Neuroni, Sinapsi

Kresha

A pretty face can never trick me
Neuroni

Sistemi nervor na ndihmon që të reagojmë e të sillemi siç duhet ndaj ngacmuesve të mjedisit. Ai përcjell informacionin në çdo pjesë të trupit. Në mënyrë specifike, sistemi nervor qendror mbart mesazhe për mjedisin prej organeve të shqisave në trurin tonë, ku mesazhet analizohen dhe merren vendime. Pastaj sistemi nervor përcjell mesazhe për këto vendime në muskujt dhe gjendrat tona dhe kështu ne mund të reagojmë e të sillemi siç duhet.
Sistemi nervor njerëzor është i përberë nga miliona qeliza të imta nervore të quajtura neurone.

Struktura e neuronit. Neuroni është njësia bazë e sistemit nervor. Ai është një lloj qelize e specializuar që shpie mesazhe në çdo pjesë të trupit. Si gjithë qelizatneuroni ka një trup (soma) ose trupi i qelizës që përmban nukleusin dhe citoplazmën. Materiali gjenetik ndodhet te nukleusi, ndërsa metabolizmi normal qelizor kryhet te citoplazma. Membrane e qelizës izolon gjithë qelizën. Neuroni ka zgjatime që dalin prej trupit të ngjashme me gishtat, që quhen dentrite. Keto marrin informacionin që vjen prej neuroneve të tjera. اdo neuron ka një akson, një zgjatim fibroz në formë bishti gjate të cilit kalojnë mesazhet. Vendi në të cilin aksoni takohet me trupin quhet kodrina e aksonit. Aksoni mund të zgjatet gjer në disa metra. P.sh. aksoni prej neuroni të një individi mund të pershkrojë gjatësinë e qafës së një xhirafe, në një distancë prej 3 metrash.


Aksoni shpesh është i mbuluar nga në substancë mbrojtëse që quhet membrana myelin. Myelina yndyrore i mbron aksonet e gjata kështu që informacioni mund të përcillet mes tyre në mënyrë të shpejtë pa u penguar nga veprimi i aksoneve fqinje. Membrana e myelinës nuk është mbrojtje e vazhdueshme, por përbëhet nga segmente me ndërprerje të vogla të quajtura nyjet e Ranvierit. Mungesa e myelinizimit, siç vërehet në skelerozat e shumëfishta, shpie në çrregullime të rënda të funksionimit të muskujve dhe shqisave. Në fund të aksonit janë degëzimet fundore.

Llojet e neuroneve

Trupi ka tre lloje neuronesh: a) neurone ndijore, b)interneuronet dhe c) neuronet motorike. Kur dëgjoni mësuesin që ju bën një pyetje në klasë, neuronet ndijore ose neuronet aferente e mabartin informacionin prej veshëve në trupin tuaj. Interneuronet ose neuronet shoqëruese e shpien informacionin ne çdo pjesë të trupit tuaj, kështu që ju mund të interpretoni informacionin shqisor dhe të mendoni për veprimin që do të ndërmerrni.kur ju vendosni se sit ë reagoni, neuronet motorike ose neuronet eferente, e shpien informacionin në muskujt tuaja, kështu që mund të flisni. Aksonet e neuroneve jashtë trurit dhe palcës kurrizore spinale bashkohen në tufa që quhen nerva. Kështu, neuronet shqisore formojnë nervat shqisore dhe neuronet motorike formojnë nervat motorike. Këto formojnë sistemin nervor periferik.

