Nesta: Kombëtarja? Kapitull i mbyllur!

Pogradecari

Anëtar Aktiv
Nesta: Kombëtarja? Kapitull i mbyllur!

“Rikthimi i Lipit në kombëtare nuk më ka bërë të ndërroj mendim për asgjë”



Ditën e nisjes së fazës përgatitore për Milanit, Alesandro Nesta bëri të qartë se nuk ka ndërmend të rikthehet në kombëtare, pavarësisht zëvendësimit të Roberto Donadinit me Marçelo Lipin. “Kombëtarja është për mua një kapitull i mbyllir”, deklaroi mbrojtësi i kuqezinjve në “Milanello”. “Nuk kam ndërmend të rikthehem në kombëtare tani që u largua Donadoni. Nëse do të rikthehesha do të dukej sikur kam patur probleme me Donadonin dhe në të vërtetë nuk kam patur asgjë kundër tij”.

Vendimi është marrë dhe nuk ka asnjë arsye për t’u kthyer pas, edhe pse motivi i Nestës për këtë vendim ndikohet vetëm nga gjendja e tij fizike. “Unë kam patur probleme të mëdha fizike që nuk më kanë lejuar të vazhdoj të luaj me kombëtaren. Më vjen shumë keq për këtë, por besoj se Italia është një kapitull i mbyllur për mua”. Kjo edhe sepse tani duhet të përqendrohet tek Milani. “Ka shumë entuziasëm në fillim të këtij sezoni të ri, mbase edhe për shkak të mbërritjes së Ronaldinjos, por dua që ky entuziasëm të jetë edhe në fund. Shpresoj që ky sezon të jetë më i mirë se i shkuari. Kupa UEFA është më pak e vështirë se Champions, kështu që do të përqendrohemi në Serinë A. Maldini? E kam takuar tre ditë më parë dhe është shumë mirë. Paolo rinovoi edhe një sezon sepse e di që mund të luajë përsëri”.
 
Eh tani qe u perqendrua tek milani asgje spo bejne jam milanist edhe spo me pelqen fare skudara sic e kan ndertuar kte vit ka lojtare te mire po asgje spo arrijne te nxjerrin :(
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top