Neurologu britanik: Shqiptarë, demenca po ju vret!

AnGeLiC

VIP
V.I.P
maxresdefault-2.jpg

Nga Anxhela Ferra

Sëmundjet neurologjike janë një prej shkaqeve kryesore të vdekjes së njerëzve. Por, përsëri shumë prej nesh i neglizhojmë, shpesh atë harresën te prindërit apo gjyshërit tanë, ia atribuojmë shënjave të plakjes. Ndërkohë që organizata të ndryshme botërore, si edhe shumë neurologë bëjnë thirrje për më shumë vëmendje ndaj shëndetit mendor.


Të mbledhur në ambjentet e Hotel Tirana, neurologët më të mirë në botë, sollën në vëmendje në këtë ditë të parë të seminarit, pikërisht sindromën e demencës. E organizuar nga Universiteti i Mjekësisë, së bashku me Universitetin e Barit, në seminarin, i cili zhvillohet nga data 5 deri në 7 tetor, ishin prezentë studentë, mjekë nga Kosova, Shqipëria, Italia, Izraeli, Britania e Madhe, Mali i Zi.
WhatsApp-Image-2017-10-05-at-20.47.47-2.jpeg

Prof.Dr.Raad Shakir, president i Federatës Botërore të Neurologjisë

Një nga folësit, President i Federatës Botërore të Neurologjisë, Prof.Dr.Raad Shakir, thotë për Dritare.net, se shoqëria dhe shteti duhet t’i kushtojnë më shumë vëmendje shëndetit mendor. Pasi në të kundërt pasojat do të jenë fatale për shqiptarët.

Dritare.net- Cila është rëndësia e kongreseve të tilla dhe bashkëpunimi i Federatës Botërore të Neurologjisë me shtete të vogla, si Shqipëria?

Qëllimi ynë si Federata Botërore e Neurologjisë, është të promovojmë cilësi në neurologji, nëpërmjet trajnimeve dhe edukimit. Ne jemi një organizatë e përbërë nga 120 shoqëri në të gjithë botën dhe 6 rajone. Ku bashkojmë njerëzit, organizojmë trajnime dhe i certifikojmë pjesëmarrësit.

Ne nuk jemi një organizatë britanike, ne thjesht kemi bazën atje, por jemi një organizatë ndërkombëtare. Dhe rëndësia që kanë këto seminare është shumë e madhe, pasi në këtë mënyrë, ne shkëmbejmë njohuri të ndryshme si edhe metoda të reja përsa i përket sëmundjeve neurologjike, në këtë rast demencës.

Dritare.net- Për demencën, ende nuk ekziston kura, por ajo mund të parandalohet. Si janë duke e realizuar shtetet më të zhvilluara këtë gjë dhe çfarë duhet të bëjë Shqipëria?

ثshtë e vërtetë që demenca mund të parandalohet. Shumë shtete janë duke investuar shuma të mëdha në parandalimin e kësaj sëmundje. Dhe është pikërisht puna e Ministrive të Shëndetësisë, të shpërndajnë në mënyrë sa më të mirë fondet.

Duke qenë se ju jeni një shtet i vogël, keni shumë pak universitete të mjekësisë, nuk keni një numër të madh të institucioneve kërkimore, ndaj në kërkimet tuaja ju duhet të demostroni gjëndjen e sëmundjeve të ndryshme në vend. Nuk duhet të provoni të bëni shkencë molekulare dhe të mundoheni të gjeni kura. Universitetet janë vendet për kërkime dhe Ministria e Shëndetësisë është për parandalimet dhe marrjen e masave.

Në fund të ditës, ju duhet të zbuloni cila është situata reale e shëndetit mendor në shtetasit shqiptarë. Por, këtë gjë nuk mund ta bëni vetë, ndaj duhet të bashkëpunoni me Universitete të tjera, si ky rasti tani.

Dritare.net- Shumë njerëz mendojnë se humbja e kujtesës, teksa i afrohesh moshës së tretë, është diçka normale, në këtë mënyrë e neglizhojnë si simptomë. Sa e rëndësishme është që shqiptarët të shkëputen nga ky mentalitet?

