Nga Italia ne Shqiperi, me not…

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
Nga brigjet italiane me not drejt Shqipërisë… Një sipërmarrje e tillë kaq e vështirë është objektivi i një notari italian, i parashikuar për t’u arritur në datat 4-5 shtator. Massimo Voltolina, notari që ka vendosur rekord për kalimin me not të ngushticës së La Manshit në 2006, kësaj here ka një iniciativë më të guximshme. Ai do të përshkojë Ardiatikun nga Pulia në Vlorë, një gjatësi rreth 85 km. Sipërmarrja e notarit italian u bë e njohur sot nga konsullata italiane në Vlorë.

Në “udhëtimin” e tij në det për rreth 24 orë, Voltolina do të shoqërohet nga një anije e Guardia di Finanzza-s, por nuk do të ketë mjete të tjera përveç kostumit të banjës dhe syzeve të notit.

Projekti “Adriatik” është kalimi i parë me not i Adriatikut pa ndihma të jashtme. Për Voltolinën, kjo do të jetë një sfidë e re, pasi në rekordin e 2006-s në kanalin e La Manshit, ai u ndihmua nga një kafaz. Pas 13 orësh not, Voltolina vendosi rekordin e tij. Sipërmarrja e Voltolinës është e destinuar të futet në historinë e sportit, kjo edhe për faktin se i pari që e provoi një gjë të tillë në vitin 1985 ishte Paolo Pinto, i cili u mbyt për shkak të kushteve të këqija të motit në det.

Në prezantimin që iu bë sot nga Konsullata Italiane në Vlorë, nisma e Voltolinës u pa edhe si një eveniment që i jep akoma më shumë vlerë bashkëpunimit dypalësh në fushën e turizmit. Në evenimentin e datave 4-5 shtator do të jetë e pranishme edhe Irene Piveti, politikane dhe gazetare italiane. Organizata jofitimprurëse e drejtuar prej saj është njëra nga mbështetëset e iniciativës së Voltolinës./Shqiperia

1314969642-noti_itali_shqiperi_shqiptari.jpg1314969642-noti_itali_shqiperi.jpg
 
Pe: Nga Italia ne Shqiperi, me not…

Si e parealizueshme me duket per 24 ore...
 
Pe: Nga Italia ne Shqiperi, me not…

Ja te shikojme ne daten 4-5 cdo bej....
 
Titulli: Nga Italia ne Shqiperi, me not…

Edhe ja del varet se sa eshte shpejtesia e tij ne not po flasim per 85 km dhe 24 ore.Duke marre shembullin se ky noton me 4 ose 5 Km/h mund tja dale shume mire gjate kesaj prove.Personi ne fjale eshte nje notues i livele te larta keshtuqe nese deti eshte i qete dhe eshte i mire pergatitur cdo gje eshte e mundur
 
Pe: Nga Italia ne Shqiperi, me not…

Ketij i bie te bej afersisht rreth 60 metra ne 1 minut ne nje ritem konstant, praktikisht eshte e parealizueshme...
 
Pe: Nga Italia ne Shqiperi, me not…

Vetem fakti i 24 h duket dicka e parealizueshme ( do sdo lodhesh ... muskujt sa mund rezistojne?!) por nqs ka eksperience mbase ja del.
 
Titulli: Nga Italia ne Shqiperi, me not…

mos eshte gje anetari fight :P



harrova.......fiight maksimumi 10 m di te notoje.
 
Titulli: Nga Italia ne Shqiperi, me not…

me pelqejn njerz se jan te vendosur dhe pelqejn sfidat i lumt
 
Pe: Nga Italia ne Shqiperi, me not…

Do niset neser ky cuni?
 
Pe: Nga Italia ne Shqiperi, me not…

He si doli?

E une vazhdoj te paguaj cdo here bileten ncncnc.
 
Pe: Nga Italia ne Shqiperi, me not…

Shyqyr qe ka mrrit shnosh e mir :D
 
Titulli: Nga Italia ne Shqiperi, me not…

Sa te cmendur qe ka............ndonjehere me pelqejne kto lloj cmendurish ...sidomos kto ekstremet....por tek te tjeret jo te vetja :P
 
Titulli: Nga Italia ne Shqiperi, me not…

Ishalla spo e han na i peshkaqen ose ndonje kafsh tjeter deti :P Ska per tja dal 24 ore not pa pushim se ben dot nuk rrezistojn muskujt ne ate lloj sforcimi.
 
Pe: Nga Italia ne Shqiperi, me not…

Ishalla ska dallg deti :P
 
Titulli: Nga Italia ne Shqiperi, me not…

Mberriti gjalle ne Vlore ky? Besoj se e ka lene para se une skam degjuar ndonje lajm qe tja kete arritur qellimit..
 
Titulli: Nga Italia ne Shqiperi, me not…

WoooW e ciditshme bravo ... per 24 h sbesoj se arin se njeri eshte jo delfin :S
 
Back
Top