Blaze, tregon: “Një herë në muaj mblidhemi për t`u ushqyer me gjakun e njëri-tjetrit. ثshtë një eksperiencë e shkëlqyer sepse më bën të ndihem plot energji.” “Kemi rreth 3 mijë anëtarë në të gjithë Britaninë e Madhe. Anëtarëve të rinj i bëhet një test psikologjik nga më të vjetrit e grupit sepse nuk duam thjesht fëmijë që janë të fiksuar pas vampirëve. Ne e marrim seriozisht këtë stil jete dhe ritualet që përfshin ai. Këtu njerëzit vijnë me partnerët e tyre dhe pinë vetëm gjakun e njëri-tjetrit. Ata që vijnë vetëm, prezantohen me të tjerë “single”. Gjithçka është e sigurtë sepse të gjithë i nënshtrohen më parë testeve për sëmundje të ndryshme”, tregon Pyretta. “Festat që organizojmë janë shumë private. Ne thithim gjak nga qafa, gjoksi ose shpatulla. Më të vjetrit të mësojnë se si të kafshosh dhe si të pish gjakun pa lënë dëmtime”, shton ajo. Pyretta tregon se ka pirë gjak për herë të parë në moshën 15-vjeçare dhe që atëherë nuk ka ndaluar më.


Gjermani

Gara me karrige zyre

Në qytetin gjerman Bad Koenig-Zell është mbajtur gara e tretë e vozitjes me karrige të zyrës. Garuesit sivjet kanë shtërnguar mirë karriget e tyre, ndërsa disa kanë arritur shpejtësinë deri në 35 kilometra në orë. Kjo garë në Gjermani organizohet që tri vjet rresht ndërsa secilën herë në të marrin pjesë numër gjithnjë e më i madh i garuesve, të cilët vijnë për t’i prezantuar shpikjet e tyre, karrigat bizare në të cilat mund të vozitesh nëpër tatëpjetat e rrugëve. Në garën e sivjetshme fitoi Pierre Feller nga Luksemburgu, i cili i kaloi 183 metra për vetëm 26.95 sekonda. Përndryshe rregulli është i thjeshtë. Rrotat shtesë nuk lejohen dhe as mjetet ndihmëse të motorizuara. “para nisjes kontrollojmë çdo karrige”, tha Rene Garg, organizator i garës.
Natyrisht, në këtë garë ndahen çmime edhe për karrigen më të mirë të dizajnuar, ku është shpërblyer Heiko Winter, i cili ishte veshur si kauboj, ndërsa nga karrigeja kishte krijuar “kalin”.
 
Pe: Ngjarje Te Ralla

Hajduti i dërgon viktimës një buqetë lulesh dhe e falënderon për paratë

Një grua nga Rhode Island e New Yorkut u mërzit shumë kur kuptoi se dikush pa dijeninë e saj kishte shpenzuar 2400 dollarë nga karta e saj e kreditit, por edhe përkundër kësaj hajduti dëshiroi ta fyejë edhe më shumë, duke ia dërguar edhe një buqetë me lule me mbishkrimin: “Faleminderit për paratë tuaja”. Buqetën e luleve me vlerë 65 dollarë ia la dikush para derës.Bank of America kontaktoi gruan në mars dhe i tregoi se dikush kishte tërhequr qindra dollarë nga karta e saj e bankës. Ata ia mbyllën xhirollogarinë dhe thanë se gruaja është përgjegjëse për dëmin e shkaktuar.Por shpejt ajo pranoi një buqetë lulesh dhe thirri policinë. Gruaja, emrin e së cilës policia nuk e bëri publik, u shqetësua pa masë pasi hajduti dinte edhe adresën e saj. Ajo shpreson se hajduti “falënderues” i cili i shpenzoi paratë nëpërmjet internetit, do të zbulohet, shkruan Daily Mail.

