Nga vrimat e zeza tek materia e errët, 7 mistere që nuk janë zgjidhur ende

Monique

With or Without u
Eksplorimi hapësinor mund të ketë bërë hapa prej gjigandi, por njeriu vetëm tani po shkon deri në limitet e sistemit diellor. Të mos flasim pastaj për të kuptuar dukuri ekzotike të trajtueshme vetëm në nivel teorik. Ja 7 prej tyre të cilat na shastisin edhe sot:

Vrimat e zeza- Teleskopët arrijnë vetëm të kapin rrezatimet elektromagnetike, rrezet X dhe siç e kemi parë së fundmi valët gravitacionale të prodhuara nga ato ose nga goditjet. Askush nuk e di se çfarë ka brenda këtyre “gropave thithëse” kozmike, rajone të hapsirë-kohës që shfaqin një tërheqje të tillë gravitacionale, ku as drita nuk depërton.

Boshllëku i madh- Kjo zonë e hapsirës ndodhet 1.5 miliardë vite dritë nga Toka me një diametër 1.3 miliardë vite dritë dhe ka të veçantë atë që nuk ka. Me pak fjalë ka pak galaksi të dukshme, pra pak materie, por është bosh edhe nga materia e errët dhe nuk është një vrimë e zezë (drita mund të depërtojë). Mendohet se pas kësaj zonë boshllëku mund të fshihet gjurma e energjisë së zezë. Në imazh shihet lokalizimi i kësaj zone në yjësinë e Qenve të Gjuetisë.

Materia e errët
- ثshtë e nevojshmë për të shpjeguar disa anomali në matjet kozmike (në veçanti në mënyrën e rrotullimit të galaksive spirale) që përfshijnë praninë e sasive të masës që ne nuk arrijmë të shohim. Zë 27 % të Universit. Studimet përpiqen të gjejnë thelbin, por diçka na shpëton. Një hipotezë është se ajo mund të përbëhet nga vrima të zeza të hershme, të formuara në çastet e para të jetës së Universit. Në foto grupi i galaksive Abell 520 që është një mister në studimin e materies së errët. Sipas vlerësimeve kjo materie mund të jetë e përqendruar këtu në zona më pak të populluara me galaksi, ndryshe nga sa besohej.

Energia e errët- Ky element ekzotik që përfaqëson 68% të energjisë dhe të masës së Universit, sipas teorive është faktori kryesor në zgjerimin e kozmosit. Nuk dimë pothuaj asgjë, por informacionet që kemi mbi të i detyrohemi atyre të rrezatimit kozmik të fundit, mbetjeve të rrezatimeve elektro magnetike të prodhuara nga Big Bengu. Në imazh energjia e errët përfaqësohet nga rrjeti i purpurt dhe nga graviteti (me efekte të dukshme, por të lokalizuara) i rrjetit jeshil.

Magneti i madh- ثshtë një anomali gravitacionale me largësi 220 milionë vite drite larg nesh që po tërheq galaksitë (edhe udhën e Qumështit) nën efektin e tërheqjes së një milionë miliardë yjesh. Galaksia jonë thithet nga kjo anomali me shpejtësi 2 milionë km në orë. Për disa tërheqësi i madh është një grumbullim i materies së errët, për të tjerë pluhurat e Udhës së Qumështit po errësojnë origjinën e vërtetë të këtij magneti kozmik.

Peggy”, hëna e Saturnit- Në vitin 2013, ndërsa po fotografonte unazën A të Saturnit, Cassini zbuloi një anomali në ekstremitetin e saj, një çrregullim sinjalesh, 20% më e ndritshmë se zona përreth, që në fund rezultoi të ishte një hënë e vogël në formim e sipër. Hipoteza është se objekti me diamter 1 km është formuar nga kolapsi i materialeve që vijnë nga unazat, një teori që hedh dritë edhe mbi formimin e satelitëve të tjerë të planetit me unaza. Situata aktuale e hënës nuk është shumë e qartë. Ndoshta është shpërbërë ose ndoshta është shkëputur dhe ka ardhur nga një vend tjetër ku nuk mund të shihet.

Anomalia e KIC 8462852- 22% e ndriçimit të yllit që ndodhet në distancë 1.480 vite larg nga Toka duket i mbrojtur nga shikimi ynë, një errësim plotësisht i pashpjegueshëm as edhe me praninë e një planeti të madh si Jupiteri në orbitën e yllit. Shpjegimi i derimëtanishëm besohet se shkaktohet nga një familje kometash ose asteroidesh. Nuk përjashtohet as edhe hipoteza e pranisë së një megastrukture aliene rreth yllit si një mburojë diellore ose një mbledhës energjie.Me ardhjen e teleskopit James Webb Space Telescope duhet të kuptojmë më shumë. /Burimi: ScienceAlert – Bota.al/
 
Yllo ke ca anomali ne kete artikull, prandaj te sugjeroj tja rihedhesh syrin per redaktim pasi pa ofeza por ka budalliqe aty ku e ke marre.
 
