“nëse ky është Marksizmi, unë nuk jam Marksi”.

Lauri

Anunnak
Karl Marksi, si e keqpërdorën diktatorët teorinë e tij për të legjitimuar mizoritë

Historia e mendimit filozofik i ka të patëdyta rastet kur një dimension i përmasave të tilla siç ishte Karl Marks, të keqkuptohet dhe të keqtrajtohej kësisoj kaq mizorisht. Siç thotë dhe studiuesi amerikan, Hal Draper, Marksi është një nga shume pak filozofë modernë që janë përfaqësuar shumë keq nga mbështetësit si edhe kundërshtuesit, pas vdekjes së tij. Pak kohë para vdekjes së tij Marksi thoshte duke iu drejtuar disa të ashtuquajturve ‘Marksistë’ të cilët mbronin reformat në vend të revolucionit : “nëse ky është Marksizmi, unë nuk jam Marksi”.

Karl-Marks_zps51f7oldn.jpg

Ky “tjetërsim” do të zhduket vetëm kur njerëzit të arrijnë të organizohen lirisht për veten e tyre. Mbetet që analiza e kapitalizmit – “teoria” – është përherë për Marksin veçse një shfaqje e veprimtarisë së tij. Ana tjetër është praxis, puna në shërbim të organizimit politik të proletariatit, pra në shërbim të “njerëzimit”. Në vitet e fundit të jetës, Marksi pati kënaqësinë të vërente se lëvizjet socialiste dhe social-demokrate u bënë një forcë përherë në rritje në Evropë. Nga ana tjetër, është e qartë se ne nuk mund t’i veshim Marksit përgjegjësinë e faktit që, pas revolucionit të vitit 1917, socialdemokracia ruse u bë parti e një shteti autoritar dhe burokratik. Ajo madje u shmang nën diktaturën e Stalinit, drejt një forme jashtëzakonisht të trashë të “marksizmit”, të shndërruar në një lloj kulti të shtetit nën emrin “marksizëm-leninizëm”.

Në të njëjtën mënyrë, kritikët liberalë e kanë akuzuar gjithmonë Marksin se donte të impononte nënshtrimin e individit ndaj “kolektivit”, por asnjë shkrim i Marksit nuk e përligj këtë akuzë.

Marksi mbeti thjesht hegelian, duke e bazuar kritikën e tij të shoqërisë borgjeze mbi idenë e një “humanizmi” që nuk njihte asnjë kontradiktë midis objektivave të çdo individi dhe atyre të shoqërisë, të para në tërësinë e saj. Kjo ide mund të merret fare mirë për një utopi dhe Marksi është përgjegjës për gulagun sovjetik aq sa ishte Rusoi për gijotinën e Terrorit.

Kritika e arsyes së kulluar e Emanuel Kantit lajmëronte një “filozofi praktike” – një etikë – mbi të cilën do të arrinte të hapej. Në mundësinë e një njohjeje shkencore thënia themelore e kësaj etike – “imperativi kategorik” kantian – do të mund të formulohej kështu: Vepro gjithmonë në mënyrë që veprimi yt të ndihmojë për formimin e atij njerëzimi të mësuar, ekzistenca e të cilit duhet të pranojë që më përpara çdo shprehje që kërkon një ndarje të shkencës. Te “Krirtika e së drejtes politike hegeliane”, Karl Marksi flet gjithashtu për një “imperativ kategorik” mbi modelin e atij të Kantit: duhen ” përmbysur të gjitha marrëdhëniet në të cilat njeriu është i poshtëruar, i skllavëruar, fatkeq, i përbuzur”.

Siç e tregon kjo fjali, çështja për Marksin shkon shumë përtej së vërtetës shkencore; fjala është fare mirë për “të nxjerrë njeriun nga gjendja e pakicës për të cilën është vetë përgjegjës”, ashtu siç e kishte shpjeguar Kanti: është fjala për çlirimin, për “emancipimin” e njeriut nga çdo pikëpamje. اlirimi nga shtypja dhe nga mjerimi material është për Marksin kushti “sine qua non” i së vërtetës shkencore, sepse përmirësimi i fatit të njerëzve është i vetmi objektiv i ligjshëm i shkencës. Kjo është vetëm një pikëpamje shkencore, përderisa bëhet fjalë për lumturinë reale – domethënë të provuar nga shqisat – të të gjithë njerëzve, me të cilën duhet të merret shkenca.

