Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Nëse Jeff Bezos zgjat jetët tona

lg.php


e77aec78-7af7-11ec-bb07-072210d17db2.jpg


lg.php

lg.php
Këta dy vite pandemie, me numërin e llahtarshëm të vdekjeve që po i afrohet 6 milionëve, i kanë përplasur në fytyrë vdekjen një bote që donte ta harronte. Megjithatë jemi bij të qytetërimeve tepër të lashtë, që kanë ditur të ndërtojnë rite, kulte, tradita mbi përfundimin. Për mijëvjeçarë jemi ngushulluar me jetën e përtejme, vetëm në dhjetëvjeçarët e fundit e këtejshmja fitoi, duke fshirë nga përfytyresat tona jo vetëm vdekjen, por edhe pleqërinë, rënien e pashmangëshme.
lg.php
Ja, e pashmangëshme është një mbiemër që Jeff Bezos nuk mund ta durojë. Miliarderi amerikan që me Amazonin ka përdredhur të gjithë zakonet tona të blerjes (duke i vërtetuar postave të gjithë botës që po, pakot mund edhe të arrijnë), nuk është mjaftuar me Tokën tonë të shkretë. E dini që projekte të rëndësishme private të hapësirës mbajnë emrin e tij. Nuk është mjaftuar të fitonte shumë më tepër se një shtet, 81 miliardë vetëm gjatë kësaj pandemie, sa do të mjaftonin për tre doza vaksinash për të gjithë banorët e tokës. Jo, tashmë ka vendosur të investojë 3 miliardë në një sipërmarrje të re që merret me “luftën kundër pleqërisë” dhe “ripërtëritjen qelizore”. Do të zgjasë jetën së paku për 50 vite, sa për të filluar.

Për të mos zhgënjyer ngazëllimin e tij do të ishte mirë që këshilltarët e tij të mos i thonin që pavdekësia është një mit i ndjekur nga Shumerët e mbrapa, duke kaluar përmes Platonit, duke mënjanuar Frankenshtainin dhe duke u ulur mbi portretin e Dorian Gray. Madje do të ishte interesante të dihej se çfarë do të dëshironte të bënte me përfundimet e hamendësuara të një kërkimi kaq të pasur.
Një e milionta e atij fondi do të mjaftonte për të filluar kërkimet mbi sëmundjet e rralla që pak i mbështesin. Besojmë që Bezos recetën e hamendësuar kundër pleqërimit do ta verë në dispozicion të njerëzimit kokëfortë që kundërshton pleqërimin. Jemi të gjithë me të, njeriun e mundësive të pafundme, sepse edhe ne mendojmë se vdekja është një bezdi e padurueshme.
 
Uroj të mos jetë inspiruar nga Benjamin Button. Jo se nuk kemi pleq me mëshikëz insuficiente 🙄
Dhe kur të ketë reçetën, me siguri njerëzit e pasur do fitojnë “pavdekshmërinë”. E padrejtë gjithësesi.
 

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back