ثshtë shumë e rëndësishme. Sëmundjet neurologjike janë të dytat që shkaktojnë vdekjen dhe në to me e rrezikshmja është goditja në tru, më pas demenca. Këtu nis dhe problemi. Shumë njerëz mendojnë se është normale, kur dikush i afrohet plakjes dhe fillon të harrojë gjëra. Por, kjo nuk është aspak normale. Ju duhet t’i edukoni njerëzit me frymën tjetër. Mos mendoni se gjyshja juaj e cila është 75 vjeçe duhet të harrojë gjëra. Dhe mos e gënjeni veten me fjalët ‘ajo është e vjetër’.

Dritare.net- Cili është roli i neurologut dhe çfarë duhet të ndryshojnë njerëzit në stilin e tyre të jetesës, për të pasur riskun më të ulët të preken nga sëmundjet neurologjike?

Tani sëmundjet janë më të lehta për tu identifikuar, më mirë të diagnostikuara. Askush nuk do që mamaja e tyre, apo gjyshja, papritur të ketë goditje në tru, aq më pak në moshën 55 vjeçare. 20 vjet më parë kjo ishte e pranueshme, por tani nuk është më kështu. Ndaj, ne si neurologë duhet që në fillim t’i tregojmë njerëzve se çfarë duhet të bëjnë për të mbrojtur nga secila prej sëmundjeve, prindërit apo gjyshërit e tyre. Moskonsumi shumë i kripës, ushtrimet e vazhdueshme, ndalimi i cigares, shmangia e obezitetit, kolesterolit, kontrolli i diabetit. Të gjitha këto ndihmojnë, efekti nuk do të ndjehet menjëherë, por ato shërbejnë për planin afatgjatë.

Dritare.net- Sipas jush si është situata e shëndetit mendor në Shqipëri dhe çfarë duhet të bëjnë shteti, shoqëria, përfshirë këtu edhe media?

Shëndeti mendor është një problem në të gjithë botën dhe unë mendoj që Ministria e Shëndetësisë dhe qeveria duhet t’i kushtojnë më shumë rëndësi çështjeve si depresioni, vetvrasjet, fëmijët të cilët kanë vështirësi në të mësuar. Këto janë të parat hallka që duhet të kujdesen për njerëzit e vetë, të cilët janë me aftësi të ndryshme të kufizuara. Ato nuk duhet të mbyllen në institucione dhe të lihen aty, kjo është çnjerëzore dhe e papranueshme. Ky është një hap që tregon kalimin e shoqërisë nga një vend në zhvillim, në një vend të zhvilluar.

Duhet të flisni më shumë për shëndetin mendor, pasi për shumë, këto probleme janë të panjohura. Edukimi i njerëzve nuk do të ndodhë brenda ditës, por nëse shteti bën detyrat e veta dhe media flet më shumë, atëherë ju keni bërë hapin më të madh për ndryshim./Dritare.net
 
Citim;-Shëndeti mendor është një problem në të gjithë botën dhe unë mendoj që Ministria e Shëndetësisë dhe qeveria duhet t’i kushtojnë më shumë rëndësi çështjeve si depresioni, vetvrasjet, fëmijët të cilët kanë vështirësi në të mësuar. Këto janë të parat hallka që duhet të kujdesen për njerëzit e vetë, të cilët janë me aftësi të ndryshme të kufizuara. Ato nuk duhet të mbyllen në institucione dhe të lihen aty, kjo është çnjerëzore dhe e papranueshme. Ky është një hap që tregon kalimin e shoqërisë nga një vend në zhvillim, në një vend të zhvilluar.

Ne fakt ka pune per tu bere .

Me pelqeu si artikull, vertet qe ne pergjethsi ne Shqiptaret vuajme pak ,pasi s"kemi kulturen e duhur ne pergjethesi per nga ana shendetsore.
E lem cdo gje te degradoj si sintome pastaj shkojme tek doktori.
Nje nder keto dhe sintomat e nervozizmit apo kurbat emocionale qe mund behet te thella dhe riperseritse.
Pika e pare duhet te ndergjegjsohemi ne drejtimin per kujdesjen e shendetit tone.
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 50.0%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 14.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 21.4%
  • Larg

    Votat: 2 14.3%
Back
Top