Nga Musolini, Hrushovi dhe Che Guevara, personalitetet e huaja që vizituan Shqipërinë...

Hera

Έτερος εγώ
lg.php

lg.php

lg.php

lg.php

Nga Musolini, Hrushovi dhe Che Guevara, personalitetet e huaja që vizituan Shqipërinë. Dhurata që El Comandante i bëri Mehmet Shehut dhe mungesa e Enverit

lg.php

lg.php

lg.php

Një pjesë e historisë shqiptare e fiksuar në celuloid, ku disa nga personalitetet me të spikatura të politikës botërore, vizituan vëndin e shqiponjave?! Nga Dino Grannd,ministri i Jashtëm i Italisë që vizitoi Tiranën në fillimet e Monarkisë së Zogut, tek Galeazzo Çiano, Benito Musolini, Viktor Emanueli, Stanoje Simiç, Marshalli Zhukov, Hrushovi, Çe Gevara, Çe En Lai, Princi Sihanuk, Kancelari Bavarisë, Shtraus, Karolos Papulias, Nënë Tereza, Perez De Kuelar, Gensher, dhe deri tek Sekretari amerikan i shtetit, James Baker…?!
Imazhet e rralla të 16 personaliteveve që vizituan Shqipërinë nga 1930-ta e deri më 1991

