Nga viti 2030 deri në vitin 2040 nuk do ketë verë, por vetëm dimër

Guest2

Antarë i Respektuar
dimri.jpg

Një mini periudhë akullnajore mund të jetë në dyert e planetit Tokë. Nga viti 2030 deri në 2040, dielli “do të bjerë në gjumë”, duke e zvogëluar aktivitetin në 60%, që do të shkaktojë ulje të ndjeshme të temperaturave.

Efektet në klimën e planetit do të jenë të fuqishme: Lumenj si Tamigi në Londër mund të ngrijnë totalisht, ndërsa fusha e kodra do të mbulohen nga dëbora për 12 muajt e vitit dhe toka do të përjetojë një “periudhë të vogël akullnajore”.

Këto janë rezultatet e një studimi të prezantuar në “National Astromy Meeting” nga shkencëtarja Valentina Zarkhova, e cila pretendon se ka gjetur çelësin që parashikon ciklet solare.
LajmPress
 
Titulli: Nga viti 2030 deri në vitin 2040 nuk do ketë verë, por vetëm dimër

Mka kapur uria qe tani... Po filloj te kursej ndonje thes mielli. Do kushtoi thesi sa nje Dom Perignon ke Folia,mos!
 
Titulli: Nga viti 2030 deri në vitin 2040 nuk do ketë verë, por vetëm dimër

e mire se une jam produkti dimri,kshuqe jam rezistente ndaj te ftohtit...keta te veres qish do bejne :P
 
Back
Top