Nënshkruani peticionin kundër politikës diskriminuese evropiane të vizave

Të gjithë ata që duan të nënshkruajnë peticionin e nisur kundër politikës diskriminuese evropiane për liberalizim të vizave, që përjashton shqiptarët dhe boshnjakët, mund ta bëjnë këtë në adresën: [email protected]. Kjo adresë e-mail-i është e mbrojtur nga spam bots, duhet të aktivizoni Java skriptet për të parë atë Kjo adresë e-mail-i është e mbrojtur nga spam bots, duhet të aktivizoni Java skriptet për të parë atë Nënshkrimet më pas do të dërgohen tutje tek organizatorët e peticionit, nismëtarë të të cilit janë ish-përfaqësuesi i bashkësisë ndërkombëtare në Bosnjë, Christian Schwarz-Schilling, dhe personalitete të tjera të njohura politike e shoqërore evropiane. Peticioni kërkon që Komisioni Evropian të heqë dorë nga politika e liberalizimit të vizave që diskriminon viktimat e luftërave në ish- Jugosllavi – myslimanët e Bosnjës dhe shqiptarët e Kosovës, duke ua mohuar atyre udhëtimin e lirë në zonën e Shengenit, sikur që së fundi rekomandon t’u mundësohet qytetarëve të Maqedonisë, Malit të Zi dhe Serbisë. Për më tepër, peticioni insiston se përfitues nga politika e tillë diskriminuese e Brukselit do të jenë edhe serbët dhe kroatët e Bosnjës, sikur edhe serbët në Kosovë, duke e bërë kështu përkatësinë etnike kriter kryesor për vendosjen se kush mund të udhëtojë në zonën e Shengenit pa vizë e kush jo. Grupi Koha në marrëveshje me organizatorët e hap këtë adresë, e cila do të vlejë për të gjithë qytetarët e Kosovës, por edhe për ata që jetojnë jashtë vendit. Pra, nëse pajtoheni se rekomandimet e Komisionit Evropian që t’u hiqen vizat Maqedonisë, Malit të Zi dhe Serbisë, por jo edhe shqiptarëve të Kosovës dhe boshnjakëve të Bosnjës, janë të padrejta, dërgojeni një e-mail në adresën [email protected] adresë e-mail-i është e mbrojtur nga spam bots, duhet të aktivizoni Java skriptet për të parë atë Kjo adresë e-mail-i është e mbrojtur nga spam bots, duhet të aktivizoni Java skriptet për të parë atë dhe emri juaj do t’u bashkohet nënshkruesve të këtij peticioni që do t’u dorëzohet institucioneve më të rëndësishme të Bashkimit Evropian, dhe që tashmë është nënshkruar nga shumë politikanë dhe personalitete nga mbarë Evropa, përfshirë aty edhe anëtarë të Parlamentit Evropian, gazetarë dhe aktivistë të ndryshëm që kanë punuar me vite të tëra në rajonin e Ballkanit.

no-visa-300x218.jpg

Shkruani një e-mail me shënimet tuaja personale: emri, mbiemri, profesioni, qyteti dhe shteti ku jetoni - dhe dërgojeni këtë porosi në adresën: [email protected] adresë e-mail-i është e mbrojtur nga spam bots, duhet të aktivizoni Java skriptet për të parë atë Kjo adresë e-mail-i është e mbrojtur nga spam bots, duhet të aktivizoni Java skriptet për të parë atë Nënshkrimi juaj shton presionin. [email protected].
 
Redaktimi i fundit:
te kisha arme berthamore do tja kisha treguar qefin evrojevgjeve.
 
Tani te fillojme dhe ti lypim vizat me peticione.....Na i kane borxh vizat ???Te vendosin 5 pika nuk realizon asnje perse duhet te na japin ??? se jemi te bukur ???
 
Nje nga Burreli quan europian jevgj, nje nga Burreli eshte racist ndaj europianeve. Cudirat nuk kane kurre te mbaruar.

Po ç'jane keto peticione, kur kemi 17 vjet qe nuk arrijme te organizojme zgjedhje te ndershme. Kemi 20 vjet qe jemi ne tranzicion. Do te mjaftonin vetem gjysma e parave qe shpenzohen per fushata elektorale allamerikana, qe te pajiseshim me pasaporta biometrike. Do te ishte me mire te shkojme dhe protestojme para qeverise apo edhe parlamentit se sa te bejme peticione atyre qe nuk na kane faj per politikanet tone skadent.
Nuk na ka faj Barrozo por Berisha, nuk na ka faj Solana por Basha, nuk na ka faj Europa por Shqiperia. Nuk ka asnje deskriminacion.
 
