Nga Kina me dashuri!

Tuana

Nada é por acaso!
f1_30kina1346318730.jpg
Një mesazh romantik në shishe është gjetur në brigjet skoceze nga një 41-vjeçare dhe vajza e saj, pasi ndoshta kishte përshkuar 5 mijë milje rrugë ujore.Nicola MacFarlane dhe vajza e saj Luci, po qëndronin në Portobello Beach,kur hasën në një shishe prej qelqi, e cila brenda mbante një shënim me shkrim në gjuhën mandarine.

Familja, tani po përpiqet të zbulojë se si shishja me mesazhin brenda arriti të kryejë këtë udhëtim nga Deti i Filipineve, përmes Oqeanit Indian e atij Atlantik, përpara se të mbërrinte në brigjet britanike.

Në letër thuhet se ajo është shkruar në 7 korrik 2012, sipas kalendarit hënor. Ende nuk dihet nëse shishja e ka bërë vërtetë rrugën e gjatë nga Kina në Skoci, apo është hedhur në brigjet e kësaj ane nga ndonjë çift i dashuruar.

Për Nicola-n, nuk ka rëndësi shumë kjo gjë. Ajo është shumë e lumtur që ka lexuar për historinë e dashurisë së shkruar në këtë letër, pas përkthimit bërë nga ekspertët.

"Unë shpresoj që të jetë nga Kina, por edhe nëse është dërguar nga diku këtu afër, është një gjest i ëmbël dhe frymëzues. ثshtë një histori dashurie, pavarësisht se prej nga vjen.

Në letër shkruhej:

"Oqean! Shpresojmë që askush mos ta gjejë këtë shishe, ashtu sikurse duam që vetëm ti të dëgjosh zërin tonë dhe të na japësh bekimin. Sot është Dita Kineze e Shën Valentinit dhe ne lutemi që marrëdhënia jonë të zgjasë gjithnjë dhe të kemi një jetë të lumtur së bashku. Ne duhemi dhe jemi plotësues perfekt të njëri-tjetrit. Të lutem bëhu dëshmitar i dashurisë sonë të përjetshme, dy njerëz, dy zemra, por një jetë.

'Zhang Qing Xun & Li 2012, 07,07.’/Kohaaa/

f1_30kina11346318774.jpg
f1_30kina21346318812.jpg
f1_30kina31346318862.jpg
 
Pe: Nga Kina me dashuri!

e kam hedh edhe une nje shishe para disa viteve nga trageti.....pa leter :lol:
 
Redaktimi i fundit:
Titulli: Pe: Nga Kina me dashuri!

ahahahahha pse shishen tende gjeta un ne velipoj ma :P

e kam hedh edhe une nje shishe para disa viteve nga trageti.....pa leter :lol:
 
Titulli: Pe: Nga Kina me dashuri!

Do me pelqente te lexoja per te gjithe kontekstin e letres ... so sweet
 
Titulli: Nga Kina me dashuri!

Po te shkruaj une ndonje leter prekese, kam shanse,gjasa te gjej princin tim ?!
 
Back
Top