Nënshkruhet marrëveshja për pensionet me Belgjikën, përfitojnë 35 mijë emigrantë..

Love

βeℓℓe â๓e
Nënshkruhet marrëveshja për pensionet me Belgjikën, përfitojnë 35 mijë emigrantë shqiptarë

Ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Erion Veliaj, dhe zëvendëskryeministrja dhe ministrja e اështjeve Sociale dhe Shëndetit Publik, Laurette Onkelinx, nënshkruan në Bruksel marrëveshjen dypalëshe mbi mbrojtjen sociale, e cila mundëson transferimin e pensioneve për 35 mijë emigrantë shqiptarë.

Kjo marrëveshje u jep mundësi emigrantëve shqiptarë të tërheqin me vete edhe kontributet e pensioneve që kanë depozituar në shtetin belg nëse vendosin të kthehen në Shqipëri, ose anasjelltas.

“Belgjika është vendi i parë i BE-së me të cilin nënshkruam marrëveshjen e pensioneve, ndërsa po negociojmë fort me vendet e tjera. Nënshkrimin e marrëveshjeve dypalëshe në fushën e mbrojtjes sociale me të gjitha vendet e rajonit dhe ato anëtare të BE-së, është një hap shumë i rëndësishëm dhe i përpjekjeve tona për integrimin Evropian. Kujdesi për reformimin, zhvillimin dhe konsolidimin e sistemit të mbrojtjes sociale në Shqipëri ka qenë dhe mbetet në qendër të vëmendjes së qeverisë”, u shpreh Veliaj pas nënshkrimit të marrëveshjes.

Sipas Veliajt, qeveria shqiptare i konsideron shumë të rëndësishme politikat e mbrojtjes sociale, pasi ato përbëjnë një peshë të konsiderueshme me rreth 25% të buxhetit të shtetit, por gjithashtu realizojnë misionin e lartë dhe fisnik duke i shërbyer më shumë se gjysmës të popullsisë së vendit, kryesisht njerëzve të moshës së tretë, invalidëve, të paaftëve dhe kategorive të tjera vulnerabël e në nevojë.

“Reformimi i sistemit të mbrojtjes sociale, sigurimeve shoqërore dhe sistemit shëndetësor janë prioritet për qeverinë”, nënvizoi Veliaj.

Aktualisht, Shqipëria ka marrëveshje për mbrojtjen sociale me Turqinë, e cila është në zbatim, ndërkohë janë në proces negociimi marrëveshjet dypalëshe me Hungarinë, Rumaninë, Maqedoninë, Republikën اeke, me qeverinë e Luksemburgut dhe me Kanadanë.
Tema
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top