Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Nëse vazhdimisht ankoheni, do të ndiheni edhe më keq!

Nëse vazhdimisht ankoheni, do të ndiheni edhe më keq!

Shiko fotografinë 1791916


Njerëzit të cilët vazhdimisht ankohen, vetes nuk i bëjnë kurrfarë shërbimi.

Kur i ankoheni dikujt në punë, dashuri, jetë, pikërisht ashtu lironi stresin. Dhe atëherë vërtet lirohemi nga pjesa e presionit dhe e qetësojmë veten. Mirëpo, ata njerëz të cilët vazhdimisht kukatin, vetes nuk i bëjnë kurrfarë shërbimi. Të tjerëve u bëhen barrë, ndërkaq vetë bëhen joefikas në zgjidhjen e problemeve të veta. Vetë fakti që kur ankohemi lirohemi nga stresi, mund të krijojë edhe kundërefekt.

Kufiri midis së dobishmes dhe së të dëmshmes është shumë i hollë dhe njerëzit edhe bash lehtë shpesh e kalojnë. Njëri ndër shkaqet për të cilat nuk do të duhej vazhdimisht të kukatni, është ai që nuk është mirë për shëndetin tuaj.

Kukatja e tepërt mund të “detyrojë” trupin që të fillojë të tajit tej mase kortizolin – hormon i stresit.

Situatat stresuese na çojnë ose të luftojmë ose të shmangemi. Nëse njerëzit vazhdimisht kukatin dhe nuk bëjnë asgjë, mund vetvetes t’ia shtojnë presonin, sepse çdo gjë grumbullohet dhe mbeten vetëm në fjalë dhe kjo mund të çojë në probleme afatgjatë shëndetësore. /Tel./
 
Fajesimi i te tjereve eshte rruga me e mire per tu pajtuar me mjerimin ne te cilin je strukur. Ardhmeria eshte rrugedrita yte kur ti merr fajin mbi vete ngase kur merr fajin mbi vete veqse ke vendose per ta bere ndryshimin.
 
Cdo ide qe "bota" qenka vrastare e botes tende dhe ti engjulli,eshte deshtim brenda per brenda personalitetit njerzor.
Ne duhet te dime te ushqejme dhe forcojme pikat tona brenda vetes,vetem keshtu pastaj bota do jete referenc e veprimeve tona dhe kurresesi determinante mbi ne.
 
Keto kohe po humbas nje virtyt timin...Prakticitetin!

U lodha duke degjuar njerez qe smunden te perdorin llogjiken, por kane si metode demagogjine, perhumbjen ne kotesi dhe si rrjedhoje mbyten me nje pike cic
 
E kujt i plas se si ndiheni, perkundrazi ferkojne barkun... asnjehere mos u ankoni se nuk ja vlen. Perballuni dhe zgjidhini vete veshtiresite. ;)
 
E kujt i plas se si ndiheni, perkundrazi ferkojne barkun... asnjehere mos u ankoni se nuk ja vlen. Perballuni dhe zgjidhini vete veshtiresite. ;)

He de he.....:P
 
Ideja kryesore e temës qenka që vetëm të durosh, e asnjëherë të mos ankohesh, sepse bota s'ka padrejtësi dhe faji për çdo gjë është vetëm yti...

Ka ankesa me të drejtë, ka dhe me pa të drejtë. Ka dhe ankesa që marrin zgjidhje pasi bëhen.

Për mua, më të lodhshëm nuk janë ata që ankohen, por ata që hiqen sikur çdo gjë u shkon mirë dhe janë të lumtur...
 
Sa nuk i duroj dot njerzit qe vetem ankohen gjithe kohes.Nuk e di pse por me duken si njerez te dobet.
 
Sa nuk i duroj dot njerzit qe vetem ankohen gjithe kohes.Nuk e di pse por me duken si njerez te dobet.

Dhe jane realisht!
 
Mir qe do ndihen keq, nfund te fundit le te ndihen kur sjane te zote te perballojne jeten me force. Por ca taksirati kemi ne te tjeret me duruar ankesat e tyre thuaj :P
 
Kot nuk thone, po te thane dyzet here budalla behesh budalla.
Kshu eshte edhe me trurin e vogel se aq eshte gjysem pellembe eshte a seshte.
 
Në këtë jetë duhesh të përdorësh teknikën e Steven Seagal....
Në fakt ke të drejtë të ankohesh plotësisht, por është
dobësi e të tjerëve që shumë pak veshë kanë për
të dëgjuar dikend, andaj bëhu diplomat dhe gjindu vetë
në çdo situatë, sepse askush nuk hyn në zjarr për ty...
Dikush bëhet "françez", ti bëhu "kinez*...
Dhe në fund "durimi", sjell gjithmonë fryte..
 
po edhe faktikisht shumica te degjojne me shum per ta kthy një pergjigjje, se sa iu intereson per te te kuptu thellësisht cfare ke....... keshtu që pak iu intereson se cfare thua. ndaj edhe te ankohesh s`ia vlen.

Pra vet merr gjerat ne dore, ska arsye te ankohesh....... (parasysh ne perjashtime)
 

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back