Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

"Nëna i Shkruan Djalit të Saj në Mërgim"

Nje nene i shkruan djalit te saj ne mergim qe e kishte harruar nenen e tij duke u mashtruar pas nje vajze ne nje vend te huaj.

Me dorën që më dridhet po të shkruaj këto rreshta. Eh, sa vjet kisha pa shkruar! Por dashuria për fëmijën kthen edhe malet përmbys. اdo shkronjë e kësaj letre peshon një mal malli. Jam nëna jote bir, të cilën me përkëdhelje thërrisje dikur “mamush”, e rendje të më puthje me dashuri në faqe duke thënë me zërin e ëmbël: “Ti je nëna më e mirë në botë”.


Ku je ?

Ku je ti ëndërr e mërguar
në ç’skuta ke ndaluar vallë
A gjete dot ç’kishe kërkuar
atje ku je a ndjehet mall?

Me krahët e shpresës fluturove
zemra e vuajtur nuk njohu frikë
Lotin dhe syrit s’ia tregove
Dhimbja në shpirt filloj të mbij.

Kaloi një vit, dy, tre, sot katër
E minuti i pritjes kaq ngadalë shkon
Nëna që le të re, të qeshur
Mbi flokët e saj sot ka rënë borë.

اdo dallëndyshe që shikon
ثshtë syri im bir, të kërkon
اdo pikë shiu që bie mbi qerpik
ثshtë loti i mallit që më zhurit.

Ku je ti lulja e gëzimit
Ku je, o prehja e shpirtit tim
Sa larg ke shkuar që dot s’më flet
Vetëm një fjalë qoftë keq a mirë?!

Në ke gabuar e sot ndien turp
E dot s’ma thua jeta ime
Dije se pritja pa përgjigje
Rëndon sa bota mbi zemrën time.

Gjithë pasuria e kësaj bote
Nuk vlen për zemrën e një nëne
Gjithçka që kisha do ta shpenzoja
Të shihja një herë fytyrën tënde.

Të puthja duart, ball, sy e gushë
Të përkëdhelja flokët e zez,
Të ngopem një herë me erën tënde
Të të ndiej pranë pastaj të vdes!



Nëna të pret dhe me stinët plaket. E nëse një ditë do të kthehesh e nuk do të më gjesh, dije se në çdo lule është buzëqeshja ime për ty e në çdo rreze dielli janë duart e mia që të përkëdhelin.
Të puth me mall:
Nëna jote.
 
  • Përqafim
Reactions: M.L
Gjeja qe sdo beja kurre ne bote mohimin e prinderve te mi as per gjith pasurite e botes jo me per nje femer ...... :( shume prekse
 
Nje nene i shkruan djalit te saj ne mergim qe e kishte harruar nenen e tij duke u mashtruar pas nje vajze ne nje vend te huaj.

Me dorën që më dridhet po të shkruaj këto rreshta. Eh, sa vjet kisha pa shkruar! Por dashuria për fëmijën kthen edhe malet përmbys. اdo shkronjë e kësaj letre peshon një mal malli. Jam nëna jote bir, të cilën me përkëdhelje thërrisje dikur “mamush”, e rendje të më puthje me dashuri në faqe duke thënë me zërin e ëmbël: “Ti je nëna më e mirë në botë”.


Ku je ?

Ku je ti ëndërr e mërguar
në ç’skuta ke ndaluar vallë
A gjete dot ç’kishe kërkuar
atje ku je a ndjehet mall?

Me krahët e shpresës fluturove
zemra e vuajtur nuk njohu frikë
Lotin dhe syrit s’ia tregove
Dhimbja në shpirt filloj të mbij.

Kaloi një vit, dy, tre, sot katër
E minuti i pritjes kaq ngadalë shkon
Nëna që le të re, të qeshur
Mbi flokët e saj sot ka rënë borë.

اdo dallëndyshe që shikon
ثshtë syri im bir, të kërkon
اdo pikë shiu që bie mbi qerpik
ثshtë loti i mallit që më zhurit.

Ku je ti lulja e gëzimit
Ku je, o prehja e shpirtit tim
Sa larg ke shkuar që dot s’më flet
Vetëm një fjalë qoftë keq a mirë?!

Në ke gabuar e sot ndien turp
E dot s’ma thua jeta ime
Dije se pritja pa përgjigje
Rëndon sa bota mbi zemrën time.

Gjithë pasuria e kësaj bote
Nuk vlen për zemrën e një nëne
Gjithçka që kisha do ta shpenzoja
Të shihja një herë fytyrën tënde.

Të puthja duart, ball, sy e gushë
Të përkëdhelja flokët e zez,
Të ngopem një herë me erën tënde
Të të ndiej pranë pastaj të vdes!



Nëna të pret dhe me stinët plaket. E nëse një ditë do të kthehesh e nuk do të më gjesh, dije se në çdo lule është buzëqeshja ime për ty e në çdo rreze dielli janë duart e mia që të përkëdhelin.
Të puth me mall:
Nëna jote.

Shume bukur kjo Bledi ket e kam pas ven dhe tek Fv para se te na u prishte :D
Dhe eshte shume prekse une kurre nuk do ta beje dicka te tille sa do qe haem si macet me prindrit nuk do ti hidhja kurre per as nje ne BOTE jo mo per nje mashkulle qe nuk ja vlen barra qerran kur thot gjyshja ime :D
 
Redaktimi i fundit:
Waw, fantastike dhe shume prekese njekohesisht..
 
shum prekese........gjynah nena!
 
looooooool shum e bukur...gjynah per nenen e shkrete
 
e kisha lexuar edhe diku tjeter kete... vertete e trishte
 
femite sduhet ti bejne kur prindrit te vuajne...:(
 
duhet te jte ngjarje e vertet
 
i vetmi njeri per te cilin ja vlen vertet te vdesesh. NENA falemnderit BLEDI shum e bukur
 
shume shume prekese :(
 
Prinderit nuk duhen harruar kurre...perkundrazi duhet te jemi gjithmone gati ti ndihmojme. Nganjeher me vjen qe nuk i them dot prinderve se sa i dua... shpresojn qe ato e kuptojn me veprimet e mia.
 
shum emocionuese ...pata frike ta lexoj deri ne fund
 

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back