lg.php

lg.php

lg.php

Vizita e para disa viteve në Tiranë e kancelares gjermane, Anxhela Merkel, veç të tjërash, në kalendarin enciklopedik, shënoi edhe një tjetër personalitet të politikës së lartë botërore që shkel vëndin e shqiponjave. Në këto 107 vjet të shtetit shqiptar, vëndi ynë është vizituar nga një pjesë e politikanëve dhe personaliteteve më të spikatura të politikës botërore dhe kjo gjë më së shumti pas viteve 1990-të, kur ra regjimi komunist dhe bashkë me të edhe perdja e hekurt që e ndante këtë vend nga simotrat evropiane. Që nga ajo kohë e deri më sot, pra për plot një çerek shekulli, vendin tonë e kanë vizituar mjaft emra të njohur të politikës botërore dhe kryetar shtetesh si; Papa Gjon Pali i dytë, Toni Blair, Medelin Allbrigt, Colin Pauell, Demirel, George W Bush, Silvio Berluskoni, Hilari Clinton, Papa Franceksu, Erdogan, Vuçiç, etj duke pëfunduar tek kancelarja Anxhela Merkel. Por këta nuk janë të vetmit politikanë dhe personalitete që kanë ardhur në vëndin tonë si miq, pasi nga viti 1930 e deri në vitin 1991, vëndin e shqiponjave e kanë vizituar edhe 16 personalitete të politikës botërore, madje emra nga më të spikaturit. Të gjithë këta po i botojmë më poshtë në këtë shkrim edhe me fotot përkatëse.
1.Dino GrandiDino-Grandi.jpg
Në këtë foto paraqitet ish-Ministri i Jashtëm i Italisë Dino Grandi, një nga njerëzit më të afërt të diktatorit fashist Italian Benito Mussolini, Mbreti i Shqipërisë Ahmet Zogu si dhe, ish-Kryeministri shqiptar gjatë periudhës së Monarkisë Koço Kota. Vetë kreu i diplomacisë italiane Dino Grandi, do të niste një vizitë 5 ditore në Shqipëri në datat 5-10 Prill 1930, ku do të parashtronte kërkesat e vazhdueshme nga ana e Romës zyrtare, që Shqipëria zogiste të vihej nën “ Protektoratin “ politik, ekonomik, dhe ushtarak të Italisë. Dhe kjo pasi Ahmet Zogu kishte refuzuar një orientim politik, dhe ekonomik të Tiranës zyrtare te ish “aleatja” e tij e dikurshme, Jugosllavia. Kjo vizitë, do të forconte edhe më tej marrdhëniet e gjithëanshme midis Shqiperisë dhe Italisë pasi, rreth 4 vite më parë sapo ishin nënshkruar Paktet e famshme të bashkëpunimit politiko-ekonomik të Tiranës. Por vizita e Grandi-t do të ishte edhe një mezash paralajmërues për Monarkinë Shqiptare në përgjithësi dhe për vetë Ahmet Zogun në veçanti për ti treguar fare qartë kursin e orientimit politik në vazhdimësi të Shqipërisë në anën e Italisë fashiste. Por faktikisht koha dhe rrethanat treguan që shkëputja nga miqësia me monarkitë ballkanike dhe orinetimi i tillë i Shqipërisë drejt Italisë solli veçse një periudhë progresi dhe zhvillimi ekonomik, kulturor, dhe social të dukshëm sipas “stilit oksidental italian“ Por njëkohësisht për ironi të fatit 9 vite më vonë, dhe pikërisht në muajin Prill do të korrespondonte edhe pushtimi final i Shqipërisë nga vetë shteti që Grandi përfaqësonte.
  1. Galeazzo ÇianoCiano.jpg Shumë shpejt postin e shefit të diplomacisë italiane do ta zinte Konti Galeazzo Ciano “dhëndri“ i preferuar i familjes Mussolini. Konti Ciano do ta vizitonte tre herë Shqipërinë pikërisht në tre data domethënëse për historinë shqiptare. Më 27 Prill 1938 (ditën e dasmës së çiftit mbretëror Zog-Appony), më 8 Prill 1939 (një ditë pasi ishte përfunduar pushtimi italian) si dhe më 28 Tetor 1940 (ditën e fillimit të luftës Italo-Greke). Fotoja në fjalë paraqet pikërisht vizitën e dytë të tij pra më 8 Prill 1939 Konti Çiano së bashku me Shefqet Verlacin (i cili 5 ditë më vonë do të merrte postin e kreut të qeverisë nga italianët) përshëndesin popullin e Tiranës nga ballkoni i Bashkisë me rastin e përfundimit të pushtimit fashist të Shqipërisë nga ushtria italiane. Vetë Galeazzo Ciano do të bëhej për kohën një lloj “guvernatori” për Shqipërinë tashmë të pushtuar pasi, do të luante një rol kryesor në konsolidimin e regjimit fashist në Shqipëri deri në Shtatorin e viti 1943 kur trupat italiane do të tërhiqeshin përfundimisht nga Shqipëria, dhe vetë Çiano do të binte viktimë e një komploti të kurdisur nga vetë vjehrri i tij Benito Mussolini, gjë që do ta çonte para skuadrës së pushkatimit në një ditë Janari të vitit 1944 në Verona.
  1. Benito MussoliniMussolini.jpg