Idenë se kuptimi i shkencës mund të jetë vetëm si t’i bëjë njerëzit më të lumtur – e formuluar gjithashtu përafërsisht në të njëjtën mënyrë te pozitivizmi i Ogyst Kontit dhe tek utilitarizmi i Xhon Stjuart Milit – Marksi ia kushton sa studimit të materializmit të Epikurit, aq edhe Ludvig Fojerbahut (1804-1872), kritik i Fridrih Hegelit. Fojerbahu kishte këshilluar në të vërtetë “kthimin përmbys” të dialektikës hegeliane ose më mirë, sipas fjalëve të Marksit, “ta ringrinte mbi këmbët e saj”. Hegeli e bënte “idenë” ose “shpirtin absolut” – që mund të shënohet teologjikisht si shpirti i Zotit – subjekt dhe motor të zhvillimit të historisë, shënjuar nga zhvillimi paralel i vetëdijes njerëzore. Sipas Fojerbahut, përkundrazi, është njeriu konkret, sensual dhe fizik që mëson të ndjehet vetë në histori si “thelb gjenerik” (Gattungtvesen) i pakufizuar, domethënë si qenie shoqërore. Duke rilexuar Fenomenologjinë e shpirtit përmes vizionit të Fojerbahut, Marksi pohoi se aty ndodhet një ide qendrore e fshehur, për t’u marrë plotësisht parasysh: procesi historik i krijimit të njeriut nëpërmjet vetvetes si qenie shoqërore (pra gjithashtu i zgjuar) përmes punës. Nëpërmjet punës së tij, njeriu “njerëzon” natyrën, duke mësuar ta shfrytëzojë për vetë nevojat e tij. Megjithatë, duke bërë këtë, ai “tjetërson” natyrën e tij njerëzore: objektet e punës së tij dhe prodhimet e tyre bëhen për të një natyrë e huaj, “objektive”, dhe vetë ai shndërrohet dukshëm në një “subjekt” shpirtëror. Qëllimi i historisë është ta kthejë përmbys këtë proces të “tjetërsimit” (Entfremdung), që mund të përshkruhet si një “natyralizim i njeriut”, si “të ribërit natyror” i tij. Në vend që natyra të jetë për të një objekt i huaj, ai do të jetojë, si një qenie sensuale, në harmoni me të. Përtej teorisë historike të punës sipas Hegelit, Marksi trajtoi ekonominë politike, në fillim te Dorëshkrimet e 1844, shkruar gjatë emigrimit të tij në Paris. Gjatë qëndrimit atje, ai gjeti një hegelian tjetër gjerman progresist, Fridrih Engelsin (1820-1895). Më 1845, me botimin e studimit të tij Gjendja e klasës punëtore në Angli, Engelsi tregoi se njihte ekonominë politike. Atëherë Marksi dhe Engelsi u bënë miq për jetë. Së bashku, u përfshinë në diskutime me socialistët e parë francezë dhe kërkuan të organizonin politikisht artizanët dhe punëtorët gjermanë që ndodheshin në Paris, pak a shumë në një mërgim të vullnetshëm. Më 1845, ata përpunuan së bashku Die deutsche Ideologie (Ideologjia gjermane), vepër që shtjellonte konceptimin e tyre të historisë, që Engelsi do ta pagëzonte më vonë “materializëm historik”. Vetë Engelsi do të tregonte gjithashtu si “burim gjenial” të këtij materializmi Tezat mbi Fojerbahun të formuluara nga Marksi në fillim të vitit 1845. Ky e cilëson këtu vetë mendimin e filozofisë si praxis, tërësi të praktikave njerëzore kolektive, që synojnë shndërrimin e mjedisit: njeriu nuk shihet si qenie statike, por një qenie (Wesenj që punon, pra domosdoshmërisht shoqërore, përderisa puna është rrënjësisht një praxis shoqëror. Për ta parë punën në shoqëri si diçka që mund dhe duhet ta përfitojnë të gjithë njerëzit, “pikëpamja” e materializmit të ri duhet të jetë “shoqëria njerëzore ose humanizmi shoqëror”. Prej këtej del edhe imperativi kategorik i veprës së famshme Teza e dytë mbi Fojerbahun, për vendosjen e kësaj shoqërie njerëzore: “Deri tani, filozofët nuk kanë bërë gjë tjetër veçse kanë interpretuar botën; çështja është ta shndërrojnë atë”. Filozofia duhet të shërbejë për të ndryshuar botën, pra nuk është bërë e tepërt. Duke na hapur neve sytë, na lejon të kuptojmë se mendimi ecën në rrugë të gabuar, sepse nuk përfshin perspektivën materialiste të njerëzimit. Detyra e filozofisë është gjithashtu, siç e thonë Marksi dhe Engelsi tek Ideologjia gjermane, “kritika e ideologjisë”.

