Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Nëse Shqipëria ndryshon nesër, a do ktheheshit nga mërgimi?

Të dashur bashkatdhetarë, jemi goxha këtu të emigruar diku nëpër botë.
Hap këtë temë sepse është një pyetje që besoj e mundon shumë nga ne që jetojmë jashtë, sinqerit kam ditë që ja bëj dhe vetes.

E dëgjojmë shpesh me çpo ndodh këto ditë në Shqipëri, nuk e fsheh faktin që zemra mal më bëhet
"Shqipëria po ndryshon"
Por le të supozojmë për një moment se ndodh vërtet. Që nesër zgjohemi dhe gjërat kanë ndryshuar rrënjësisht.

Pyetja ime për ju është: Do të ktheheshit për të vazhduar jetën në Shqipëri? Pse po ose pse jo?

Për ta bërë diskutimin më konkret, po ndaj disa pika për të cilat dua mendimin tuaj:

Çfarë do të thotë "ndryshim" për ju?
Mjafton rritja e pagave? Apo duhet të ndryshojë sistemi shëndetësor, arsimor, drejtësia, korrupsioni? Cilat janë 3 gjërat absolute pa të cilat nuk ktheheni dot?

Jeta familjare
Shumë prej nesh kanë fëmijë që janë rritur jashtë, flasin më mirë gjuhën e huaj, dhe Shqipërinë e njohin vetëm nga pushimet. A do i shkëpusnit nga shkolla/shoqëria për t’i sjellë në Shqipëri? A mendoni se do përshtateshin?

Stabiliteti kundrejt Malli
Jashtë kemi ndërtuar një farë stabiliteti. Dimë sa marrim në fund të muajit, si funksionon sistemi, çfarë të presim. Në Shqipëri ka ende shumë pasiguri. A e mund malli për vendin frikën nga pasiguria?

Unë personalisht jam në dilem. Zemra thotë po, por truri bën llogari. Më mungon familja, deti, gjuha, lagjja. Por më tremb ideja të nis nga zero në një vend ku ende duhet të luftosh për gjërat bazë.

Jam kurioze te dëgjoj historitë tuaja. A njihni dikë që është kthyer vitet e fundit?
 

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back