Ngjala sikur pistoleta elektrike - VIDEO-

Kresha

A pretty face can never trick me
(u186u)ngjala.jpg

Ngjala elektrike – peshku pa luspa i Amazonës, i cili mund të japë një goditje elektrike të forte, posedon një sistem me elektroshok, shumë të njashëm me pistoletë elektrike (Taser)

Ky është konkluzioni i një studimi nëntëmujor, ku u zbulua se ngjala elektrike përdor shkarkime të tensionit të lartë elektrik për të gjetur dhe kapur prenë e saj. Hulumtimi është kryer nga Universiteti Vanderbilt Stevenson, gjegjësisht nga Profesori i Shkencave Biologjike Kenneth Catania. Ky zbulim është pëshshkruar në artikullin "Sulmi tronditës dhe grabitqar i ngjalës elektrike" të botuar në numrin e dhjetorit të revistës Science.

Njerëzit kanë njohur për peshkun elektrik për një kohë të gjatë. Egjiptianët e lashtë e përdornin peshkun elektrik për të trajtuar epilepsinë.

Michael Faraday ka përdorur ngjalat për të hetuar natyrën e energjisë elektrike dhe anatomia e ngjalës e ndihmoi dhe e frymëzoi Voltan që ta krijoj baterinë e parë. Biologët kanë përcaktuar se një ngjalë gjashtë-këmbëshe elektrike mund të gjeneroj rreth 600 volt të energjisë elektrike - pesë herë ajo e një prizë elektrike në Amerikë..

Deri tani,askush nuk e kishte realizuar artistikisht se si është sistemi me elektroshok i ngjalës. Në mënyrë që të kryhet ky ilustrim, Catania e ka pajisur një akuariumi të madh me një sistem që mund të zbulojë sinjale elektrike që variojnë deri në katër metra në gjatësi.

Ai filloi duke vëzhguar sjelljen e ngjalave, dhe si biolog e dinte se lëvizjet e tyre janë tepër të shpejta. Ata vendosën si “pre” të ngjalës një dallëndyshe. Pastaj Catania kishte intaluar një sistem videoje me shpejtësi të lartë që u zhvillua në një mijë korniza për sekondë në mënyrë që ai të mund të studiojë veprimet e ngjalës në lëvizje të ngadaltë.

Catania ka regjistruar tri lloje të ndryshme të shkarkimeve elektrike nga ngjalat: Ai kur ngjala nuhat prenë, kur e ndjek atë, dhe kur e sulmon atë.

Në video u bë e qartë se peshqit ishin ngujuar plotësisht brenda tri apo katër milisekondave pas breshëria e elektricitetit e goditi atë. Paraliza ishte e përkohshme.

"ثshtë e mahnitshme. Ngjala mund ta paralizoj prenë e saj në vetëm tre milisekonda," tha Catania.

Këto vëzhgime kanë ngritur një pyetje të qartë: Si mund ta bëjnë ngjalat këtë? Për këtë, nuk ka pasur përgjigje të qartë në literaturën shkencore.

"Unë kam disa miq në polici, kështu që unë di se si punon një Taser," tha Catania. "Dhe unë u habita nga ngjashmëria mes ngjalës dhe një Taseri. Një Taser jep 19 pulse të tensionit të lartë në sekondë ndërsa ngjala elektrike prodhon 400 pulse për sekondë."

Taser punon duke paralizuar nervat që kontrollojnë muskujt në trupin e objektivit, duke shkaktuar muskujt të kontrahohen (tkurren) pa dashje. Për të përcaktuar nëse shkarkesa elektrike e ngjalës kishte të njëjtin efekt, Catania vendosi në një pjesë të akuariumit një pengesë elektrike të depërtueshme. Ai vendosi një peshk në anën tjetër të pengesës nga ngjala dhe pastaj ushqyeu ngjalën me disa krimba toke, e cila shkaktoi shkarkimin e saj elektrik. Shkarkimet që kaluan përmes pengesës goditën peshkun duke shkaktuar kontraktimet e muskujve të fortë.

Ajo që më pas ngacmoi vëndendjen e Catanias ishte mënyra me të cilën ngjala përdor sinjale elektrike për gjueti. Ngjala është “e natës” dhe nuk ka shikim shumë të mirë. Pra, ajo ka nevojë për mënyra të tjera për të zbuluar prenë e fshehur.

"Normalisht, asnjë kafshë tjetër nuk mund të shkaktojë lëvizjen e të gjithë muskujve në të njëjtën kohë. Megjithatë, është vetëm ngjala ajo që mund të shkaktojë këtë sinjal", tha Catania.

Duke bashkuar faktin se ngjalat janë jashtëzakonisht të ndjeshme ndaj lëvizjeve të ujit me faktin se kontraksioni i muskujve të gjithë trupit shkakton dridhje, Catania del në konkludim se janë lëvizjet e presë ato që i trgojnë ngjalës rrugën se sit a kapë gjahun e saj.

Rezultati mbështet idenë se ngjala përdor sistemin e saj me elektroshok për të zbuluar vendndodhjen e gjahut.

Hulumtimi është financuar nga Aëard PRADEL, Akademia Kombëtare e Shkencave dhe Fondacioni Kombëtar i Shkencës./mesazhi/

[video=youtube;FS-tmBD9Cjk]https://www.youtube.com/watch?v=FS-tmBD9Cjk[/video]
 
Back
Top