Me tregoni ju ca paskan me shume Serbia dhe Maqedonia me shume sesa ne ose me pak?
Mendoni se ska korrupcion atje??
Ua them une, neve jemi getoizuar vetem se jemi SHQIPTARE, dhe per asgje tjeter.
 
jevg nuk te ben vetem lekura por dhe sjellja,,

sjellja qe po ben europa me shqiptaret eshte me shum se jevgjite, madje nga ato jevgjit pa moral.

nuk i ka fajet Basha e Berisha,, por qytetaria e skurvizhvilluar e cmendur e europes qe e duan shqiperine fabrike droge sepse duan ta thithin ate te shkrete .
 
Me tregoni ju ca paskan me shume Serbia dhe Maqedonia me shume sesa ne ose me pak?
Mendoni se ska korrupcion atje??
Ua them une, neve jemi getoizuar vetem se jemi SHQIPTARE, dhe per asgje tjeter.

Ju jeni ne vete kur e beni kyte pyetje apo jo? Serbia kur ne kishim Turqine ne trojet tona rreth viteve 1700 ndertonte universitetin e pare. Ka nje ekonomi te vertete dhe jo nje flluske sapuni si ajo e jona. Ka nje infrastrukture qe neve do te na duhen edhe 30 vjet qe te arrijm. Rruge ura, spitale, qytete moderne. Nuk ka problemin e pasaportava biometrike qe per ne jane bere sikur te shkojme ne hene.
Eshte nje shtet i vertete!
Politikanet nuk i ka te korruptuar si keta qe kemi ne.

wow :eek:hh::eek:hh::eek:hh: me fal atehere rrofte Serbia!
:espuls:

Skam kohe te merrem me ty, nese do ta lexosh temen mire nese jo tung.
 
Jemi bere Shqiptaret si Don Kishoti i Servantes qe shikonte kudo armiq por kurre armikun me te madh qe ishte vetja e tij dhe ne Shqiptaret na i kane fajet Europianet se nuk na hapin dyert kur ne sja hapim njeri tjetrit.......Me duket se duhet filluar te ndergjegjsohemi si popull..........
 
wow :eek:hh::eek:hh::eek:hh: me fal atehere rrofte Serbia!
:espuls:

Skam kohe te merrem me ty, nese do ta lexosh temen mire nese jo tung.

Askush nuk eshte me i padurueshem se sa nje hipokrit. Une nuk them rrofte askush, pervec per veten time personale, por nuk mund te fusim koken nen rere si Struci dhe t'i quajme te gjithe tradhtare dhe armiq. Europen, njezit qe thone te verteten, dhe mos te dalim me parrullen e Enver Hoxhes " o me ne o kunder nesh". Une as nuk jam me ju dhe as nuk jam kunder jush, por jemi shume me pak te zhvilluar se Serbia. Dhe heren tjeter thuaje nje tjetri, rrofte serbia.OK.
 
Me tregoni ju ca paskan me shume Serbia dhe Maqedonia me shume sesa ne ose me pak?
Mendoni se ska korrupcion atje??
Ua them une, neve jemi getoizuar vetem se jemi SHQIPTARE, dhe per asgje tjeter.

Jeni shumë gabim për mendimin tim sepse nuk ka të bëj fare fakti se jemi shqiptar. Pse do thoni ju ? Kosovarët në mbarë Europën janë shqiptar dhe të gjithe europianët e dinë këtë dhe kur vjen puna kanë patur shumë favorizime nga vendet e BE shumë fare në cdo gjë unë e shoh tek miqtë e mi këtu kosovar këtë gjë dhe tek emigrantët e parë shqiptar të Shqipërisë, që ikën me ambasadat dhe ata pak vite më pas kur ka qënë kohërat e trazirave, atëherë kur filluan mos ti duan shqiptarët lind pyetja : Kur shqiptarët filluan të vidhnin, të vrisnin, të përdhunonin, të trafikonin femrat e tyre(motrat, komshijet, kushurirat, gratë dhe nuset), drogën, armët etj etj që kanë patur raste kur kanë vrarë njerëz në mes të parisit dhe në mes të ditës, që atë kohë filluan ti merrnin me sy të keq shqiptarët atëherë pse ndodhi kjo? Sepse nuk kishim një qeveri nuk kishte ligje dhe rregull sepse ka nga ata deputet që i kanë duart e lyera deri në shpatull dhe kanë futur dhe gjithë trupin biles si psh: Bashkim Fino i cili ishte një nga shefat e kontrabandës në Gjirokastër etj etj se nuk mbarohen bëmat e politikanëve tanë që kanë bërë lek me kontrabandë dhe kanë lidhje me maskarenjtë në Shqipëri.
Shqiptarët i kanë ndihmuar shumë në fillim shumë fare le të flasin vetë ata emigrant që kanë ikur të parët por cdo gjë ndryshoi për fat të keq dhe normale që Europa nuk do na pranojë kur ne nuk kemi hequr këto gjëra të këqija akoma kur në Shqipëri ka korrupsion të paparë.
Dikush më ka thënë: Të gjitha shtetet e botës kanë nga pak korrupsion por të paktën e kanë të fshehur kurse ju e keni sheshit fare dhe asnjë nuk mundohet ta zhduki sadopak .
Mendoni thellë cfarë ka ndodhur me shqiptarët ne Europë dhe pastaj bazohuni në këtë që keni thënë. Fajtorët jemi vetë ne dhe ja rezultatet.

