Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Nëntë qytete alternative për një udhëtim me kosto të ulët FOTO

Nëntë qytete alternative për një udhëtim me kosto të ulët (FOTO)

Nga qyteti anglez Bristol në Rethymno të Kretës. Dhe Olomouc, në Republikën اeke, është një ndër më të përshtatshmit

Duke arkivuar pushimet verore dhe duke pritur pushimet e ardhshme të Krishtlindjeve, shumë njerëz po luftojnë me planifikimin e udhëtimit tjetër, e ku ka më mirë sesa me një buxhet të kufizuar. Ja disa këshilla. Për të ndihmuar udhëtarët në dilemën e zgjedhjes së destinacionit ideal, platforma digjitale momondo ka analizuar të dhënat e saj dhe ka përpiluar një listë të nëntë qyteteve interesante, të bukura, të gjalla dhe mbi të gjitha alternative për metropolet e mëdha europiane, të afta për të ofruar një eksperiencë unike udhëtimi, në një atmosferë më të relaksuar dhe me çmime të reduktuara ndjeshëm, duke kursyer deri në 34% në strehim.

bri-1-1.jpg


bri-7.jpg


bri-2.jpg


Bristol dhe Utrecht – Kontinenti i Vjetër është i mbushur me perla të vogla, të pasura me histori, kulturë dhe shije për të zbuluar, të afta për të pushtuar edhe udhëtarët më kërkues. Por, cilat prej tyre duhet të zgjedhim për të kursyer sa më shumë para? Sipas analizës së momondo në Mbretërinë e Bashkuar dhe Holandë qytetet më të përshtatshme janë respektivisht Bristol dhe Utrecht, të cilat lejojnë kursime prej 20 dhe 25 për qind në krahasim me Londrën dhe Amsterdamin më të popullarizuar. Bristol është pa dyshim interesant, me vende që variojnë nga modernizmi i Republikës Popullore të Stokes Croft në historikun e Urës Clifton. Ndërsa, ata që duan bukurinë e qyteteve në kanale, Utrecht është një konkurrent i denjë i kryeqytetit holandez, si për plazhet e qytetit ku mund të shijoni një pije, ashtu edhe për qytetin interesant të vjetër, i cili ju lejon të zhyteni në të kaluarën e tij përmes kullës së gotike Dom dhe rrethit të muzeve.

Më e leverdishmja në Republikën اeke
– Destinacioni alternativ me të vërtetë i arritshëm për çdo buxhet është Olomouc – në Moravia, Republika اeke – me një mesatare prej vetëm 53 € për një natë për qëndrimin në hotel. Ky qytet ofron vepra arkitektonike spektakolare dhe gjithë gjallërinë e një qyteti universitar, së bashku me disa bare dhe birrari të vogla artizanale.

Qytete të tjera të bukura dhe ekonomike – Së fundi, destinacionet europiane, ku mund të kurseni më shumë para në krahasim me “motrat” më të famshme janë Trogir në Kroaci, pranë Splitit, Nantes francez dhe Sevilja spanjolle, të cilat krahasuar me Dubrovnikun, Parisin dhe Barcelonën ofrojnë norma mesatare hoteliere përkatësisht 34%, 32% dhe 30% më të ulët. Por është edhe qyteti i lavdishëm i Leipzigut në Gjermani, Evora në Portugali dhe për ata që e duan Kretën këtu është Retimo (Rethymno), po aq e bukur dhe intriguese sa Chania e famshme.

16 tetor 2018 (gazeta-Shqip.com)
 

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back