Nga një pikëpamje materialiste, marrëdhëniet shoqërore janë në radhë të parë “marrëdhënie në prodhim”, që vendosen historikisht, pa mundur që individët të zgjedhin. Nëpërmjet ndarjes së punës në marrëdhënie në prodhim ose në forma shoqërore të përcaktuara, zhvillohen “forcat prodhuese” teknike të shoqërisë. Duke filluar nga njëfarë niveli i zhvillimit të këtyre forcave prodhuese, marrëdhëniet në prodhim bëhen pengesë për vazhdimin e zhvillimit. Në këtë çast vetëdija shoqërore hyn në kontradiktë me marrëdhëniet në prodhim dhe prej këtej ajo arrin në “përmbysje” (Umzcalzung).

Shembull historik: kapitalizmi borgjez u zhvillua në një pikë të tillë kur sundimi politik i fisnikërisë së tokave ishte bërë një pengesë për vazhdimin e këtij zhvillimi, kritika e iluministëve sulmoi përparësinë e sklerotizuar të marrëdhënieve të vjetra të prodhimit “feudal” dhe kjo çoi në Revolucionin Francez. Në kohën e Marksit dhe të Engelsit, kritikat u shumëfishuan kundër kapitalizmit dhe shoqërisë borgjeze, për arsye të zhvillimit në gjirin e saj të proletariatit industrial, përçues i marrëdhënieve të reja të prodhimit. Në histori, proletariati u shfaq si klasa e parë, pikëpamja e së cilës nuk qe ajo e një interesi të një klase të veçantë, por ajo e vetë njerëzimit, përderisa nuk ekzistonte asnjë klasë tjetër mbi të cilën mund të mbretërohej. Marksi dhe Engelsi e quajtën “komunizëm” pastaj “socializëm” këtë lëvizje proletare, nëpërmjet së cilës pohohej pikëpamja e njerëzimit. Më 1848 viti i revolucioneve evropiane dhe “i pranverës së popujve”, Marksi dhe Engelsi përpiluan Manifestin e partisë komuniste, që paraqet me fjalë të zjarrta këtë rol historik të proletariatit.

Revolucioni borgjez duhej të shndërrohej në revolucion proletar që do të sillte “shoqërinë pa klasa”. Dështimi i revolucioneve të 1848-s, në të cilët Marksi dhe Engelsi kishin marrë pjesë gjallërisht, e zhytën Marksin dhe familjen e tij në një shtrëngesë të madhe financiare, por ai shënoi gjithashtu dhe fundin e shpresave të mëdha. I nisur përsëri në mërgim, këtë herë në Londër, Marksi iu vu veprës së tij kryesore Kapitali, vëllimi i parë i së cilës u botua vetëm më 1867; dy vëllimet e tjera do të përfundoheshin dhe do të botoheshin nga Engelsi pas vdekjes së Marksit, më 1885 dhe 1894. Paralelisht, ai studioi ekonominë politike që nga Adam Smithi, u interesua shumë për teoritë e Devid Rikardos dhe të Xhon Stjuart Milit.

