Nga 1 Janari 2015 ndryshon akciza për produktet e “luksit”

BoOoMBaStiCk

Il Silenzio
V.I.P
TIRANE - Nga 1 Janari 2015, bizneset do të paguajnë taksa të reja për produktet e ashquajtura “të luksit”. Për produkte si kafeja, pijet energjike, birra, vera apo duhani do të paguhen nivele të tjera akcize nga sa paguahet tani. Referuar vendimit të botuar në Fletoren Zytare, akciza është 60 lekë kilogrami, akciza për pijet energjike është 30 lekë për litër ndërsa akciza për birrën varion nga 360 deri në 710 lekë për hektolitër, në varësi të përqindjes së alkoolit.

Për verën, akciza që do të paguhet varion nga 2 mijë deri në 12 mijë lekë ndërsa për pijet alkoolike me përmbajtje alkooli nga 15-22 për qind, do të paguhen 5 mijë e 200 lekë për hektolitër. Sa i përket purove do të paguhet akcizë 2500 lekë për kilogram ndërsa për fishekzjarret, në ligj është përcaktuar se akciza do të jetë 200 lekë për kilogramë.

Gjatë diskutimit të paketës fiskale të vitit 2015, qeveria kishte propozuar heqjen e akcizës për pijet energjike, por ky ndryshim nuk u miratua pasi deputetët e mazhorancës dolën kundër. Ndërkohë, qeveria miratoi rritjen e akcizës për cigaret, që duke nisur nga viti i ardhshëm do të ketë një rritje të përvitshme.

Efekti pozitiv në të ardhurat e buxhetit të shtetit nga rritja e akcizës, për vitin 2015 parashikohet të jetë rreth 3.4 miliardë lekë.

Akciza e produkteve të luksit

Kafe e dekafeneizuar ose jo 60 lekë/kg

Pijet energjike 30 lekë/litri

Birra 360-710 lekë për hektolitër

Vera 2 mijë-12 mijë lekë/HL

Pijet alkoolike 15-22% 5 200 lekë/HL

Puro dhe cigarillos 2500 lekë/kgFishekzjarret 200 lekë/kg

ATSH

Shqiptarja
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top