Neper shpellat sekrete te Karaburunit

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
Aty ku piratët fshihnin mallrat e plaçkitura nëpër betejat e detërave

Nëse dëshironi të mbytni në valët e detit realitetin lodhës dhe të ndiheni të çliruar nga komplikacionet e teknologjisë, ka një vend perfekt ku ju mund të kuptoni se sa e bukur është bota pa dorën e njeriut. Plazhi sekret i Karaburunit. I paprekur nga dora e njeriut, i pa ndotur nga tymi i makinave dhe i pambytur nga betoni, është një labirinth ku eksplorimi është misterioz, por dhe i rrezikshëm. Ky gadishull ndan gjirin detar të Vlorës nga Kanali i Otrantos dhe ka një gjatësi prej rreth 15 km.Nëse nuk doni të stepeni nga mungesa e rrugës për të vajtur deri në Karaburun, plazhet e tij të mahnitshme mund t'i shijoni duke kërkuar transport një-ditor me varkë ose motorë uji. Nisjen mund ta bëni nga cilado pjesë e bregdetit të Radhimës ose Orikumit, portit të Vlorës ose portit të vogël të jahteve që është ngritur në Orikum. Operatorët turistikë të zonës së Vlorës ju ofrojnë ture ditore ku ju mund të merrni me vete gjithçka, ashtu siç mund të bëni kur niseni zakonisht për në piknik. Hotelet e njohura përballë gadishullit ju ofrojnë jo vetëm ekskursione dhe guida, por mund t'ju shoqërojnë deri në Karaburun, apo të vijnë dhe t’ju marrin në një orë të caktuar më parë nga ju. Alberti është njëri prej personave që e bën këtë punë thuajse çdo ditë.

Karaburuni i rrethuar me ushtarë, turistët në pritje

E vetmja mënyrë për të eksploruar shpellat sekrete të Karaburunit, është përmes detit, pasi rruga tokësore “mbahet peng” nga një postbllok ushtarak, çështje e cila ka hapur një konflikt të madh. Spostimi i postbllokut, me qëllim që të krijohet mundësia për të kaluar lirshëm në Parkun Arkeologjik të Orikut apo gadishullin e Karaburunit, sipas banorëve të Dukatit, është një element që privon pa të drejtë banorët dhe turistët nga mrekullitë natyrore. “Turistët habiten, mor vëlla, kur mësojnë se për të shkuar në një park arkeologjik dhe për të bërë plazh në një gadishull, duhet të kalosh përmes një zone ushtarake. Keni kërkuar kaq herë për spostimin e këtij postblloku. E vetmja përgjigje që kemi marrë ka qenë neglizhenca e institucioneve. Kërkesat kanë rënë në vesh të shurdhët. Dhe thonë pastaj që ne nga Dukati kundërshtojmë shtetin... Po shteti ç’mund të thotë kur nuk na përgjigjet ne për asnjë gjë?” shprehet Vasil Bedini, një prej banorëve të zonës, që shpesh shoqëron grupe turistësh.

“Nga deti e kemi të pamundur për t'i shoqëruar vizitorët për në Gadishull për shkak të moratoriumit, por, të paktën nga toka, shteti duhet të marrë masa sa më parë. Spostimi i këtij postblloku ka qenë edhe një prej kërkesave kryesore të banorëve të Dukatit. Në fakt, i gjithë Gadishulli i Karaburunit po qëndron jofunksional pa të drejtë, kur ekzistojnë të gjitha mundësitë që ai të ishte vënë në funksion të turizmit”, vijon më tej Vasili. Të njëjtin mendim me Vasilin ndan dhe kandidati i Alenacës për të Ardhmen, për kryebashkiak i Orikumit, Gëzim اapo. Ai shprehet: “Kjo është një zonë që mbahet peng për interesa të caktuara, që nuk kanë asnjë vlerë ushtarake. As shkolla e Marinës nuk është funksionale, prandaj nuk ka pse të rrijë i bllokuar gjithë ky plazh i mrekullueshëm më rërë (gjë që Orikumit i mungon), pos as Parku Arkeologjik. Unë e njoh mirë zonën, dhe zhvendosja e postbllokut deri tek porta e Ndërmarrjes, afër zonës ushtarakë, është zgjidhje shumë e thjeshtë. Unë premtoj se menjëherë pas marrjes së detyrës, përmes një studimi me specialistë dhe në konsultim të gjerë me komunitetin, do të zhbllokojmë hyrjen në këto vlera turistike të mbajtura peng pa asnjë motiv.”

