Nga “tigani karikues”, te telashet e Facebook-ut

eGo0sTyle

System Engineer
karikuesi.jpg


Si të karikosh celularin me tiganin e gjellës…


Ky karikues për celularë është një pajisje që mund të jetë e dobishme për miliona familje në Indi dhe vende të tjera që kanë telefona celularë, por që nuk kanë mundësi që celularët e tyre të marrin energji elektrike të mjaftueshme .


Tes NewEnergy, një kompani Japonoze, ka krijuar një linjë të re USB-je që mund të karikojë telefonin tuaj celular pa kërkuar energji elektrike – gjithçka ajo ka nevojë është një burim ngrohjeje që mund të jetë qoftë edhe një tigan me ujë të valuar apo edhe një zjarr kampi.
Pajisja, e njohur si Pan Charger, kthen nxehtësinë e fituar në energji elektrike. Ajo mund të përdoret për të karikuar edhe MP3 player ose pajisje të tjera për më tepër se 3-5 orë. Specialist të teknologjisë thonë se me këtë USB gjithashtu mund të lidhen edhe radio dhe fanar – gjërat që ju shpesh mund t’ju duhen kur nuk ka energji elektrike.

Sipas një raporti të AFP, Pan Charger është hedhur tashmë në treg në Japoni për 299 dollarë.

Megjithatë kjo gjë mund të ndryshojë pasi kompania ka në plan që këtë pajisje ta hedhi në treg në vende të tjera në zhvillim.
Pan Charger nuk është pajisja e vetme që mund të karikojë telefonat celular pa një prizë të energjisë. Një tjetër pajisje është Yogen, një ngarkues që punon si një Yo-yo dhe energjia fitohet nga duart. Mjafton të bashkëngjitësh telefonin celular me Yogen-in dhe tërheq kordonin për disa minuta për të ngarkuar në telefon.
Ideja më e mirë megjithatë vjen nga Kenia. Ata kanë kthyer një biçikletë në një ngarkues telefon celular – ngasin biçikletën për disa kilometra, ku shumica e fshatarëve por edhe telefoni juaj është i karikuar !

KثSHILLA E SHEKULLIT:
5 SAJTE INTERNETI Tث VLEFSHME
01. screenr.com – regjistroni filma nga desktop-i juaj dhe mund t’i dërgoni direkt në YouTube.
02. bounceapp.com – për kapjen me kohë të plotë të regjistrimit në monitorin tuaj të faqeve WEB

03. goo.gl – shkurtojnë gjatësinë e URL-s dhe konverton URL-në në kode QR.
04. untiny.me – gjeni URL-në origjinale që është fshehur pas një URL të shkurtuar.
05. localti.me – të dini më shumë se kohën lokale të një qyteti



Si të lidhni Laptopin tuaj me televizorin



PYETJE: Eri dëshiron të shikojë videot e YouTube dhe fotot e Flickr së bashku me familjen e tij në ekranin e madh të televizorit dhe pyet n.q.s ekziston një mënyrë e thjeshtë për të lidhur TV me PC-në.


ZGJIDHJA: Megjithëse është e mundur që të mund të shihni përmbajtjen e kompjuterit tuaj në ekranin e TV, ju ndoshta nuk do të jeni të shumë të kënaqur me cilësinë e figurave dhe shkrimi nuk do të jetë shumë i qartë.

N.q.s kjo gjë nuk përbën problem për ju, atëherë ja se si mund të lidhni kompjuterin tuaj, laptop, me televizorin.

( për këtë shembull është përdorur një laptop HP Tablet Vista dhe një televizor Sony Bravia HDTV )




Kompjuter – TV – Kabëll

1. Fillimisht ju duhet një kabëll për videon në mënyrë që të mund të realizohet lidhja fizike e pajisjeve.

Shumë kompjuterë kanë një vrimë për S-Video që mund të transmetojnë informacionet në ekranin tuaj të TV duke përdorur një kabëll të thjeshtë (me 4 ose 7 koka).

