Në se ikën,
Mos ma merr buzëqeshjen,
Ajo kaq bukur ka zënë vend tek unë,
Kam frikë, se kur të largohesh,
Do të trishtohet ajo,
Dhe do të më lerë pa gjumë.
Në se ikën,
Largohu me hapa të lehta,
Derën lëre hap, mos e mbyll,
Të mos shqetësohet buzëqeshja,
Të rrijë në pritje, të ardhjes tënde,
Të thotë; mos u fshi pas derës, por hyr!
Kur të kthehesh,
Mos trokit në derë, është e hapur,
Mos u trishto se e gjen të boshatisur,
U mërzit buzëqeshja duke të pritur,
U largua edhe ajo një ditë, pa adresë,
Për të kërkuar ty, apo u ndje e braktisur....
Mos ma merr buzëqeshjen,
Ajo kaq bukur ka zënë vend tek unë,
Kam frikë, se kur të largohesh,
Do të trishtohet ajo,
Dhe do të më lerë pa gjumë.
Në se ikën,
Largohu me hapa të lehta,
Derën lëre hap, mos e mbyll,
Të mos shqetësohet buzëqeshja,
Të rrijë në pritje, të ardhjes tënde,
Të thotë; mos u fshi pas derës, por hyr!
Kur të kthehesh,
Mos trokit në derë, është e hapur,
Mos u trishto se e gjen të boshatisur,
U mërzit buzëqeshja duke të pritur,
U largua edhe ajo një ditë, pa adresë,
Për të kërkuar ty, apo u ndje e braktisur....