Jepi ti korrigjimeve...burimin e ke aty
E shef e more shabllon, prandaj ke mbetur pa martuar se nuk te rri llapa urte, na si shpate. Me je bere me keq se ajo shoqja jote e ngushte qe ka nxjerre memet jashte.

Mon me sa ve re e kane marre direkt me google translate se ka gjera non sens dhe ti direkt kopje dhe ngjitje...... Ah na ngeli jeta tuj ju korigju na ngeli.

Fjala vjen per korigjim: aty ku thote as drita nuk deperton, me sakte duhet: forca gravitacionale ne vrimat e zeza eshte aq e madhe sa edhe drita nuk i reziton dot por thyhet ne te.
Nje tjeter korigjim pak me poshte: "kjo zone e hapesires eshte 1.5 miliarde vite drite larg" Te me ndjesh por milione edhe mund ta ha po ende skemi matur me miliarda vite drite largesine.
Pastaj vjen pjesa non sens "1.5 miliarde diameter" kete se perceptoj dot se çeshte por sja gjej dot fillin askund se me çfare lidhet ky diameter! Mos kane dashur te masin nje nga vrimat e zeza me elementin drite booh se bej dot lidhjen askund.
 
Redaktimi i fundit:
E shef e more shabllon, prandaj ke mbetur pa martuar se nuk te rri llapa urte, na si shpate. Me je bere me keq se ajo shoqja jote e ngushte qe ka nxjerre memet jashte.

Mon me sa ve re e kane marre direkt me google translate se ka gjera non sens dhe ti direkt kopje dhe ngjitje...... Ah na ngeli jeta tuj ju korigju na ngeli.
W

Paapapa cje o lumadh lol.....e mora te gazeta tema se me plase qe plac lol

Nuk e perktheva une....he dhe ti se e fshij fare e te biesh rehat :p
 
Materia e errët
- ثshtë e nevojshmë për të shpjeguar disa anomali në matjet kozmike (në veçanti në mënyrën e rrotullimit të galaksive spirale) që përfshijnë praninë e sasive të masës që ne nuk arrijmë të shohim. Zë 27 % të Universit. Studimet përpiqen të gjejnë thelbin, por diçka na shpëton. Një hipotezë është se ajo mund të përbëhet nga vrima të zeza të hershme, të formuara në çastet e para të jetës së Universit. Në foto grupi i galaksive Abell 520 që është një mister në studimin e materies së errët. Sipas vlerësimeve kjo materie mund të jetë e përqendruar këtu në zona më pak të populluara me galaksi, ndryshe nga sa besohej.

Magneti i madh- ثshtë një anomali gravitacionale me largësi 220 milionë vite drite larg nesh që po tërheq galaksitë (edhe udhën e Qumështit) nën efektin e tërheqjes së një milionë miliardë yjesh. Galaksia jonë thithet nga kjo anomali me shpejtësi 2 milionë km në orë. Për disa tërheqësi i madh është një grumbullim i materies së errët, për të tjerë pluhurat e Udhës së Qumështit po errësojnë origjinën e vërtetë të këtij magneti kozmik.

l/

Aha ketu mora ajer me kete pjese, do ja çoj Cen Llapes neser ke stacioni autobuzit me ma shpjegu se spo i jap kon me asi ane.
 
Kam nje liber ne dore " Si lindi toka dhe njeriu" nga Zecharia Sitchin....
Ta hap nje teme neser?
 
edhe pyte ... patjeter qe po :)

Jane hapur tema te tilla ne te shkuaren por dua te di a do ishte odeon nje antar qe do sjelle larmishmeri ....se per te lexuar lexojme te gjithe, puna eshte sa dime te elaborojme
 
Jane hapur tema te tilla ne te shkuaren por dua te di a do ishte odeon nje antar qe do sjelle larmishmeri ....se per te lexuar lexojme te gjithe, puna eshte sa dime te elaborojme

nese sdi te bashkebisedoj do mesoj dicka ne lexim ndaj ja vlen gjithmone nje argument apo info e ndryshme
 
Kam nje liber ne dore " Si lindi toka dhe njeriu" nga Zecharia Sitchin....
Ta hap nje teme neser?

Iiii mos Mon mos, kete mos e bej sepse ai burri eshte thene qe eshte mashtrues, ai e ka nxjerre teorine e Nibiru apo X dhe te specieve Anunaki.
Lexoje iher perplas faktet dhe pastaj bindu.