Sinapsi

Për të kaluar nga një neuron të neuroni tjetër informacioni duhet të përshkojë sinapsin, hapsirën mes aksonit të një neuroni (të quajtur neuroni pressinaptik) dhe dentriteve të neuronit tjetër (të quajtur neuroni passinaptik). Sinapsi është shumë i vogël, rreth 0,3 mikrone i gjërë ose sa një e milionta e 2,54 centimetrave.
Transmetimi Sinaptik. Ndryshe nga komunikimi elektrik brenda një neuroni të vetëm, komunikimi mes neuroneve përfshin një reaksion kimik. Kur impulsi elektrik nervor arrin të degëzimet fundore të aksonit të një neuroni presinaptik, bën që të çlirohet të sianpsi nëj substancë kimike e quajtur neurotransmetues. Neurotrnametuesit kimikë kalojnë sinapsin dhe bashkohen me molekulat receptive kimike të dentriteve të neuronit passinaptik. Ketu ato shkaktojnë ose fillimin ose frenimin e një impulsi të ri nervor. Pa frenimin çdo nerv në trupin tonë do aktivizohej menjëherë.
Neurotransmetuesit. Jemi duke mësuar se neurotransmetuesit lozin një rol kyç në kontrollimin e sjelljes dhe se të kuptuarit e mekanizmit të funksionimit të tyre është bërë një pjesë shumë e rëndësishme e psikologjisë fiziologjike. Aktualisht janë identifikuar mbi 36 neurotransmetues, acetilkolina, seretonina, dopamina dhe norepinefrina janë studiuar plotësisht. Acetilkolona, e cila përfshihet në aktivizimin e lëvizjeve muskulore si dhe në aktivizimin e nxitjes fiziologjike, kujtesës dhe motivacionit, ishte një ndër neurotransmetuesit që u përcaktuan të parët. Studimet e kohëve të fundit hedhin idenë se dëmtimet serioze të kujtesës se njerëzve që vuajnë nga sëmundja e Alzheimer janë pasojë e degjenerimit të neuroneve të trurit që përdorin acetilkolinën. Neurotransmetuesi serotonin prodhohet në bërthamat në trungun e trurit dhe përfshihet në aktivizimin e gjumit dhe të eksperiencave shqisore. Ashtu siç kanë rekomanduar për një kohë të gjatë shumë kura të mjeksisë popullore, pirja e një gote me qumësht mundet me të vërtetë të shkaktojë gjumë sepse qumështi përmban seretonine. اrregullimi neuromuskulor, që është simptomë e sëmundjes Parkinson, shoqërohet me nivele të ulta të neurotransmetuesit të dopaminës në tru. Nivelet e larta të dopaminës shkaktojnë çrregullimin e rëndë të sjelljes të quajtur skizofreni. Nivelet e norepinefrinëës në tru kanë lidhje me të mësuarit, me gjendjen plotësisht të zgjuar dhe me emocionet. Nivelet e ulata të norepinfrinës shoqerohen me depresion; keshtu që ilaçet antidepresive përdoren për të rritur nivelin e saj.
Veprimi i shumë neurotransmetuesve të tjerë ende nuk është kuptuar mirë. Dy grupet e tjerë të neurotransmetuesve përfshijnë aminoacidet dhe neuropeptidet. Dy aminoacide, glutamata dhe aspartata janë neurotransmetues nxitës; dy të tjerat, glicina dhe GABA (acidi gamma- aminobutyrik) janë neurotransmetues frenues (Robert,1986).
Sot besohet se një numër neuropeptidesh funksionojnë si neurotransmetues (Bloom,1983). Disa nga neuropeptidet e rëndësishme janë kolecistokinina (rregullimi i të ushqyerit), vazopresina (të mësuarit), substanca P (dhimbja, përforcimi dhe kujtesa) dhe endorfina (dhimbja, përforcimi, kujtesa). Termi “endorfinë” vjen nga “endogenous morphine” ose morfina e prodhuar prej trupit. Dy nga endorfinat, encefalinat, prodhohen në çdo pjesë të trupit dhe të shtyllës kurrizore, ndërsa të tjerat gjenden kryesisht në hipotalamus (Bolles dhe Faneslow, 1982). Endorfinat janë zbulimi më i rëndësishëm që na ndihmon për të kuptuar sjelljen sepse ato përfshihen në procese të tilla themelore si përforcimi, të mësuarit, kujtesa dhe dhumbja.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top