Për një kualitet më të mire të figurave, ju duhet të lidhni kompjuterin me TV-in duke përdorur vrimën standarde për VGA ose nëpërmjet DVI ku kabëlli HDMI lejon TV tuaj të suportojë këto vrima.




Lidh televizorin

2. Hap tabelën “display settings” në kompjuterin tuaj Vista dhe aktivizoni përpunimin e të dhënave në ekranin e TV. Ju gjithashtu mund të pasqyroni përmbajtjen e kompjuterit tuaj në TV ose të hapni pamjen në dy fusha në monitor.

3. Merrni telekomandën e TV tuaj dhe shtypni butonin “External Inputs” nga menuja e TV. Juve ndoshta mund t’ju duhet të ndryshoni të dhënat e “Video 1″ me të dhëna të tjera që mund të jenë “HDMI 1″ ose “Video 2″ , kjo varet nga zgjedhja që ju keni bërë fillimisht për mënyrën e lidhjes.


Kujdes ! Sigurohuni që e keni të lidhur kabëllin e TV para se ta ndizni kompjuterin pasi shpesh herë dështon duke mos njohur objektet e jashtme.





Penalizohet Facebook, të lë pa punë…

Tech Watch i referohet një vëzhgimi të bërë rreth kompanive në Britaninë e Madhe kohëve të fundit, nga Lewis Pr. prej të cilit u zbulua se rreth 48% prej tyre e kanë të ndaluar përdorimin e Facebook, ndërkohë që shumë firma të tjera po dekurajojnë punonjësit e tyre për përdorimin e këtyre rrjeteve sociale për shkak se ato të bëjnë të humbasësh shumë kohë dhe të shpërqendrojnë nga puna normale. Gjithashtu ekziston dhe shqetësimi se të dhëna për biznesin dhe të dhënat personale të punonjësve mund të vidhen nga komentet e postuara prej në disa faqe të ndryshme. Sipas Tech Watch, “Lewis rekomandon që: në vend që kompanitë kërkojnë të zbatojnë manualet se çfarë ju lejohet punonjësve të postojnë e çfarë jo, të paktën ata duhet të sigurohen n.q.s kompania do të përflitet online për mire nga punonjësit e vet.” Përkrah atyre që janë dakord se dëbimi i menjëhershëm nga Facebook nuk është diçka e vlefshme është HCL Technologies CEO Vineet Nayar.Ai shprehet: “Facebook është një aplikacion gjerësisht i përdorur nga individë por edhe biznese, saqë është e pakuptimtë që biznesi ta përjashtojë këtë rrjet social. N.q.s kompanitë nuk drejtohen te Facebook, atëherë ato janë një hap më afër falimentimit.”



Si ta përdorësh sajtin social LinkedIn për karrierë?


“Lind kushëriri” i facebook-ut që të ngop me thashetheme


LinkedIn është një nga armët më të forta on-line për të prezantuar profilin tënd para punëdhënësve potencialë. Kjo metodë gradualisht ka filluar të hyjë dhe në Shqipëri, ku sidomos të rinjtë kanë nisur të prezantohen edhe në LinkedIn. ثshtë mirë që të jeni të përgatitur.

Shumë njerëz mendojnë që LinkedIn është vetëm një version më zyrtar i rrjeteve sociale si Facebook apo Twitter. Madje, shumë vetë e neglizhojnë LinkedIn krahasuar me rrjete të tjera shumë më xixëlluese, si për shembull me kushëririn e vet, më magjepsë Facebook. Por, ju intereson më tepër të dini ku e për kë po punon ish-kolegia juaj apo doni të harxhoni kohë për të shkëmbyer batuta në Facebook me miqtë e njohur e të panjohur?

E vërteta është se LinkedIn është mjeti i përsosur për të gjetur punë dhe për të të prezantuar on-line. Bankat, korporatat e mëdha e shumë të tjera e kanë më kollaj të gjejnë punonjës on-line. Me aplikacionet e reja që kanë dalë, LinkedIn është bërë dhe më i fuqishëm, prezantimi edhe më i lehtë.