Gjithsesi ne opinion tim edhe nese eshte nje zhyl vern ky Zakaria eshte shume i bukur per te qene e vertete ajo qe thote.
 
nese sdi te bashkebisedoj do mesoj dicka ne lexim ndaj ja vlen gjithmone nje argument apo info e ndryshme

Po flasim per Odeonin oj ti shoqe....sapo i kerkova te behet udhezuesi im drejt dijes se vertet :)
 
Jane hapur tema te tilla ne te shkuaren por dua te di a do ishte odeon nje antar qe do sjelle larmishmeri ....se per te lexuar lexojme te gjithe, puna eshte sa dime te elaborojme

Qahesh ti nga mua, qe ste ha dheu ste ha, po une 400 postime edhe kam sjelle 30 tema te mira.... Qe neser do filloj me pagese. Mblidhuni krijoni fondin si staf.
 
Iiii mos Mon mos, kete mos e bej sepse ai burri eshte thene qe eshte mashtrues, ai e ka nxjerre teorine e Nibiru apo X dhe te specieve Anunaki.
Lexoje iher perplas faktet dhe pastaj bindu.

Gjithsesi ne opinion tim edhe nese eshte nje zhyl vern ky Zakaria eshte shume i bukur per te qene e vertete ajo qe thote.

Shiko se ky te perfshin me ato teorite e konspiracionit....nese ti me thua qe eshte thjesht fantaziste ,spo mbingarkoj trurin me info te tilla.
Nese vlen kam nevoje per ndihmese sepse me lindin shume pyetje mua....
 
Po flasim per Odeonin oj ti shoqe....sapo i kerkova te behet udhezuesi im drejt dijes se vertet :)

e kuptova mony por une fola per ne popullin e thjeshte .. miratova ato qe kan njohuri dhe deshire te kontribojne
 
e kuptova mony por une fola per ne popullin e thjeshte .. miratova ato qe kan njohuri dhe deshire te kontribojne

E lexon c'thote mi....po si se ha ndonje vrime e zeze lanetin lol

Po Jana do sjell ate cka une kuptoj, pasi libri ne cdo fjale ka shume info mbi te ashtuquajturen krijim e permbytja e madhe.
Por sigurisht mbetet konspiracion, pasi asgje te vertetuar ska
 
nganjeher edhe ajo e vertet eshte relative ne baz te njohurive bindjeve konstatimeve apo ndonje force me madheshtore se e bindjes por racionale ....
 
E lexon c'thote mi....po si se ha ndonje vrime e zeze lanetin lol

Po Jana do sjell ate cka une kuptoj, pasi libri ne cdo fjale ka shume info mbi te ashtuquajturen krijim e permbytja e madhe.
Por sigurisht mbetet konspiracion, pasi asgje te vertetuar ska

Mua vetem me femrat kam pas probleme se me ha timoni gjithmone nga klubi lagjes se eshte njera aty banakiere mi Mon, çere te them mi si oshte amon, llakum!
Vjen aty ke 90 kilshi, mishi bardhe pala pala, ene kur vete aty vjen tuj me thuthit e tuj me bo ca kotoleta te mira qe mi jep me vete per pune. Ene ne fund kur me percjell ma bon menjen daulle me 100 porosi dhe me puthje. Troç e du shume vdes per ate.

Ej te kuptohemi eshte gjyshja ime se mos kujton se jam imoral.
 
Deri te fundi ate po imagjinoja.....ma prishe imagjinaten me gjyshen lol

Te fala gjishes e lexohemi neser me fakte nga e shkuara :p
 
Ika te lexoj .....ndryshe Odeoni me ve 4 neser :p

Leçit nga pak leçit pa neser e shohim.

Pak Serio tani: Zakaria eshte vertet nje mendje e bukur astronomike dhe kushidihet mbase ka te drejte, por teoria e tij has ne disa kundershti shume te medha, fjala vjen ai thote: Planeti Nibiru ka nje rrotullim me trajektore te ndryshme nga çdo planet normal qe dime deri me sot, pra ai supozon qe planeti Nibiru ka nje rrotullim me diameter oval dhe jo rrethor te rregullt dhe si pasoje e kesaj ai afrohet me token nje here ne 3500 vjet dhe pikerisht kur ai afrohet shkakton terheqje gravitacionale te madhe ne toke dhe si pasoje cunamet, termetet, jane shume te medhenj deri apokaliptike sipas tij. Kete ai e bazon ne bibel dhe kuran me historine e Noes por edhe historine gjeologjike te tokes ku shfaqen drama te medha gjeotektonike.
 
Redaktimi i fundit:
Tani nese gjindemi para nje vrime te zeze? Te hidhemi? Te vazhdojme?
Do disintegrohemi? Do dalim ne tjeter univers? Si?
 
K’to nuk Po zgjedhin dot misteret para syve... shkojne e kruhen, humbin kohe.. Pas vrimave te zeza. Hipokrizi
 
Vrimat e zeza gjithmon kan qene te mistershme dhe jo rralle ene te rrezikshme :mendim:
 
Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 1 12.5%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 1 12.5%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 12.5%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 3 37.5%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 1 12.5%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 0 0.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 1 12.5%
Back
Top