Nga truri, tek lëkura dhe zemra: Shikoni se çfarë i ndodh trupit tonë, kur hamë sheqe

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues
Nga truri, tek lëkura dhe zemra: Shikoni se çfarë i ndodh trupit tonë, kur hamë sheqer

Sheqeri është burimi parësor i energjisë për qelizat tuaja. Karbohidratet komplekse si niseshteja shpërbëhen në sheqerna të thjeshta gjatë tretjes dhe më pas metabolizohen prej qelizave, për të prodhuar energji. Gjaku juaj normalisht përmban 5 gramë sheqer të tretur në të (afërsisht një lugë çaji). Janë vetëm 20 kalori, që mjafton sa për një shëtitje pesëminutëshe.

Shiko fotografinë 1791533

TRURI

Sheqeri e bën trurin që të lëshojë dopaminë dhe opioide – kemikatet e kënaqësisë natyrore. Minjtë që janë në dietë me sasi të mëdha sheqeri sillen sikur të jenë të droguar.

DHEMBET

Bakteret, si Streptococcus mutans hanë sheqerin e mbetur në gojën tuaj dhe e fermentojnë në acid laktik. Ky shpërbën mineralet që ndodhen në smaltin e dhëmbëve tuaj.

LEKURA

Glukoza dhe fruktoza formojnë lidhje midis aminoacideve, që konvertojnë kolagjenin dhe elastinën në substanca që shkaktojnë rrudha.

MELاIA

Mëlçia përdor fruktozën për të krijuar yndyrna, nëpërmjet një procesi të quajtur lipogjeneza. Sheqeri me tepri shkakton një ngritje të globulave të dhjamit, e quajtur sëmundje jo-alkolike e mëlçisë.

PANKREASI

Rritja e niveleve të sheqerit në gjak stimulon qelizat beta për të sekretuar insulinën. Kjo sinjalizon mëlçinë dhe muskujt për të filluar konvertimin e glukozës në glikogjen për ruajtje.

ZEMRA

Nivelet e larta të insulinës në gjak bëjnë që qelizat e lëmuara të muskujve rreth mureve të arteries, të rriten më shpejt. Kjo ngre tensionin e gjakut, që përfundimisht çon në sëmundje të zemrës. /Bota.al
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 50.0%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 14.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 21.4%
  • Larg

    Votat: 2 14.3%
Back
Top