Fillimi i luftës Italo-Greke, do ta vinte në një pozitë tejet të vështirë ushtrinë italiane, e cila deri në atë kohë në fushatat e saj në Mesdhe dhe Afrikë nuk kishte njohur veçse fitore. Për të vëzhguar nga afër dobësinë dhe inferioritetin në luftime të ushtrisë italiane në Shqipëri, si edhe për të ngrituar lartë moralin e fashistëve si kundërpeshë ndaj triumfit grek, do të vinte në Shqipëri vetë lideri suprem i fashizmit italian, Benito Mussolini. Duçja do të qëndronte në Shqipëri plot 20 ditë; nga data 2 deri në 22 mars të vitit 1941 dhe do të kalonte një pjesë të mirë të kohës në vijën e frontit të luftës Italo-Greke, nën shoqërinë e hierarkëve dhe ushtarakëve të lartë italianë në Shqipëri. Fotoja në fjalë paraqet Benito Mussolinin së bashku me Komandantit e Përgjithshëm të forcave italiane në Shqipëri, Gjeneralin Ugo Cavallero si dhe me një sërë eksponentësh të lartë të ushtrisë fashiste në frontin grek. Në këtë inspektim ushtarak Mussolini dhe Cavallero ndodhen në shpatet e Malit të Tomorrit në Skrapar, ku gjëndej edhe vija e demarkacionit të frontit Italo-Grek. Por edhe me vizitën e Mussolinit në Shqipëri, humbja e ushtrisë italiane përballë asaj modeste greke ishte e paevitueshme. Nderi i Italisë do të vihej në vend vetëm me futjen e trupave gjermane përkrah saj në Pushtimin e Greqisë dhe tërheqjen e trupave greke nga Shqipëria e Jugut.
  1. Viktor Emanueli i IIIViktor-Emanueli.jpg
Vizita e njeriut më të rëndësishëm të Italisë fashiste në Shqipëri, diktatorit italian Benito Mussolini në Mars të vitit 1941, do të pasohej nga një tjetër vizitë po aq e rëndësishme e njeriut më të fuqishëm në Itali, së paku në rang hierarkik, Perandorit të Italisë, Etiopisë, dhe së fundi edhe të Shqipërisë Viktor Emanuelit të III, vizitë e cila u krye në datat 10-17 maj 1941. Përfundimi me sukses i luftës Italo-Greke, dhe shmangja në momentin e fundit të disfatës së ushtrisë italiane në Shqipëri, do të sillte për një inspektim akoma më të përgjithshmëm vetë Perandorin e Savojës, Viktor Emanuelin. Gjatë vizitës 1-javore Viktor Emanueli i III do të shoqërohej nga Kryeministri shqiptar Shefqet Vërlaci në mënyrë të ngjashme si vizita e 2 viteve më parë e Galeazzo Ciano-s. Gjatë turit të tij 7 ditor Perandori Viktor Emanueli i III do të shihte nga afër proçesin e “fashistizimit” të Shqipërisë nga administrata italiane në çdo aspekt të saj. Përgjithësisht vizita e Perandorit Viktor Emanueli do të ishte e zakonshme dhe me entuziazmin e përhershëm të qytetarëve kureshtarë të Tiranës. Por ajo që do ta zbehte disi vizitën e Perandorit gjatë ikjes së tij nga Shqipëria do të ishte pikërisht atentati i dështuar i bërë nga 19 vjeçari Vasil Laçi, në Rrugën e Durrësit. Vetë Laçi u arrestua në moment dhe u ekzekutua disa ditë më pas duke marrë me vete në varr misterin e qëllimit të këtij atentati.
  1. Stanoje Simiç Stanoje-Simic.jpgViti 1946. Kësaj rradhe Shqipëria do të orientohej 360 gradë në Bllokun Komunist lindor dhe vëndin e personaliteteve të larta italiane, tashmë do ta zinin ato të vendeve sllave. Në 10-15 Shtator të viti 1946, Shqipërinë komuniste do ta vizitonte Ministri i Jashtëm i Jugosllavisë, Stanoje Simiç. Ai do të pritej nga instancat më të larta qeveritare të kohës, si Kryeministri dhe ministri i jashtëm gjeneral-kolonel, Enver Hoxha, ministri i Brendshëm Koçi Xoxe, Presidenti Omer Nishani, dhe Kryetari i Komisionit të Planit të Shtetit, Nako Spiru. Vizita e Stanoje Simiç në Shqipëri duket e njëjtë me atë të Dino Grandit në vitin 1930, pasi si Italia e asaj kohe, e dhe Jugosllavia e Josip Broz Titos, do të kërkonte vënien nën “protektoratin” politik, ekonomik, dhe ushtarak jugosllav. Vetë Simiçi do të shoqërohej nga një sërë këshilltarësh të lartë jugosllavë si ambasadori jugosllav me origjinë shqiptare, Josip Gjergjia, si dhe emisarët e OZNA-s për Sigurimin e Shtetit shqiptar, Safet Filipoviç dhe Vojo Biljanoviç. Në këtë foto shihet qartë Enver Hoxha dhe Stanoje Simiç hipur në një makinë duke shëtitur në bulevardin kryesor të Tiranës. Por vizita e Simiçit do të fashitej shpejt pasi dy vite më vonë Enver Hoxha preu në mënyrë të menjëhershme përfundimisht marrdhëniet me Jugosllavinë e Titos për tu transformuar në një derivat të Stalinit dhe Bashkimit Sovjetik.
  1. Georgij ZhukovZhukovi.jpg
