"Newsweek": 10 aktivitetet më të çuditshme të hapësirës

loyalx

Muslim
Hapësira është një galaktikë e tërë çudirash. Ato variojnë që nga vrimat e zeza në miniaturë deri tek shtrembërimet e strukturës së hapësirës dhe kohës, që nga galaktikat që konsumojnë njëra tjetrën deri tek materia që as shihet dhe as diktohet në mënyrë të drejtpërdrejtë. "Newsweek" publikon 10 prej fakteve më të çuditshme të hapësirës.
1. Quasars
Drita e këtyre fenerëve të shndritshëm na vjen nga kufijtë e universit të dukshëm dhe i kujtojnë shkencëtarëve për foshnjërinë kaotike të universit. "Quasars"-ët çlirojnë më shumë energji se qindra galaktika të kombinuara. Supozohet se ato janë vrima të zeza gjigande në zemër të galaktikave të largëta.
2. Energjia e vakumit
fizika kuantike na tregon se në kundërshtim me atë që duket, hapësira boshe është një vatër gurgulluese me pjesëza subatomike "virtuale", të cilat krijohen dhe shkatërrohen vazhdimisht. Pjesëzat që largohen mbushin çdo centimetër kubik të hapësirës me energji që, sipas teorisë së relativitetit, prodhojnë një forcë antigravitacionale që e shtyn hapësirën. Askush s'e di çfarë e shkakton zgjerimin e përshpejtuar të universit.
3. Anti-materia
Pjesëzat që përbëjnë materien normale kanë anë të kundërta si gjithçka tjetër. Një elektron mban anën negative, por ekuivalenti i tij anti-materie, pozitroni, është pozitiv. Materia dhe anti-materia asgjësojnë njëra-tjetrën kur përplasen dhe masa e tyre kthehet në energji të pastër sipas ekuacionit të Ajnshtajnit "E=mc2".
4. Vrimat e zeza në miniaturë
Nëse një teori e re e gravitetit, "braneworld" është e saktë, atëherë të shpërndarë në sistemin tonë diellor janë me qindra vrima të zeza të vogla, secila me masën e një bërthame atomike. Ndryshe nga simotrat e mëdha, këto vrima të zeza në miniaturë janë mbetjet e lashta të "Big Bang"-ut dhe ndikojnë në hapësirë dhe kohë ndryshe, për shkak të lidhjes së ngushtë me dimensionin e pestë.
5. Sfondi i mikrovalëve kozmike
Të njohura si "CMB"-të, këto rrezatime janë mbeturin nga Big Bang, prej së cilit lindi universi. Në fillim është diktuar gjatë viteve '60 si një zhurmë radioje që buronte nga çdo vend në hapësirë. "CMB"-ja konsiderohet si një prej provave më të mira të teorisë së "Big Bang"-ut.
6. Materia e zezë
Shkencëtarët mendojnë se kjo përbën materien e universit, por as mund të shihet dhe as mund të diktohet në mënyrë të drejtpërdrejtë duke përdorur teknologjitë e momentit. Kandidatët variojnë që nga neutrinot me peshë të lehtë deri tek vrimat e zeza të padukshme. Disa shkencëtarë të tjerë e vënë në dyshim materien e zezë.
7. Eksoplanetet
Deri në fillim të viteve '90, të vetmet planetë të njohur në univers ishin ato pranë sistemit tonë diellor. Astronomët që nga ajo ditë kanë identifikuar më shumë se 190 planetë ekstrasolarë. Ata variojnë që nga planetët e gazit, masat e të cilëve janë shumë të vogla për të qenë yje, deri tek planetët shkëmborë. Kërkimet për një Tokë të dytë deri nuk kanë nxjerrë gjë.
8. Valët e gravitetit
Valët e gravitetit janë shtrembërime në strukturën e hapësirës dhe kohës të parashikuar nga teoria e Albert Ajnshajnit për relativitetin e përgjithshëm. Valët udhëtojnë me shpejtësinë e dritës, por janë kaq të dobëta sa shkencëtarët presin të diktojnë vetëm ato të krijuara nga ngjarjet kozmike kolosale.
9. Kanibalizmi galaktik
Ashtu si jeta në Tokë, galaktikat mund "ta hanë" njëra-tjetrën dhe të evoluojnë me kohë. Fqinja e "Rrugës së qumështit", Andromeda, për momentin po darkon me një nga satelitët e saj. Me qindra grumbullime yjore janë shpërndarë përgjatë Andromeda-s, mbeturinat kozmike të vakteve të kaluara.
10. Neutrinot
Neutrinot elektrikisht janë neutrale, pjesëza elementare që kalojnë përmes materies dhe nuk pësojnë asgjë. Disa prej tyre po kalojnë dhe në trupin tuaj ndërsa lexoni këtë. Këto pjesëza "fantazmë" prodhohen në zjarrin e brendshëm të flakëve, yjeve të shëndetshëm si dhe shpërthimeve supernova të yjeve që vdesin.


Gazeta: Tirana Observer
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 50.0%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 14.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 21.4%
  • Larg

    Votat: 2 14.3%
Back
Top