Nga tani me semaforë në tokë për të ata që ecin me telefon në dorë

AnGeLiC

VIP
V.I.P
semafor-780x439_1487420011-4755109.jpg

Semaforë tokësorë janë instaluar në një udhëkryq këmbësorësh në një qytet në Holandë, për të ndihmuar përdoruesit e “smartphone”-ve që të kalojnë rrugën të sigurtë.
Shiritat e dritës janë projektuar për të kapur syrin e njerëzve, që shikojnë telefonin e tyre, dhe ndryshojnë ngjyrë në sinkron me sinjalet e trafikut.

“Mania pas lojërave dhe mediave sociale tërheq vëmendjen në trafik”, thonë zyrtarët, duke justifikuar vendimin e tyre. Por, grupi holandez për sigurinë në rrugë thotë se, kjo ide shpërblen sjelljen e keqe.

“Nuk është një ide e mirë të inkurajosh përdoruesit e telefonëve, t’i përdorin ata më shumë edhe në rrugë. Ne nuk duam që njerëzit të përdorin telefonat edhe kur janë në mes të trafikut. Njerëzit duhet të shohin gjithnjë përreth tyre, për të kontrolluar nëse makinat janë të ndaluara para semaforit të kuq”, thonë përfaqësuesit e grupit, transmeton tch.

Dritat janë instaluar fillimisht në një kryqëzim pranë të cilit gjenden 3 shkolla, në Bodegraven. Kompania që ka zhvilluar teknologjinë thotë se, shpreson që në të ardhmen t’i shërbejë edhe qyteteve të tjera. Sinjale të tilla në tokë po testohen edhe në qytetin gjerman të Augsburgut për të ndihmuar të fiksuarit pas telefonëve të kalojnë kryqëzimet.Express
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 6 46.2%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 15.4%
  • Bora e parë

    Votat: 3 23.1%
  • Larg

    Votat: 2 15.4%
Back
Top