E parë që duhet të bëni është të vendosni profilin tuaj aty që ta shohin të tjerët. Ndërsa ju duhet të dërgoni rezymenë tuaj për pozicionet ku doni të aplikoni, LinkedIn u shfaq të gjithëve cilësitë tuaja profesionale. Madje, punëdhënësi do të mësojë për ju edhe përpara se të jetë duke postuar ofertën për punë.



Ja dy këshilla për ta përdorur LinkedIn me sukses:


1. Mos përdor shumë “keywords”- fjalë kyçe që flasin për ty siç do bëje në rezyme.

2. Përdor aplikacione ndihmëse:


WordPress

Ky aplikacion sinkronizon blogun tuaj në WordPress me profilin. Ai ka një opsion filtër për lajmërime që doni ti mbani për vete.



Events

Aplikacioni “Events” i shton një kutizë profilit tuaj që tregon se çfarë eventesh po ndjekin njerëzit në rrjetin tuaj profesional. Kjo të ndihmon të gjesh Eventet e duhura për profesionin që po synon.



Slide Share Presentations

Me këtë aplikacion mund të postosh dokumente në rrjetin tënd LinkedIn, si portofoli, rezume, PDF, të dhëna marketingu e prezantime.





Si ta përdorësh sajtin social LinkedIn për karrierë?

LinkedIn është një nga armët më të forta on-line për të prezantuar profilin tënd para punëdhënësve potencialë. Kjo metodë gradfualisht ka filluar të hyjë dhe në Shqipëri, ku sidomos të rinjtë kanë nisur të prezantohen edhe në LinkedIn. ثshtë mirë që të jeni të përgatitur.

Shumë njerëz mendojnë që LinkedIn është vetëm një version më zyrtar i rrjeteve sociale si Facebook apo Twitter. Madje, shumë vetë e neglizhojnë LinkedIn krahasuar me rrjete të tejra shumë më xixëlluese, si për shembull me kushëririn e vet, më magjepës Facebook. Por, ju intereson më tepër të dini ku e për kë po punon ish-kolegia juaj apo doni të harxhoni kohë për të shkëmbyer batuta në Facebook me miqtë e njohur e të panjohur?

E vërteta është se LinkedIn është mjeti i përsosur për të gjetur punë dhe për të të prezantuar on-line. Bankat, korporatat e mëdha e shumë të tjera e kanë më kollaj të gjejnë punonjës on-line. Me aplikacionet e reja që kanë dalë, LinkedIn është bërë dhe më i fuqishëm, prezantimi edhe më i lehtë.

E parë që duhet të bëni është të vendsoni profilin tuaj aty që ta shohin të tjerët. Ndërsa ju duhet të dërgoni rezymenë tuaj për pozicionet ku doni të aplikoni, LinkedIn u shfaq të gjithëve cilësuitë tuaja profesionale. Madje, punëdhënësi do të mësojë për ju edhe përpara se të jetë duke postuar ofertën për punë. Ja dy këshilla për ta përdorur LinkedIn me sukses:

Mos përdor shumë “keywords”- fjalë kyçe që flasin për ty siç do bëje në rezyme.
Përdor aplikacione ndihmëse:
WordPress

Ky aplikacion sinkronizon blogun tuaj në WordPress me profilin. Ai ka një opsion filtër për lajmërime që doni ti mbani për vete.



Events

Aplikacioni “Events” i shton një kutizë profilit tuaj që tregon se çfarë eventesh po ndjekin njerëzit në rrjetin tuaj profesional. Kjo të ndihmon të gjesh Eventet e duhura për profesionin që po synon.

SlideShare Presentations

Me këtë aplikacion mund të postosh dokumente në rrjetin tënd LinkedIn, si portfolio, rezume, PDF, të dhëna marketingu e prezantime.



Burimi : Shekulli.
 
Back
Top