Nga momrenti i shuarjes se cigares se fundit!

arber b_fier

Anëtar i ri
Që në 20 minutat e para të ndërprerjes së pirjes së duhanit, organizmi i njeriut fillon t’i kthehet gjendjes normale. Zemra është më mirë që në 24 orët e para, mbaresat nervore pas 48 orësh, ndërsa mushkëritë pas disa muajsh.
Pas 20 minutash: Shtypja e gjakut dhe pulsi bien në vlera normale, temperatura e duarve dhe këmbëve ngrihet në vlerat normale.

Pas 8 orësh: Përqendrimi i monoksidit të karbonit në gjak bie dhe i afrohet normales, përqendrimi i oksigjenit në gjak rritet deri në vlerën e duhur.

Pas 24 orësh: Zvogëlohet rreziku nga infarkti i zemrës.

Pas 48 orësh: Mbaresat nervore fillojnë të ripërtërihen, përmirësohet ndjenja e nuhatjes dhe shijes, të ecurit është më i lehtë.

Pas 2 javësh deri në 3 muaj: përmirësohet qarkullimi i gjakut, rritet kapaciteti i mushkërive deri në 30%.

Pas një deri në nëntë muaj: Zvogëlohet numri i kollitjeve, tendosja e sinuseve, lodhja dhe frymëmarrja e shpejtuar, rigjenerohen qelizat e mushkërive.

Pas një viti: Rreziku nga sëmundjet koronare kardiovaskulare është 50% më e ulët sesa të duhanpirësit.
 
bah une te rri nje ore me ngrihet tensioni ne qiell re
nervat
ulerimat :D
grindem me gjithe lagjen Pas 48 orësh :p
 
informacion i mire per ata qe e kane te veshtire te len duhanin
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top