Kapitali fillon me një analizë të mallit dhe të “natyrës së tij të dyfishtë”. اdo mall është sa një gjë konkrete dhe e dobishme, aq edhe materializim i marrëdhënieve shoqërore. Ai zotëron në të vërtetë një “vlerë shkëmbimi” përgjithësisht të vlefshme, edhe atje ku ai nuk ka “vlerë përdorimi”: në qoftë se unë nuk mund të përdor një mall, mund ta shkëmbej gjithmonë me mallra të tjerë; unë mund, në çdo çast dhe me ndihmën e tij, të mobilizoj punën “e shpenzuar” tek ai, nëse me këtë siguroj në shkëmbim një vlerë tjetër të njëjtë. Vlera e shkëmbimit e shndërron mallin në gjë “ideale”.

Ku idealitet relativ në “objekt material” (Sacke) duket edhe më qartë kur është fjala për paranë – më universalja nga të gjithë mallrat – më shumë se një mall i zakonshëm. Paraja është pushtet shoqëror i përfshirë te një gjë. Në cilësinë e saj si kapital, “malli-para” (Geldzcare) është themeli i çdo sistemi shoqëror. Kapitali tregon vendosjen e një force të punës dhe organizimin dinamik të vetë punës.

Kapitalizmi është një botë e idealizmit ose e “fetishizimit të mallit”, në gjirin e së cilës marrëdhëniet midis njerëzve nuk janë të drejtpërdrejta, por gjithmonë të ndërmjetësuara nga gjërat (Dinge). Njerëzit përdorin gjërat e përgatitura nga njerëzit për të ushtruar pushtetin e tyre mbi njerëzit; dhe meqë ky pushtet është dukshëm i dalë nga gjërat, marrëdhënia shoqërore e pushtetit duket sikur është një marrëdhënie e natyrshme.

Jeta e filozofit dhe idealistit

Karl Marksi u lind më 5 maj 1818 në Treves. Ishte djalë i një avokati hebre që u konvertua së bashku me familjen në luteranizëm më 1824, për të mundur të vazhdonte profesionin e tij. Marksi filloi studimet për drejtësi në Bon më 1835, pastaj i vazhdoi në Berlin më 1836, duke iu drejtuar historisë dhe filozofisë. Më 1841 mbrojti tezën e titulluar Die Differrefiz der devvkrctischen und epikureischen Naturphilosophie (Ndryshimi i filozofisë natyrore te Demokriti dhe tek Epikuri). Forcimi reaksionar i politikës kulturore prusiane, duke i hequr Marksit çdo shpresë për karrierë akademike, e detyroi të punonte, më 1842-1843, si gazetar, pastaj kryeredaktor i Rhernische Zeitung, gazetë liberale e së majtës. Më 1843, u martua me Xheni von Vestfalen – pas shtatë vjet fejese të imponuar nga babai i vajzës së re, armik i asaj që ai e shihte si një martesë të papërshtatshme – dhe u nis me të për në Paris, kur qeveria prusiane urdhëroi mbylljen e gazetës së tij. Në Paris, së bashku me shkrimtarin Arnold Ruge (1802-1880), botoi dy fletoret e Deutsch-Franzosische Jahrbucher (Analet franko-gjermane) – e para përmbledh mes të tjerash Kritik der Hegelschen Rechtsphilosophie (Kritikë e së drejtës politike hegeliane, 1844). Në Paris Marksi mori kontakte me socializmin francez dhe përfaqësuesit e tij, por sidomos me Fridrih Engelsin, me të cilin do ta lidhte deri në vdekje një miqësi dhe një bashkëpunim intelektual. Nën presionin e qeverisë prusiane, ai u dëbua nga Parisi më 1845 dhe u vendos në Bruksel, ku përpiloi, së bashku me Engelsin, dy shkrime: Die Heilige Familie (Familja e shenjtë, 1845) dhe Die Deutsche Ideologie (Ideologjia gjermane), që u botuan të plota vetëm më 1932. Me kërkesë të Lidhjes së Komunistëve të Londrës, Marksi dhe Engelsi përpiluan më 1847 Das kommunistische Manifest (Manifesti i partisë komuniste), botuar në shkurt 1848. I dëbuar nga Brukseli, Marksi u kthye në Këln dhe botoi Neue Rheiinische Zeitung. Pjesëmarrja e tij në ngjarjet e vitit 1848 bëri që të dëbohej përsëri më 1849. Ai u nis me familjen në fillim në Paris, pastaj në Londër, ku do të qëndronte deri në fund të jetës. I mbështetur financiarisht nga Engelsi, Marksi iu fut punimeve të mëdha të ekonomisë politike, që çuan në botimin e Zur Kritik der polztischen Ekonomie (Ndihmesë në kritikën e ekonomisë politike, 1859), pastaj në vëllimin e parë të veprës së tij të madhe të papërfunduar (Kapitali, 1867). Engelsi, që përpiloi dy vëllimet e tjera duke u nisur nga shënimet e Marksit, do t’i botonte ato më 1885 dhe 1894. Më 1865, Marksi dhe Engelsi morën pjesë në Londër në themelimin e Internacionales së Parë (emërtimi i saktë i së cilës është Shoqata Ndërkombëtare e Punëtorëve). Vepra përkujtimore e Marksit mbi Komunën e Parisit, Der Buroerkrieo Frafikreich (Lufta civile në Francë, 1881) pati një jehonë botërore; autori i saj analizonte aty formën e parë të shfaqjes historike të “diktaturës së proletariatit”. Marksi vdiq në Londër më 14 mars 1883 si pasojë e një rrufe të patrajtuar në kohëzgjatje që i rëndoi shëndetin nga një bronshit dhe pneumoni. U varros si një person pa shtetësi më 17 mars 1883 nga të afërm dhe miq.
A-Vataj
 