Vizitorë të shumtë shqiptarë dhe të huaj kërkojnë ta vizitojnë këtë zonë nisur nga informacionet e marra në internet. Për operatorët turistikë, nuk është thjesht e rëndësishme, por edhe jetike. Incidenti i fundit ndodhi me rreth 50 turistë çekë, të cilët kanë ardhur këto ditë enkas që të vizitojnë Parkun Arkeologjik të Orikut. Pasi kanë pritur për më shumë se 1 orë për të hyrë, roja ushtarake i ktheu përgjigje guidës se nuk mund ta vizitojnë parkun. “Jemi të bindur që ata nuk kthehen më në këtë pikë dhe këtë do t'ua thonë edhe të tjerëve. Në këtë mes nuk humbet vetëm biznesi i zonës, por edhe të gjithë operatorët turistikë dhe turizmi ynë kombëtar”, tregon Vasil Bedini i irrituar.

Shpellat sekrete të Karaburunit

Motorët e ujit përpijnë detin duke lënë mbas gjurmën e shkumës së bardhë të ujit. Duke braktisur pallatet dhe hotelet shumëkatëshe, lokalet dhe restorantet e zhurmshme, fitojmë një copëz jetë të pastër nga mëkatet njerëzore. Asnjë grimcë betoni, asnjë mbetje, asnjë tingull, asnjë prerje, asnjë gërryerje.... asgjë që mund të vërtetojë ekzistencën e njeriut në pjesën më perëndimore të Shqipërisë. Dukuria e Karstit ka bërë që në gadishull të ketë shumë shpella. Janë gjithsej 20 të tilla përgjatë gjithë vijës bregdetare dhe Alberi, drejtuesi i motorit, na afron drejt pjesës shkëmbore të gadishullit. “Në gjithë bregun perëndimor të Karaburunit gjen shumë shpella, po më të dëgjuarat janë shpella e Haxhi Aliut, e Dukë Gjonit, shpella pranë gjirit të Ariut, Shpella e Pëllumbave, shpella e Inglizit, Shpella e Thellë, e plot të tjera”, tregon Alberti duke na orientuar me gishtin e tij tregues përgjatë gjithë bregut perëndimor të gadishullit. Sipas tij, shpella më e madhe dhe më e famshmja është ajo e Haxhi Aliut, një nga më të mëdhatë në Shqipëri. Motori ynë hyn në brendësi të saj ngadalë, poshtë një shkëmbi me që ka formën e një kulmi me lartësi 60 m. Errësira na pengon të ecim më tej, prandaj Alberti ndez dy elektrikë të mëdhenj dore që i ka marrë me vete që në fillim të udhëtimit. Shpella ujore ka një thellës prej 40 metrash, dhe nëpër muret e lagështa vihen re shenja bloze dhe gjurmë zjarresh.

Ky objekt natyror, sipas gjeografëve vlonjatë, është shpella më e madhe detare e vendit, me xhepa të shumtë brenda saj. Për eksploruesit e natyrës, në Gadishullin e Karaburunit, ndodhet Shpella e Haxhi Alisë, detarit të njohur të Mesjetës së Vonë, i cili kishte ngritur në këtë shpellë portin për flotën e tij. Ndodhet në Karaburun, midis kepave të Gjuhëzës dhe Golovecit.Sipas legjendës, Shpella dikur është përdorur nga Pirati i njohur i shekullit të XVII-të Haxhi Aliu. Këtu ai strehohej së bashku me anijen dhe njerëzit e tij. Pozicioni i favorshëm i Karaburunit i ofronte këtij pirati mundësinë e plaçkitjes së anijeve napolitane, turke, veneciane, dalmate, etj. Pasi u vra nga venecianët Haxhi Aliu u varros së bashku me të birin në Sazan. Por varret e tyre nuk janë gjendur asnjëherë. Pleqtë tregojnë se Haxhi Aliu ishte një hero deti, ujk i gjallë, që nuk i trembej as kohës së keqe, as përleshjeve me piratët e shumtë, çfarë kishte në kohën e tij nëpër Mesdhe. Thanasi, një prej burrave më të moshuar të zonës, tregon se legjenda e kishe zmadhuar çdo veprim dhe trimëri të tij.

