Nën portretin e “Mona Lizës” fshihen edhe dy gra të tjera

Kresha

A pretty face can never trick me



Shkencëtari francez, njëherësh dhe inxhinier, Pascal Cotte, deklaroi se nën portretin e Mona Lizës, këtë kryevepër të piktorit nga periudha e renesansës, Leonardo da Vinçi, ndodhen edhe dy fotografi, transmeton Anadolu Agency (AA).

Ashtu siç raporton BBC, ka dhjetë vite që Cotte me anë të një teknike të dritës reflektive hulumton portretin e Mona Lizës, ndërsa siç thuhet, nën shtresën e ngjyrës së vajit ka gjetur një portret tjetër dhe një skicë.

Ai deklaroi se nën portretin e Mona Lizës në fakt ndodhet fotografia e një gruaje tjetër e cila shikon anash.

“Gruaja në këtë fotografi nuk shfaqet e buzëqeshur. ثshtë më se e sigurt se është tjetër grua”, pohon Cotte, për të shtuar se nën fotografinë është edhe një skicë e një gruaje tjetër.

“Në fotografinë (e tretë) ndodhet një grua në plan të plotë, me hundë të madhe, buzë të holla dhe duar të mëdha”, tha Cotte.

Francezi Pascal Cotte, nga viti 2004 është duke hulumtuar portretin e Mona Lizës në muzeun Louvre në Paris. Ai ka shpikur metodën e amplifikimit të shtresave (Layer Amplification Method – LAM), me anë të së cilës zbulon se çfarë ka mes shtresave të fotografisë.

Leonardo da Vinci ishte piktor italian, arkitekt, shkencëtar, muzicient, skulptor, mendimtar dhe inxhinier. Vlenë për gjeniun më të madh të Renesansës i cili përveç artit, ka kontribuuar edhe në anatomi, botanikë, gjeologji, matematikë, optikë, mekanikë, astronomi, hidraulikë, prodhim të armëve etj.

Veprat e tij, “Darka e Fundit” (1495-97) dhe Mona Lisa (1503-06) janë ndër pikturat më me ndikim nga periudha e renesansës. //mesazhi
 
Back
Top