17 Tetori i vitit 1957, do të sillte në Tiranë një nga figurat më të shquara të artit ushtarak modern, Marshallin dhe Heroin e Bashkimit Sovjetik, Georgij Zhukov. Deri në momentin e ardhjes së tij në tokën shqiptare, Zhukovi ishte parë si një idhull i padiskutueshëm nga komunistët shqiptarë, pasi emri i tij ishte vulosur përfundimisht me fitoren e Ushtrisë së Kuqe sovjetike në kryeqëndrën e nazizmit në Berlin. Në këtë imazh shihet qartë ceremonia e protokollare e pritjes së Marshallit nga Roja e Nderit shqiptare ku spikat një tjetër ushtarak i shquar shqiptar, Gjenerali Bako Dervishaj. Heroi I Luftës së Dytë Botërore, Marshalli Zhukov, do të pritej nga e gjithë Byroja Politike e kohës (Hoxha, Shehu, Kapo, Balluku, Hazbiu, Alia) si dhe nga e tërë kasta e ushtarakëve të lartë shqiptarë që dy ditë më pas do ta mahnisnin vetë Marshallin me një stërvitje gjigande në Malet e Korçës. Por kjo do të ishte ironikisht edhe vizita e fundit e Zhukovit, pasi ai gjatë kthimit për në Moskë, do të shkarkohej nga posti i tij i Ministrit të Mbrojtjes nga Nikita Hrushovi me pretekstin e spastrimit të elementëve stalinistë nga Politbyroja sovjetike. Sipas një dëshmie të kohës Zhukovi ishte shkarkuar pasi në eufori e sipër kishte thënë: “Ne Marshallët e vumë Nikita Hrushovin, ne edhe mund ta heqim”.
7. Nikita HrushovHrushovi.jpg
Një tjetër vizitë e bujshme e një kreu shteti do të bëhej në Shqipëri nga 25 Maj deri në 6 Qershor të vitit 1959. Por ky do të ishte një nga liderët më të rëndësishmë dhe më të fuqishëm politik të kohës. Dhe bëhet fjalë pikërisht për liderin e Bashkimit Sovjetik, Nikita Hrushov, i cili do ta shëtiste Shqipërinë nga Veriu në Jug, ndryshe nga personalitetet e mëparshme që e kishin vizituar atë. Ardhja e Hrushovit u prit dhe u trombetua me një pompozitet të madh nga shtypi propagandistik i kohës. Nikita Hrushovi do të pritej në aeroportin e Rinasit nga vetë udhëheqësi komunist shqiptar Enver Hoxha, ashtu siç duket edhe në foton përkatëse. Një tjetër veçori e ardhjes së Hrushovit në Shqipëri do të ishte padyshim edhe natyra tejet lluksoze e vizitave të tij nëpër vëndet më piktoreske të Shqipërisë, madje në disa raste të veçanta edhe me jahtin qeveritar në Bregdetin e Jugut. Në të gjitha rastet Hoxha dhe Shehu do të ishin të kudondodhur, për të njohur dhe nga afër pikëpamjet e shefit të Kremilinit mbi zhvillimin e deriatëhershëm të Shqipërisë Komuniste. Por pas largimit të tij nga Shqipëria dhe sidomos pas ndërprerjes së marrdhënieve me Bashkimin Sovjetik, Enver Hoxha në një nga kujtimet e kohës do të shkruante në një mënyrë tejet të ashpër aspektet pikante të kësaj vizite. Sipas tij: “Hrushovi donte ta kthente Shqipërinë në kopshtin frutor të Bashkimit Sovjetik në Detin Mesdhe, por ne nuk e lejuam”.
  1. Ernesto Che Guevara Che-Guevara.jpg
Një nga vizitat më të çuditshme incognito në Shqipëri për nga natyra dhe koha e shkurtër se si u zhvillua, ka qenë padyshim edhe ajo e idhullit dhe ikonës komuniste mbarë botërore, Ernesto Che Guevara, i njohur ndryshe në botë si El Comandante. Vizita e tij do të zhvillohej brenda 2 ditëve (3-5 Mars 1960), por ndryshe nga herët e tjera në këtë vizitë kortezie do të asistonte vetëm Kryeministri Shqiptar Mehmet Shehu dhe një pjesë fare e vogël e zyrtarëve të lartë të Ministrisë së Jashtme shqiptare dhe disa punonjës të ambasadës kubaneze në Tiranë. Kubanezi me origjinë argjentinase, Ernesto Che Guevara, do të vinte në vëndin tonë pa zhurmë dhe pa bujë aq-sa detajet e vizitës së tij u bënë publike vetëm pas viteve 2000 nga diplomatë dhe zyrtarë të njohur shqiptarë që e shoqëruan Guevarën në bisedën me Kryeministrin Shehu, i cili ndihej fare komod në këtë bisedë për shkak të gjuhës spanjolle që e zotëronte në mënyrë të shkëlqyer që nga koha e Luftës së Spanjës. Në foton përkatëse duket qartë Ernesto Che Guevara teksa bisedon me delegacionin pritës shqiptar të kryesuar nga Ministri i Drejtësisë, Bilbil Klosi, ambasadori shqiptar në Kubë, Josif Pogaçe, Mihallaq Gjinikasi zyrtar i lartë i Ministrisë së jashtme dhe shoqëruesi Zeqi Agolli. Ndërsa përsa i përket takimit të Che-së me Mehmet Shehun, sipas dëshmive të kohës në mënyrë të rreptë nuk u lejua asnjë fotografi. I vetmi episod interesant nga takimi i Guevarës me Shehun është një automatik “Kallashnikov” të cilin Ernesto Guevara ia dhuroi si kujtim Kryeministrit Mehmet Shehu. Përpos vizitave historike të Këame Nkrumah liderit historik të Ganës së Afrikës post-koloniale (vizitë e kryer në fillimin e viteve 60-të) dhe Franz Joseph Shtraus-it Kancelarit të Bavarisë (7 muaj para vdekjes së Hoxhës, për arsye shëndetsore) mos-pjesëmarrja në vizitën e Che Guevarës, do të regjistrohej si një nga të rrallat raste ku Enver Hoxha nuk do të spikaste si protagonist i takimit