"Deti ishte shtëpi a ime-thotë Haxhi Aliu. Pragu i kësaj shtëpie është toka. Dallgët e detit i kam jastëk për kokë, ato do t`jenë dhe guri i varrit tim". Xha Thanasi nga tregon një legjendë tjetër që tregohet për këtë ujk të detit. Një pirat turk me origjinë algjeriane nga Afrika i dërgon një letër Haxhi Aliut. "Arrnaut, hiqmu nga sytë, hiqmu nga udhët e detit! Unë jam më i fortë se ti. Përndryshe, do t’a rrjep lëkurën tënde dhe do ta bëj pergamen për të shkruar në te syret e kuranit. " Me të marrë letrën Haxhiu ju përgjigj kështu: ..."Kafkën tënde unë do ta bëj kokë për çibukun tim. " Dhe u nis Haxhi Aliu, ngriti velat dhe u ndesh me piratin turk, u hodh në anijen e tij dhe ia vrau çdokënd që i doli përpara. Piratin, që ia kërkonte lëkurën e zuri të gjallë, ia preu veshin me gjithë vath; pastaj atë vath ia nguli në hundë dhe ashtu e tërhiqte zvarrë nëpër kuvertë të anijes.

Një tjetër shpellë e Karaburunit është edhe ajo e quajtur e Inglizit. Gjatë viteve të Luftës së II-të Botërore kur SOE, Drejtoria e Operacioneve të Posaçme me qendër në Kajro, krijoi një bazë detare për misionet e saj që vepronin në Shqipëri për të mbështetur rezistencën antifashiste. “Inglez” është shqiptimi që dukatasit e asaj kohe i bënë fjalës “Anglez”, dhe prej asaj kohe shpella mban këtë emër. “Ato kohë, burrat e krahinës, afroheshin tek kjo guvë e zezë për të rrëmbyer ndonjë rrobë, apo ushqim. Më shumë merrnin plasmas, që e bënin çobanët pelerinë për shi, apo një lloj sheqeri të verdhë, shumë të shijshëm, që tek ne nuk njihej deri në atë kohë,” tregon Alberti, që e drejton motorin e ujit nga një shpellë në tjetrën.
Resurset natyrore
Peizazhi natyror i Karaburunit është një pastërti mahnitëse e papërshkrueshme. Bregdeti tepër i thyer, lëndinat e vogla që zbresin deri poshtë, afër vijës së ujit, gjiret e shumta dhe të fshehura, plazhet e virgjëra, janë disa prej elementëve, që pothuajse nuk i gjen askund tjetër në bregdetin shqiptar. Gadishulli formon një hark të madh e të butë, që i përngjason gishtit të madh të dorës, të shtrirë. Në skajin veriperëndimor të Karaburunit (në turqisht gjuha e zezë), ndodhet Kepi i Gjuhëzës, pika më perëndimore e Shqipërisë. Pjesa perëndimore është shkëmbore dhe e copëzuar vertikalisht, me shpella të çara, gjire e plazhe të vegjël. Alketi na zbulon disa plazhe të vegjël, si ai i Dafinës, bregu i Bitrit, shpella e Panaisë, etj, ku ai lë zakonisht turistët që dëshirojnë të pushojnë në privatësi të plotë. Masivi i Karaburunit, në tërësi, është i varfër në bimësi, por i pasur në kullota. Në pjesën më të ulët dhe më të ngushtë të tij, ndodhet pllaja e Ravenës, një qendër blegtorale e njohur në Jug të vendit, që shfrytëzohet nga banorët e fshatit Dukat për mbarështimin e të imtave.

Nga pikëpamja gjeologjike, masivi i Karaburunit është i përbërë nga gëlqerorë të periudhës së paleogjenit, të cilët janë shfrytëzuar që në lashtësi për prodhimin e mermerit. Cilësia e këtij produkti dallon nga ai i zonave të tjera të Shqipërisë. Mungesa e bimësisë dhe e ujërave sipërfaqësore e kanë bërë gadishullin të pabanueshëm.