Maqedonia nuk ka bërë budallallëqe sa ka bërë shqiptari ore kurrë për serbin po aty më vjen dhe mua plasja sepse kurrë nuk duhej ta bënin këtë gjë dhe për më shumë se kanë qënë kundër serbisë në luftën me Kosovën dhe këtu po që të vjen t'ia bësh BAMMMMMMMMM
 
Redaktimi i fundit:
Jo nuk e nenshkruaj. Duhet te jeni te vetedijshemqe shqiptaret nuk jane gati per kete hap akoma. E verteta hurts, po ja qe ky eshte realiteti atje.
 
Askush nuk eshte me i padurueshem se sa nje hipokrit. Une nuk them rrofte askush, pervec per veten time personale, por nuk mund te fusim koken nen rere si Struci dhe t'i quajme te gjithe tradhtare dhe armiq. Europen, njezit qe thone te verteten, dhe mos te dalim me parrullen e Enver Hoxhes " o me ne o kunder nesh". Une as nuk jam me ju dhe as nuk jam kunder jush, por jemi shume me pak te zhvilluar se Serbia. Dhe heren tjeter thuaje nje tjetri, rrofte serbia.OK.

ne nuk kemi vrare e prere popujt e tjere te ballkanit,,

zhvillim e quan kete ti.

europa duhet ti marre parasyshe dhe keto gjera jo vetem ekonomine .
 
Ore ja u firmos peticioni ne skemi kushte skemi mjekesine falas mjekun e familjes nuk e kemi.
Po privatizohet cdo gje nga familjet dhe te afermit e pushtetarve ce duam Europen ne po nuk kuptam qe fajtoret e vetem te kesaj gjendje jane politikanet qe kemi ne pushtet.
Ne dhe dhi e zgjebosur dhe bishtin perpjete
 
ne nuk kemi vrare e prere popujt e tjere te ballkanit,,

zhvillim e quan kete ti.

europa duhet ti marre parasyshe dhe keto gjera jo vetem ekonomine .

Ti mos flit per vrajre e prerje se ty po te jepej rasti do vrisje tere jugun e shqiperise.
Kot ben te qyteteruarin ti te emancipuarin kur ne tema te tjera mbjell urretje per shqiperine e jugut.
Keshtuqe ti te shkruash e te thuash " NE " eshte kulmi sipas mendimit tim sepse vetem e diferencon shqiperine
 
Ju jeni ne vete kur e beni kyte pyetje apo jo? Serbia kur ne kishim Turqine ne trojet tona rreth viteve 1700 ndertonte universitetin e pare. Ka nje ekonomi te vertete dhe jo nje flluske sapuni si ajo e jona. Ka nje infrastrukture qe neve do te na duhen edhe 30 vjet qe te arrijm. Rruge ura, spitale, qytete moderne. Nuk ka problemin e pasaportava biometrike qe per ne jane bere sikur te shkojme ne hene.
Eshte nje shtet i vertete!
Politikanet nuk i ka te korruptuar si keta qe kemi ne.

Ec lale se je ne rregull ti!
Ne disa aspekte ne shqiptarve nuk na le "hunda" te ecim perpara. Sipas logjikes te shume shqiptarve(perfshire edhe kosovaret) menyra per te ecur perpara eshte vetem urrejtja ndaj vendeve fqinje, dhe duke mbajtur gjithmone te frsketa ngjarjet dhe konfliktet e ndodhura me dhjetra apo qindra vite me pare. Dikush ne FV ka thene qe duhen urryer greket sepse na kane vjedh herkulin sepse herkuli ishte shqiptare :D
Sipas kesaje logjike nuk ecet.
Nje shebull i mire eshte pikerisht Europa qe ka pak vite qe eshte bashkuar ne nje familje te vetme. Kur mendon qe pikerisht ata shtete qe jane protagoniste te kesaje familje te madhe, dhe ne espansjon, kane qene ne konflikte direkte mes tyre ne dy luftat boterore.
Kush shikon mbrapa shkon mbrapa, kush deshiron te ece perpara le te marre shembull ne ata shtete, dhe popuj, ku ne po mundohemi te bashkohemi. Por jo me keto mendime te mykura.
 
Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top