Titulli: “nëse ky është Marksizmi, unë nuk jam Marksi”.

Komunizmi gjithmone ka qene model apo sistemi qeverises i mire, madje shume me i mire se kapitalizmi, por vetem ne leter.

Ne praktike asnjehere nga asnje vend nuk eshte zbatuar sakte.
 
Aver ke fol si te me lexoje nendimin!
 
Titulli: “nëse ky është Marksizmi, unë nuk jam Marksi”.

Epo Teoria e ata që e vinin në praktik ishin të kundert .
 
Titulli: “nëse ky është Marksizmi, unë nuk jam Marksi”.

Kur isha studente univ ne alb kisha nje proff qe jepte lenden e llogjikes.. nje ex prof marksizmi dhe nrml ishte tmerr i univ. Per te dal mire ne ate provim mu desh te lexoja edhe marksizem. Me kujtohet nje fjali qe besoj sdo harroj kurre qe na kishte dhene te analizonim ne pikpamjen llogjike nder te tjera ( nese vdes nje njeri eshte tragjedi nese vdesin miliona eshte statistike) nuk arrija te kuptoja clloj llogjike duhet te gjeja ne kete fjali i kerkova ndihme babait..
Me buzeqeshi!!
Me pyeti cne e ku e kam lexuar.
Ja shpjegoj ..
Me buzeqeshje te hidhur me thote kjo eshte nje shprehje e leninit ( njeriut te hekurt) qe llogjikisht do te thote : ai qe vdes ai njeshi vuan familja te afermit... tragjedi... kur vritemi mes njeri tjetrit dhe per ideale behesh nje nr ne shumice e nese je nga ato nr qe te vrasin per ide apo ideal sje asgje vetem nje realtivitet ku egzistenca te shkruhet me lavdi po qe se je i atij ideali te rrymes, kohes apo modes ose te shkruhet me boj te zeze e nxin mbi ate familje apo shoqeri qe beje pjese!!
U mendova gjat dhe ne nje seminar i thash pak a shume shpjegimin e babit..
Me cuditi pergjigjia e proff, pasi me degjoj e pasi pa mbiemrin dhe pyti per prejardhjen me tha .. sa mire e njeh lekure e kulakut peshen e idealit ..
Nga kjo fjali mesova nje kryezytet : lenini ishte vetquajtur lenin (pra njeri i hekurt) per vuajtjet e tij , femijerin e palumtur dhe fizikun jo te rregullt (motiv pse sh piktor e pikturonin si anash apo ne profil apo te zymte.. kishte nje dore me te shkurter, pak i shtrember ne fytyr dhe sh i lig njeri i inatosur me boten aq sa detyroj shkenctaret te pohonin me hir e pahir prejardhjen nga majmuni duke i mesuar hapat e pare te mosbesimit ne asgje e mbiaskend..
Kjo teori marksizte me bukurin e saj te paarritshme shpres e njerzve qe skan asgje beri qe te zbraz individet nga historia, nga traditat, nga pamvarsia pasi i zbrazi nisi te ziej gjellen makaber ku te gjith jan shoke e shoqe e njekohesisht sherbetor te "idealit".. duke i hedhur me mjeshteri kripen "force puntore" rigonin " padrejtesi" dhe majdanozin " mbyllje" ne fund vendisi ca kunguj te perzien ate qorbe ne zjarrin e ndezur te rilindesve.. per te nxjerr pas nje gjysem shekulli nje supe te pangrenshme e njerez te uritur qe per te shuar at uri u ben skllever per tu servirur pjatanza padroneve te ri ose ose mbeten aty me gojen e keqe e dhembet e mbyllur aq shtrejt nga periudha e gjate saqe ska kapitalizem tjua hap ate goje te shprehin idet hapur...
 