Banorët nënujorë

Ata që duan të shtyhen më shumë në aventurë mund të guxojnë të zhyten dhe poshtë detit i pret të botë tjetër ku banorë janë koralet, peshqit, një botë nënujore nga më të pasurat e gjithë bregdetit të Shqipërisë. Barriera koralore e Grykës së Djallit është një habitat koralor, midis Sazanit dhe Karaburunit, në thellësi rreth 10 m. Ata që duan të shtyhen më shumë në aventurë mund të guxojnë të zhyten dhe poshtë detit i pret të botë tjetër ku banorë janë koralet, peshqit, një botë nënujore nga më të pasurat e gjithë bregdetit të Shqipërisë. Pa dyshim që për pajisjet dhe instruksionet për zhytje duhet t'i keni marrë masat paraprakisht. Por nëse nuk doni t'i futeni aventurës së zhytjes, botën e mrekullueshme nënujore mund ta soditni edhe me pajisje të thjeshta si syze uji, tub zhytës etj. Në këtë drejtim mund t'ju ndihmojë edhe shoqata e zhytësve profesionistë "Ekspedita BLU", e cila na ka ofruar edhe një prej fotove për reportazhin tonë.

Histori jo vetëm piratësh, por dhe perandorësh.....

Në skajin veriperëndimor të gadishullit, në kepin e Gjuhëzës, nuk ndodhet vetëm shpella e Haxhi Alisë, por edhe shpella e Gramës, brenda të cilës janë zbuluar mbishkrime të shumta, që përkojnë me periudha të ndryshme të historisë. Gjiri i vogël i Gramës, që ndodhet në pjesën perëndimore të Karaburunit, është një nga surprizat më të veçanta të gadishullit, në pikëpamjen historike. Sipas historianëve, ky vend ka shërbyer që në lashtësi si vendpushimi për anijet. Në muret e shumta të gjirit konstatohen fare lehtë shumë shkrime të gdhendura nga marinarët, përmes të cilave shprehet mirënjohja ndaj Poseidonit, perëndisë së detit. Shkrimet e para i përkasin shekullit IV para Krishtit. Në shkrimet latine, që përkojnë me shekullin I pas Krishtit, gjenden emrat e Mark Antonit e të Pompeut, si dhe vizatime të ndryshme, mes të cilave anije, kryqe, spiranca, mburoja, etj.

Në këtë gji, ndodhet dhe shpella që mban të njëjtin emër, në muret shkëmbore të së cilës dallohen vizatime e shkrime, ku shprehen falenderime për bujarinë e mikpritjen.Nëse nuk kënaqeni thjesht me detin dhe diellin, mund të zgjeroni argëtimin tuaj me kulturë. Gjiri dhe Shpella e Gramës futen disa qindra metra në tokë, me brigje shkëmbore, me faleza, ndoshta dhe me shpella nënujore. Alberti dhe Xha Thanasi tregojnë se është përdorur si vendstrehim i anijeve gjatë furtunave. Këtu ndodhet gurorja e Gramës, ku në antikitet, skllevërit kanë gdhendur emrat dhe shënime të tjera, që përbëjnë mesazhe të rëndësishme për studiuesit. Gjiri më i famshëm i Gramës (Gramatë), që në greqisht do të thotë "shkrime" ndodhet në pjesën perëndimore të Karaburunit. Qysh në periudhën antike këtu ankoroheshin anijet,të cilat dallgët e detit mund ti përplasnin në shkëmbinjtë e gadishullit. Të strehuar këtu udhëtarë të shumtë nga vende të ndryshme të Mesdheut kanë lënë shënimet e tyre, të cilat i kanë gdhendur në faqet e shkëmbinjve.

Mbishkrimet më të vjetra nisin që nga shekulli i III-të p.k., dhe vazhdojnë gjatë periudhave të mëvonshme, duke shkuar deri në shekullin e XIX. Mbishkrimet e para ju kushtohen perëndive dhe janë lutje për shpëtim nga furtuna në det. Xha Thanasi veçon si më interesant një mbishkrim i vitit 1396, i cili tregon se gjatë udhëtimit të tij për në Francë u strehua nga stuhia në Gramata, vetë Perandori Bizantin Joani i V-të Paleolog. “Mbishkrimet janë në gjuhën e vjetër greke, latine dhe Bizantine.

Në shumë vende, afër shkrimeve ka dhe vizatime, e shenja simbolike, që nuk kuptohen nga vizitorë të zakontë,” shprehet xha Thanasi. Studimi i mbishkrimeve të Gramatës ka tërhequr vëmendjen e studiuesve. Nga arkeologë e historianë mund të përmendim Leon Hezein, Paolo Sestierin, Karl Paçin, Hamondin, etj. Ndërkohë që ishte i pari humanisti Italian, Kiriaku i Ankonës i cili u befasua me mbishkrimet e Gramatës, pas vizitës që bëri këtu në vitin 1435. Gjatë eksplorimit të tij arkeologjik, të bërë në Shqipëri, ai la në shënimet e tij punimet e para të mirëfillta të kësaj disipline shkencore.