Gjenden eshtrat e njeriut të parë gay në botë

Një mashkull nga epoka e gurit është varrosur para 5 mijë vjetëve i kthyer nga lindja dhe i shoqëruar me mjete shtëpiake, që janë rituale karakteristike për varrosjen e femrave.
Pas 5 mijë vjetëve është zbuluar homoseksuali i parë i egër. Preferencat e tij seksuale janë zbuluar nga mënyra e varrosjes. Ai është zbuluar në اeki dhe daton nga periudha ndërmjet 2 900 dhe 2 500 para Krishtit.Në atë periudhë, meshkujt varroseshin zakonisht të pozitën e djathtë me kokën e kthyer nga perëndimi, transmetojnë mediet britanike. Në këtë rast, i varrosuri ishte i vendosur në anën e majtë me kokën nga perëndimi. Një dëshmi tjetër është se meshkujt varroseshin me armë, çekiç, thika, ushqim e ujë. Ndërsa gratë varroseshin me gjerdan të dhëmbëve, enë të bakrit e tenxhere.
Njeriu i egër homoseksual është varrosur me enë shtëpiake dhe pa armë.

Bamirësia

85-vjeçari kalon Atlantikun me një Bukurosh

Një 85-vjeçar nga Londra, Anthony Smith, kaloi me sukses Oqeanin Atlanik nëpërmjet një Bukuroshi të ndërtuar me kallama të gjatë dhe dërrasa. Smith përshkroi një rrugë prej 4 596 kilometrash në 66 ditë, në një udhëtim që kishte edhe një karakter humanitar, pasi me vete transportonte mesazhin sensibilizues të një miliardë njerëzve në botë që jetojnë pa ujë të pastër. Nëpërmjet këtij udhëtimi, ish-prezantuesi i “BBC Tomorrow World”, arriti të grumbullonte 50 mijë paund për fondacionin bamirës “WaterAid”.
”Kaluam një Oqean dhe për më shumë se dy muaj, u rikthyem të mendonim se si ka mundësi që në një plan të përbërë në shumicën e tij nga ujë, sot ka njerëz që vuajnë nga etja apo nga mungesa e ujit të pastër të pijshëm”, deklaroi 85-vjeçari.

Modeli pozitiv

Kryeministri Kameron, pushime të varfëra

Edhe pse është kryeministri i një prej vendeve më të mëdha dhe të fuqishme në botë, David Kameron ka bërë pushime shumë modeste në Spanjë, së bashku me bashkëshorten e tij. Kryeministri britanik ka udhëtuar me një avion të një kompanie që ofron tarifa të ulëta, duke mos marrë kështu avionë të posaçëm. Kameron ka pritur me minuta të tëra, i ulur në një stol me bashkëshorten, si një qytetar i thjeshtë, në pritje të nisjes së avionit. Përveç kësaj, Kameron ka ndenjur me bashkëshorten e tij në një hotel të lirë. Kjo ishte hera e parë që Kameron shkon me pushime me bashkëshorten, e cila është spanjolle, që prej emërimit si kryeministër. Ndoshta edhe politikanët shqiptarë do të bënin mirë që të merrnin shembull nga ky gjest i kryeministrit britanik, i cili është përshëndetur nga shumë media ndërkombëtare.

اeki

Tetë mijë euro për reklamën në ballë

Një kompani reklamuese e اekisë ka ofruar 8 mijë euro për njeriun, i cili do ta shkruante në ballë tatuazhin me adresën e saj në internet.Deri në 30 prill mund të paraqiten ata, të cilëve nuk u pengon që në ballë të mbajnë mbishkrimin e zi me adresën e faqes përkatëse me madhësinë e shkronjave prej 1 cm, njofton REL.Ai që do ta pranojë kushtin, gjithashtu do të mund të ushqehet një vit në disa nga restorantet e zgjedhur. “Shuma që e ofrojmë është mjaft tërheqëse, kështu që llogarisim se do të gjendet ndonjë kandidat serioz”, i ka thënë agjencisë اTK pronari i kompanisë, Jirzhi Jureçka.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 3 23.1%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 15.4%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 7.7%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 3 23.1%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 15.4%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 0 0.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 2 15.4%
Back
Top