Kisha kohe pa lexuar nje shkrim aq te gjate, me aq endja ne nje teme historie :)
 
Titulli: “nëse ky është Marksizmi, unë nuk jam Marksi”.

Komunizmi gjithmone ka qene model apo sistemi qeverises i mire, madje shume me i mire se kapitalizmi, por vetem ne leter.

Ne praktike asnjehere nga asnje vend nuk eshte zbatuar sakte.

Kte thoshte dhe profi im, komunizmi eshte utopi, i pamundur te arrihet prandaj praktikohet socializmi, po vetem se i kishte mbetur emri komunizem :)
 
Titulli: “nëse ky është Marksizmi, unë nuk jam Marksi”.

Kte thoshte dhe profi im, komunizmi eshte utopi, i pamundur te arrihet prandaj praktikohet socializmi, po vetem se i kishte mbetur emri komunizem :)

Socializem e komunizem jan si fjala buk... po ka buk misri e buk gruri... e tje e tje.. bije te nenes se kuqe me nuanca te zbehta.. zbehtesi e kokes drejtuse ne vartesi te dashurise per qiellin!!
 
Titulli: “nëse ky është Marksizmi, unë nuk jam Marksi”.

Socializem e komunizem jan si fjala buk... po ka buk misri e buk gruri... e tje e tje.. bije te nenes se kuqe me nuanca te zbehta.. zbehtesi e kokes drejtuse ne vartesi te dashurise per qiellin!!

E pra kur sdo kesh buk misri, nga halli do hash buk gruri pa kshu dhe keta :)
 
Titulli: “nëse ky është Marksizmi, unë nuk jam Marksi”.

Proletare te te gjitha vendeve bashkohuni!

A bashkohen njerezia?! Jo!

Kujtoje se Komunizmi eshte nje shkalle mbi socializmin. A ju kujtohet ju superstruktura shoqerore?:mendim:

Per te arrite deri ne Komunizem thuhej se vyente nje vetdije dhe mentalitet shoqeror qe akoma nuk eshte arrite. E kur te arrihej deri atje ta haje dreqi e ta quajme si te duam. Ne fakt disa vende Evropiane me politikat e tyne sociale veqse kan prek ca ne Komunizem edhe pse se duan :mendim:
 
Titulli: “nëse ky është Marksizmi, unë nuk jam Marksi”.

Karl Marks sban ma nana :)
 
Titulli: “nëse ky është Marksizmi, unë nuk jam Marksi”.

Teoria e Marksit me njeriun e sotshem mbetet puro teori .
Me pelqen ajo shprehja ; Feja eshte opjum per popujt .
Metingelon teper realiste , sidomos per fene islame haaaaaaaa
 
Redaktimi i fundit:

Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top