Një ditë e tërë e kaluar krejtësisht të shkëputur nga bota, ku shoqëri ju bëjnë vetëm dielli, deti, zhurma e valëve që përplasen në shkëmbinj apo shushurima që takon rërën e ashpër e të bardhë ku thyhen rrezet e diellit. Pyetje vetvetes: A vlen vërtet kaq shumë revolucioni teknologjik? /to
 
Pe: Neper shpellat sekrete te Karaburunit

6355618.jpg
image-5F07_4C7521AF.jpg

attachment.jpg
 

Attachments

  • attachment.jpg
    attachment.jpg
    44.4 KB · Shikime: 0
Pe: Neper shpellat sekrete te Karaburunit

K nje histori te bukur dhe interesante ja vlen per ta lexuar gjithmon e me shum me plqen historia sepse bernda saj mbart gjera me vler te madhe :):) bravo zina per kte siper :)
 
Titulli: Neper shpellat sekrete te Karaburunit

To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.

Nje dokumentar i LineaBlu - RaiUno: Karaburuni - Gadishulli i virgjer i Shqiperise dhe Vlores, nje parajse shqiptare.
 
Titulli: Neper shpellat sekrete te Karaburunit

To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.
 
Redaktimi i fundit:
Titulli: Karaburuni ose “Hunda e zezë” - gadishulli i vetëm i Shqipërisë

Ilirjan Gjika

Një përshkrim historik për bukuritë e brigjeve më shkëmbore të Vlorës

gent_mati_travel_magazine_98541798d964da90defffa46da2fe107.jpg

اdo verë në shpatet e gadishullit të vetëm të Shqipërisë shikon zjarre, të cilat i ndezin barinjtë e Dukatit për ti kthyer ato në kullota për bagëtitë e tyre. Kështu vazhdon ky proçes i vjetër i shkatërrimit të pyjeve në Karaburun, i cili u ndërpre vetëm gjatë viteve të komunizmit kur ky gadishull, Sazani, dhe rajoni përreth, u shpallën zona ushtarake, të “denja” për emërtimin që i kish vënë Enver Hoxha si: “ اelësi i Otrantos”.

Ndërkohë që vetëm 5000 lekë kushton një udhëtim nga Vlora në Karaburun. Mjafton një skaf turistik për të shkuar, ku plazhet e mrekullueshme dhe natyra e virgjër të bëjnë të harrosh realitetin i cili nga vjen.



Karaburuni është gadishulli më i madh që ndodhet në territorin e Republikës së Shqipërisë. I shtrirë në pjesën jug-perëndimore të vendit ai ndodhet midis gjirit të Vlorës dhe detit Jon. Me një gjatësi prej 16 km, Karaburuni shërben si kufiri ndarës midis deteve Adriatik dhe Jon. Peisazhi i çuditshëm i tij ofron forma nga më të ndryshmet si: gjire të vegjël, pllaja, shpella karstike, kepe, plazhe, shpate të zhveshur, maja malesh, etj. Në morinë e tyre mund të përmendim gjiret me emra të çuditshëm si ai i Ariut, Dafinës, Raguzës së parë, Raguzës së dytë, Ravenës, Shën Janit, Shën Vasilit,etj.

Interesant është edhe relievi i këtij gadishulli, i cili në të gjithë gjerësinë prej 4.5 km paraqitet me format e të larmishme të relievit. E çuditshme është se ai vjen duke pësuar një ngritje nga skajet drejt qendrës. Maja më e lartë e bllokut malor të Karaburunit është Koreta me lartësi 826m, ndërsa përballë saj në vijë të drejtë ndodhet maja tjetër, ajo e Ilqes me lartësi 733 m. Midis tyre ndodhet pllaja karstike e Ravenës me lartësi që varion nga 200 deri në 300 m, në lartësinë e të cilës, dikur sovjetikët mendonin të instalonin raketat e tyre.