Arkivi shqiptar .Al
 

Attachments

  • Dino-Grandi.jpg
    Dino-Grandi.jpg
    53.7 KB · Shikime: 0
  • Ciano.jpg
    Ciano.jpg
    51.2 KB · Shikime: 0
  • Mussolini.jpg
    Mussolini.jpg
    168.9 KB · Shikime: 0
  • Viktor-Emanueli.jpg
    Viktor-Emanueli.jpg
    35.8 KB · Shikime: 0
  • Stanoje-Simic.jpg
    Stanoje-Simic.jpg
    60 KB · Shikime: 0
  • Zhukovi.jpg
    Zhukovi.jpg
    70.3 KB · Shikime: 0
  • Hrushovi.jpg
    Hrushovi.jpg
    36.4 KB · Shikime: 0
  • Che-Guevara.jpg
    Che-Guevara.jpg
    21.5 KB · Shikime: 0
  • Dino-Grandi.jpg
    Dino-Grandi.jpg
    53.7 KB · Shikime: 0
  • Ciano.jpg
    Ciano.jpg
    51.2 KB · Shikime: 0
  • Mussolini.jpg
    Mussolini.jpg
    168.9 KB · Shikime: 0
  • Viktor-Emanueli.jpg
    Viktor-Emanueli.jpg
    35.8 KB · Shikime: 0
  • Stanoje-Simic.jpg
    Stanoje-Simic.jpg
    60 KB · Shikime: 0
  • Zhukovi.jpg
    Zhukovi.jpg
    70.3 KB · Shikime: 0
  • Hrushovi.jpg
    Hrushovi.jpg
    36.4 KB · Shikime: 1
  • Che-Guevara.jpg
    Che-Guevara.jpg
    21.5 KB · Shikime: 1

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 6 46.2%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 15.4%
  • Bora e parë

    Votat: 3 23.1%
  • Larg

    Votat: 2 15.4%
Back
Top