Nga bakteret te kanceri, zbuloni arsyet pse ju fryhet barku

AnGeLiC

VIP
V.I.P
bloated.jpg

Fryrja e barkut është një dukuri që ju ndodh shumë njerëzve. Nëse ju ndodh në mënyrë të vazhdueshme atëherë duhet të gjendet shkaktari. Ja shkaqet kryesore që ndikojnë në fryrjen e barkut:

Intoleranca ndaj qumështit: njerëzit intolerantë ndaj laktozës shpesh përjetojnë fryrje të barkut, dhimbje, të vjella dhe probleme të tjera me tretjen, shkruan “gazeta shendeti”.

Intoleranca ndaj grurit: gluteni apo përzierja e proteinave që gjenden në grurë, thekër apo elb mund të shkaktojë reagime në zorrë. 1 në 100 njerëz vuajnë nga sëmundjet celiac, në të cilën gluteni dëmton rreshtimin e zorrëve.

Bakteret e zorrëve: janë një ndër shkaqet kryesore që ndikojnë në problemet me tretjen dhe inflamacion të traktit digjestiv.

Përdorimi i medikamenteve të caktuara: disa lloje ilaçesh të tilla si aspirina apo antacids mund të shkaktojnë irritime të stomakut, fryrje të barkut apo gazra të shumta.

Nuk ka mjaftueshëm acid në stomak: nivelet e ulëta të acidit në stomak krijojnë gjendje të quajtura aklorhidria apo hipokolrhidria. Këto gjendje tregojnë se stomaku nuk mund të tresë ushqimin në mënyrë të duhur duke shkaktuar kështu çekuilibër të baktereve në zorrë. Këto gjendje çojnë në fryrje të stomakut pas ngrënies.

Mensturacionet: shumë gra vuajnë nga fryrja e barkut gjatë ciklit mujor. Kur niveli i estrogjenit rritet, mitra trashet dhe shkakton ndesi fryrje.

Mund të jetë diçka më serioze: nëse fryrja e barkut ju vazhdon për më shumë se 3 javë është e këshillueshme që të konsultoheni me një mjek. Fryrja e stomakut sëbashku me dhimbjet pelvike dhe lodhjen ekstreme mund të jenë sinjalizues për disa lloje kanceresh.
Dritare net
 
Titulli: Nga bakteret te kanceri, zbuloni arsyet pse ju fryhet barku

Intoleranca ndaj grurit: gluteni apo përzierja e proteinave që gjenden në grurë, thekër apo elb mund të shkaktojë reagime në zorrë. 1 në 100 njerëz vuajnë nga sëmundjet celiac, në të cilën gluteni dëmton rreshtimin e zorrëve.

Po ku me qelloi mua ne 100. Nuk eshte e pamundur ta "fshish" kete intolerance, une zbatova dieten e ushqimit pa gluten dhe per 6 muaj nuk u zgjoja me me ate vrerin e mengjesit... Keto ushqimet pa gluten jan relativisht te kushtueshme, une pata fatin te jetoja ne Europe dhe te paguaja 50% te cmimit. Njerezit qe jetojn ne Shqiperi qe njoh une nuk i blejn te gjitha pa gluten, sepse 250gr makarona kushtojn 3.50€ (490 lek). Jo gjithkush ka "lluksin te sherohet" ne boten e sotme!
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 2 16.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 16.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 8.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 3 25.0%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 16.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 0 0.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 2 16.7%
Back
Top