Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Nëse ekspozohemi në masë ndaj rrezeve të diellit, mund të jetojmë gjatë

Nëse ekspozohemi në masë ndaj rrezeve të diellit, mund të jetojmë më gjatë. Mesa duket dielli mund të na mbrojë nga disa tipa tumoresh dhe sëmundjesh kardiake.

Të paktën ky është përfundimi i një studimi të sapopublikuar në revistën “Proceedings of the National Academy of Sciences”. Sipas autorëve të studimit, dobia e dritës diellore, tejkalon rrezikun për kancerin e lëkurës. Punimi është kryer nga një grup shkencëtarësh të “Brookhaven National Laboratory” në SHBA, të cilët këmbëngulin në faktin se rrezet Uv stimulojnë prodhimin e vitaminës D, e cila ka veti mbrojtëse ndaj disa sëmundjesh. Për vite me radhë ekspozimi në diell është “inkriminuar” si shkaktar i shfaqjes së kancerit në lëkurë. Ndërsa sot, shkencëtarët kanë përmbysur këtë mendim, duke pretenduar se dielli sjell më tepër dobi sesa dëme për shëndetin e njerëzve. Sipas tyre, kur ekspozohemi në diell lëkura prodhon vitaminë D, që luan një rol të rëndësishëm në mbrojtjen nga një numër i caktuar tumoresh dhe një sërë sëmundjesh të tjera. Studiuesit amerikanë, të koordinuar nga Richard Setlow, një biofizikat i “Brookhaven National Laboratory” dhe ekspert i lidhjeve mes ekspozimit diellor dhe tumorit në lëkurë, kanë treguar se personat që kishin një nivel të lartë të vitaminës D kanë probabilitet më të lartë të mbijetojnë ndaj disa tipash kanceri: i zorrës së trashë, gjirit apo dhe mushkërive. “Ekspozimi i gjatë në diell, mund të çojë në përmirësimin e ecurisë së kancerit, dhe më tepër jep efekte pozitive sesa negative mbi shëndetin”, shton Setlow. Vitamina D, e njohur për vetitë mbrojtëse të kockave, është në gjendje të mbrojë ndaj një gamë të gjerë sëmundjesh dhe është në gjendje të shtojë funksionet imunitarie. “Eshtë gjithmonë e më e dukshme, ka thënë Ed Yong, ekspert i informacionit mbi shëndetin në “Cancer Research UK”, se vitamina D ka disa avantazhe përsa i përket uljes së riskut për shfaqjen e kancerit. Prandaj është e nevojshme të ekspozohemi në diell për të prodhuar një sasi të nevojshme vitamine D. Veçse duhet të shmangen në mënyrë kategorike “teprimi” me diellin dhe diegiet, sepse këto shtojnë riskun për kancerin e lëkurës”. Për të pasur më tepër veti dobiprurëse nga vitamina D, pa shtuar rrezikun për shfaqjen e kancerit në lëkurë, Setlow ka sugjeruar të përdoret një metodë për të filtruar rrezet e diellit, duke lënë “të kalojë” vetëm vitamina D, ose të vazhdohet të përdoren kremra solarë dhe të merren vitaminë D nëpërmjet ushqimeve që e përmbajnë në sasi të madhe si: qumësht, peshk, vaj merluci.

Aida Malaj G.Panorama
 

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back