Nëna zbulon vdekjen e së bijës në “Facebook”

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
nenavajza.jpg
Një nënë zbuloi nëpërmjet rrjetit shoqëror “Facebook” se vajza e saj nuk jetonte më, pasi policia nuk kishte mundur të lajmëronte në kohë për vdekjen e saj.

Siç raportoi “The Sun”, 49-vjeçarja Cheryl Jones, mbeti e tmerruar kur pasi hapi profilin e saj, pa dhjetëra mesazhe ngushëllimi të miqve të të bijës.

Me një profil të mbushur me nderime dhe shprehje si “Pusho në Paqe Karla”, Jones humbi ndienjat, kur pasi telefonoi shtëpinë, në vane dtë vajzës u përgjigj një efektiv policie, i cili i konfirmoi lajmin e trishtë.

Aktualisht, një hetim është duke u zhvilluar për të zbuluar shkaqet e vdekjes së 30-vjeçares, e cila u gjet e pajetë në banesën e saj.

Nëna e një vajze, Karla kishte vuajtur nga probleme në zemër gjatë fëmijërisë së saj./tch
 
Titulli: Nëna zbulon vdekjen e së bijës në “Facebook”

ncncncn mjaft prekese si histori...ka dhe facebook-u te mirat dhe te keqijat e veta
 
Titulli: Nëna zbulon vdekjen e së bijës në “Facebook”

Sa gjynah..
 
Titulli: Nëna zbulon vdekjen e së bijës në “Facebook”

Nuk e di ku eshte kurioziteti ketu???!!
 
Në Facebook kupton se vajza i ka vdekur

Britanikja 49 vjeçe, Cheryl Jones, përmes rrjetit social Facebook ka kuptuar se vajza i ka vdekur. Siç raporton BBC, në profilin e vajzës së saj ka parë mesazhin që e ka shokuar: “Ka vdekur. RIP (u prehsh në paqe) Karla”.

Karla 30 vjeçe ka vdekur në banesën e saj rreth orës 20:00, më 23 korrik, por policia ka arritur tek nëna tri orë më vonë, për çka ajo tashti synon t’i padisë.

karla.jpg

"Vajza ime është gjetur e vdekur dhe unë e kuptova këtë nëpërmjet Facebook-ut. Policia është dashur menjëherë të më lajmërojë”, ka thënë Cheryl, e cila ka jetuar vetëm një kilometër larg vajzës së saj.

"U bëra historike. Vetëm një orë më parë jemi dëgjuar. Gjithçka ishte në rregull”, shton Cheryl.

Karla e ndjerë ishte fëmija i vetëm i çiftit Jones. Që në rini ajo kishte probleme me zemrën. /Telegrafi/
 

Attachments

  • karla.jpg
    karla.jpg
    28.1 KB · Shikime: 0
Titulli: Në Facebook kupton se vajza i ka vdekur

Booo.....Shyqyr qe paska qen fcb duheshka me then...
 
Titulli: Në Facebook kupton se vajza i ka vdekur

Nje km larg dhe jane degjuar ne telefon...sa shume jane tjetersuar raportet nderfamiljare se..
 
Re: Në Facebook kupton se vajza i ka vdekur

Se morem vesh per cfare kishte vdekur kjo :O
 
Back
Top