Studimet gjeografike e klasifikojnë Karaburunin si pjesë të zonës tektonike të Sazanit. Së bashku formacionet e tyre gjeologjike përbëhen nga gëlqerorë të Kretakut, Paleogjenit dhe mergele të Miocenit. Kjo gjë shpjegon edhe dukurinë aq të përhapur të ‘’Karstit’’, e cila e bën gadishullin të pabanueshëm për shkak të mungesës së ujit të pijshëm. Në Karaburun evolucioni natyror ka krijuar një sërë kepesh, si ai i Gallovecit, Gjuhëzës, etj. Pikërisht kepi i Gjuhëzës që ndodhet në veri-perëndim të tij përbën edhe pikën më perëndimore të Shqipërisë, nga ku nis edhe kanali iOtrantos.

Ashtu siç e theksuam edhe më sipër, përhapja e dukurisë gjeografike të tretjes së gurit gëlqeror nga ujërat rrjedhëse ( karstit ), ka bërë që në gadishull të zhvillohet dukuria e shpellave. Janë gjithsej 20 të tilla, përgjatë gjithë vijës bregdetare nga ku mund të përmendim shpellën e Haxhi Aliut, atë të Dukë Gjonit, shpellën e gjirit të Ariut, shpellën e pëllumbave, shpellën e Inglizit, shpellën e Thellë, etj.

Por më e madhja dhe më interesantja nga shpellat e Karaburunit është ajo e Haxhi Aliut, të cilën studjuesi i mirënjohur Moikom Zeqo e konsideron “si një nga më të mëdhatë dhë më të bukurat në Shqipëri”. Ndërsa e shikon me vëmendje të duket se shpella ka formën e një kulmi me lartësi 60 m dhe thellësi 40 m. Brenda saj ndodhet një liqen i vogël, ndërsa në mure vihen re shenja bloze, dhe gjurmë zjarresh, fakt që dëshmon se shpella ka qenë e banuar në të kaluarën.

Sipas legjendës shpella dikur është përdorur nga pirati i njohur i shekullit të XVII-të, Haxhi Ali Ulqinaku. Këtu ai strehohej së bashku me anijen dhe njerëzit e tij. Pozicioni i favorshëm i Karaburunit i ofronte këtij pirati mundësinë e plaçkitjeve të anijeve napolitane, turke, veneciane, apo dalmate. Në folklorin popullor ekziston edhe një këngë për këtë pirat të famshëm, ku midis të tjerave thuhet:

Haxhi Alia me të birin

porsi mbreti me vezirin…

Te Liketa, te Sazana,

اpo luftojnë dy tartana!



Pasi u vra nga venecianët në rrethana të panjohura Haxhi Aliu u varros së bashku me të birin në Sazan, megjithëse varret e tyre nuk janë gjendur asnjëherë.

Një tjetër shpellë e Karaburunit është edhe ajo që quhet e ‘’Inglizit’’. E mori këtë emër gjatë viteve të Luftës së Dyrë Botërore, kur SOE, Drejtoria e Operacioneve të Posaçme me qendër në Kajro, krijoi një bazë detare për misionet e saj që vepronin në Shqipëri për të mbështetur rezistencën antifashiste. E quajtur Seavieë (riviera,) ajo shërbeu për misione të ndryshme në këtë rajon që nuk kontrollohej nga gjermanët. Në Karaburun midis gjireve të shumtë të bie në sy edhe ai i Gramatës. Gramata në greqisht do të thotë “shkrime”. Me këtë emër njihet ky gji i vogël qe ndodhet në pjesën perëndimore të tij. Qysh në periudhën antike këtu ankoroheshin anijet, të cilat dallgët e detit mund ti përplasnin në shkëmbinjtë e gadishullit. Të strehuar këtu, udhëtarë të shumtë nga vende të ndryshme të mesdheut kanë lënë shënimet e tyre, të cilat i kanë gdhendur në faqet e shkëmbinjve, që janë përdorur edhe si gurore. Mbishkrimet më të vjetra nisin që nga shekulli i III-të pk., dhe vazhdojnë gjatë periudhave të mëvonshme, duke shkuar deri në shekullin e XIX. Mbishkrimet e para ju kushtohen perëndive dhe janë lutje për shpëtim nga furtuna në det. Ndërsa në të tjera mbishkrime përmendet figura historike të Romës si Pompeu, Dolabela, Mark Antoni apo Konsulli Tit Statit Tauri. Ndërkohë që interes paraqet edhe një mbishkrim i vitit 1396, i cili tregon se gjatë udhëtimit të tij për në Francë u strehua nga stuhia në Gramata, vetë Perandori Bizantin Joani i V-të Paleolog.

