Ne Sistemin tone Diellor ekziston dhe nje tjeter planet,Haumea

Love

βeℓℓe â๓e
Shiko fotografinë 1727205

Planeti Haumea dhe dy henat e tij

Pervec Plutonit,nje rikthimi i kohëve te fundit ne studimin e metejshem te Sistemit tone diellor, paraqet sigurisht një interes shkencor për disa arsye,sepse një tjetër planet xhuxh, Haumea,eshte zbuluar dhe eshte mjaft interesante, se ky planet ka formën e nje vezë, por që duket se eshte mbuluar krejtësisht nga akuj uji.

Haumea është një planet xhuxh që kalon përtej orbitës së Neptunit, dhe ekzistenca e tij u konfirmua vetëm gjashtë vjet më parë,me gjatësi rreth 1500 km, dhe qe dallon nga forma shumë e zgjatur për shkak të shpejtësisë së lartë të rrotullimit (një rrotullim të plotë në më pak se katër orë), ndoshta një nga trupat më të shpejtë të konstatuar ndonjëherë në sistemin tonë diellor.

Haumea duket e ndritshme ne të bardhë, kur shikohet me një teleskop mjaft të fuqishme, gjithashtu ka dy hena, Hi'iaka dhe Namaka. Studiuesit e Observatorit Europian ne Kili Jugor,kanë zbuluar se 75% të sipërfaqes së Haumeas dhe 100% e henes Hi'iaka janë të mbuluar me akuj uji te kristalizuara

"Te dhenat e vazhdueshme per rrezatimin diellor , mbi siperfaqen e tij tregojne se rrezatimi shkatërron strukturën kristaline te akullit në sipërfaqe,qe eshte nje nga burimet e nevojshme të energjisë për të ruajtur strukturën akullnajore," thote Benoit, bashkëautor i zbulimit.

"Të dy burimet që ne kemi marrë në konsideratë,janë ato elemente radiogjenik qe gjenerojnë energji si (kalium-40, torium-232 dhe uraniumi-238),si dhe forcat terheqese te Haumeas dhe hënave të tij (si Toka me Henen). "

Haumea nuk është i fundit për të treguar aspekte kurioziteti. "Levizja e tij anohet 28 gradë ndaj planeteve te tjere te Sistemit Diellor, orbitat e henave të tij eshte gjithashtu në të njëjtin kend,qe është shumë e pazakontë, dhe i gjithë sistemi vjen nga një familje e vetme e objekteve të akullt në rripin Kuiper. "

Misteret e përbërjes se Haumeas jane te medha dhe te çuditshme .Mbi nje rajon te planetit shihet nje njollë e kuqe e madhe, lara-lara. "Interpretimi im i photometrise te bera me rreze infra të kuqe," thotë Pedro Lacerda, bashkë-zbulues i Haumeas, -"është se ky rajon mund të jetë një burim i pasur ujit,se sa pjesa tjetër e sipërfaqes së pastert."


8_dwarf_planet_haumea_m.jpg


Rotacionin e shpejtë i Haumeas,eshte nje element që i jep formën tipike vezake,ose mund të jetë rezultat i një përplasje që po ashtu ka kontribuar në krijimin e dy hënave të planetit xhuxh.

Njollë e kuqe, gjithashtu mund të jetë krijuar nga depozitimi i mineraleve apo lëndës organike,te ardhura në sipërfaqe nga dalja e ujit kristal.

Megjithatë,sot per sot ka pak njohuri në lidhje me këtë planet të çuditshem,mbasi ende nuk dihet orbita e tij precize, dhe madje edhe atë të satelitëve te tij. Nuk dihen shkaqet e sakta të pranise se ujit ,keshtu qe vetëm mund të supozohet per nje varg fenomenesh që mund të ndodhin në planetin xhuxh.
Burimi: explorerunivers


To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.
 
Back
Top