Mbishkrimet janë bërë kryesisht në gjuhën antike greke, latine, dhe greqishten Bizantine. Shpesh herë ato shoqërohen edhe me vizatime të ndryshme dhe simbole nga më të larmishmet.

Studimi i mbishkrimeve të Gramatës ka tërhequr vëmendjen e studjuesve qysh herët. Ato janë vizituar nga arkeologë e historianë, ku mund të përmendim Leon Hezein, Paolo Sestierin, Karl Paçin, Hamondin, etj.

Ndërkohë që pari ishte humanisti Italian, اiriaku i Ankonës i cili u befasua me mbishkrimet e Gramatës, pas vizitës që bëri këtu në vitin 1435.

Në periudhën antike një nga burimet e mira të të ardhurave të Orikut, qytetit që u themelua në rrëzë të gadishullit vinte nga shfrytëzimi i guroreve të shumta të Karaburunit, që kontrolloheshin prej tij. Rëndësia e guroreve solli rivalitet midis Polisit të Apolonisë dhe Koinonit të Amantëve, i cili shtrihej në kufi me Orikun. Në shekullin e II-pk, ndodhi edhe ndeshja finale, ku Apoloniatët e thyen qytetin amant të Thronit dhe vunë nën kontroll Orikun. Për rëndësinë e tij strategjike ky qytet do të jetë dëshmitar i shumë operacioneve ushtarake të zhvillua në kohë të ndryshme nga epirotët, ilirët, maqedonasit dhe romakët. Për tu përmendur ndër to janë luftimet midis اezarit dhe forcave të Pompeut gjatë luftës civile të vitit 48 pk. Kështu në 5 Janar të vitit 48 pk., اezari u nis me shtatë legjione nga Brindizi dhe zbarkoi pa probleme ne Palasë, duke ju shmangur flotës së Pompeut, e cila ishte më superiore në numër dhe kontrollonte bregdetin e Adriatikut që nga Lisi deri në Karaburun. Pasi iu ngjit Llogarasë ku dhe sot ruhet emri Qafa e اezarit, strategu romak pushtoi pa luftë Orikun dhe iu drejtua Apolonisë.

Interesante është për lexuesin përshkrimi që i bën اezari dorëzimit të qytetit në librin e tij Lufta Civile, ku midis të tjerave thotë: “اezari zbarkoi ushtrinë po atë ditë u nis për në Orik. Këtu Luç Torkuati që sundonte në qytet me urdhër të Pompeut mbylli portat dhe u mat të mbronte qytetin, duke urdhëruar grekët të hipnin në mure, dhe të rroknin armët. Por këta nuk donin të luftonin kundër Romës, bile qytetarët përpiqeshin të pranonin اezarin vullnetarisht. Atëherë Torkuati çeli portat dhe u dorëzua tek اezari me gjithë qytet”.

Kështu në mesjetën e mesme në vitin 1081 nën drejtimin e udhëheqësit norman Robert Guiskardit, nisi fushata e parë e shteteve latine (perëndimore) ndaj territoreve shqiptare, që ishin pjesë e Perandorisë Bizantine. Tokat shqiptare shiheshin prej normanëve si “urë” kalimi për ekspansionin e tyre drejt Ballkanit. Në vijim të kësaj politike në pranverën e vitit 1081 ushtritë normane të komanduara nga Robert Guiskardi dhe i biri i tij, Boemundi zbarkuan në bregdetin shqiptar, duke pushtuar njëra pas tjetrës territorin e Vlorës, Kaninës, Orikumit, Bylisit (Gllavinicës), Butrintit, etj.

E bija e Perandorit Bizantin Aleks Komnenit, historiania Ana Komnena në librin e saj “Aleksiada”, na jep këtë dëshmi interesante mbi sulmin norman në Vlorë. “Boemundi pushtoi Kaninën, Jerihon (Orikumin) dhe krahinën përreth. Më pas ai u nis në Butrint ku takoi të atin. Dhe kur të dy u nisën drejt Durrësit, Boemundi me tokë dhe Roberti me det, në vëndin e quajtur Gjuhë (Karaburun), stuhia e goditi keq flotën normane. Pas kësaj Guiskardi u strehua në Gllavinicë ku qëndroi shtatë ditë dhe pasi priti përforcimet u nis drejt Durrësit”.

Pikërisht kjo dëshmi historike nxiti qysh në vitin 1986 Moikom Zeqon, një nga njerëzit më aktivë në kërkimet nënujore në Shqipëri për të hedhur hipotezën: A do gjendet vallë anija e Princit Boemund Guiskardit në Karaburun? Megjithëse gjirin e Dafinës dhe atë të Ariut, Zeqo i ka konsideruar si “Muze të begatshëm të relikeve antike e mesjetare”, ku janë gjetur me qindra anfora, enë, spiranca e objekte të natyrave të ndryshme që i përkasin periudhës së antikitetit dhe mesjetës.

Fare pranë Karaburunit ndodhet edhe ishulli i Sazanit i vetmi ishull i madh i Shqipërisëi, me një sipërfaqe prej 5.5 km2. I ndodhur në hyrje të gjirit të Vlorës, vetëm 16 km larg kësaj të fundit, ai ndahet nga Karaburuni prej ngushticës së Mezokanalit, 4.8 km e gjerë. Ndërsa largësia e tij nga kepi i triportit është 8.5 km. I përbërë nga dy kodra pothuaj “binjake”, Sazani ka një lartësi maksimale prej 342 m, dhe një vije bregdetare të lartë e shkëmbore, të pasur me gjire të vegjël. Më i rëndësishmi ndër ta është ai i Shën Kollit, ku ndodhet edhe porti ushtarak i Sazanit. Ky ishull ka edhe një të kaluar historike interesante dhe të pasur me dëshmi e ngjarje nga më të ndryshmet.

Në antikitet autorët grekë dhe romakë e quanin me emrin Sason. Njëri prej tyre Ptolemeu jep edhe koordinatat e tij gjeografike prej 44o51’. Kurse Plini e përmend ishulllin si qendër piratësh. Si pjesë e Perandorisë Romake e më vonë asaj Bizantine Sazani nuk do të ketë ndonjë rëndësi të madhe. Ndërsa gjatë mesjetës do të bjerë nën sundimin e Venedikut. Në shekullin e XV ai do të pushtohet nga turqit, të cilët në vitin 1815 kur do t’ja dorëzonin atë Anglisë, që e mbajti deri në vitin 1864, vit kur Mbretëria e Bashkuar do t’ja kalojë Greqisë

Konferenca e Ambasadorëve në vitin 1913 mori vendimin që t’ja dorëzonte Sazanin shtetit të sapokrijuar Shqiptar. Gjatë viteve të Luftës së Parë Botërore pikërisht në vitin 1915 ishulli u pushtua nga Italia, e cila e mbajti atë deri në 8 Shtator të vitit 1943, kur Sazani u pushtua nga Gjermanët, të cilët u larguan që aty në 14 Tetor 1944. Që prej kësaj kohe e deri tani Sazani është pjesë e pandarë e shtetit Shqiptar, i cili e përdori atë vetëm për qëllime ushtarake.

Gjatë viteve të komunizmit këtu u ngrit një bazë ushtarake detare dhe një qytezë ku banonin familjet e ushtarakëve. Ato u larguan nga ishulli kur baza u braktis në vitin 1992 nga ushtria shqiptare, e cila më vonë e vuri Sazanin në dispozicion të Natos.

Interesant është fakti se Sazani ka qenë dikur i banuar. Kjo dëshmohet gjatë zbarkimit të flotës veneciane në Vlorë në 26 Shtator 1690, ku banorët e fshatit Shën Koll të Sazanit të quajtur kryezinj u bashkuan me venedikasit.

Fakt interesant është se në Sazan rritet edhe një lloj lepuri i egër, i cili u soll në ishull midis dy luftërave botërore nga italianët. I quajtur lepuri i gropave, për shkak të relievit karstik të ishullit ai ka ardhur duke u shtuar dhe është bërë i lakmushëm nga gjuetarët për mishin dhe gëzofin e tij.

Këto resurse natyrore dhe turistike ofron gadishulli që së bashku me Sazanin dhe bregun përballë formojnë fjirin e Vlorës, një nga më piktoreskët e Shqipërisë dhe pse jo dhe të Mesdheut.

albtravel
 
Titulli: Neper shpellat sekrete te Karaburunit

To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.
 
Titulli: Neper shpellat sekrete te Karaburunit

[video=youtube;JhJvSx-OqSQ]http://www.youtube.com/watch?v=JhJvSx-OqSQ&feature=player_embedded#at=93[/video]
 
Redaktimi i fundit:

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top