Në Shtip shfaqet një insekti me përmasat e një lepuri

PiNkY

Anëtar i Nderuar
insekt.jpg


Ndryshimet e klimës po sjellin ndryshime tek bimët por edhe tek gjallesat. Këto ndryshime duket se kanë sjellë një lloj të insektit të ri në Shtip.

Insekti është i njëjtë me karkalecin por për nga madhësia është pothuajse sa një lepur i vogël. Ky inspekt fillimisht është parë rastësisht një banor i Shtipit.

"Unë pashë një insekt i cili dukej jo i zakontë. Formën e ka si një karkalec, por më habiti madhësia e tij si lepur ose minjtë e fushës dhe përfundon me një bisht të gjatë rreth 10-15 cm që duket si një mekanizëm mbrojtës", rrëfen Kiril Panajotov, i cili insektin e ka fotografuar në vendbanimin Sujtllak afër Shtipit, njofton Almakos.

Etimologët thonë se edhe pse ky insekt në dukje është i frikshëm, megjithatë nuk është i rrezikshem për njerëzit. Ajo që sipas tyre është interesante është se si u gjet në Maqedoni sepse bëhet fjalë për një lloj insekti endemik që është karakteristik për ishujt e Zelandës së Re.

"Zakonisht madhësia e trupit është 10 cm. Nuk është i rrezikshëm dhe nuk përmban asnjë materie toksike për njerëzit. Sipas literaturës konsiderohet si lloj endemik i ishujve rreth Zelandës së Re. Më parë ishte i shpeshtë, por për shkak se minjtë e fushës janë transferuar nga Europa tani është lloj i rrallë", thotë dr. Dushan Spasov, profesor univerzitar.

Ekspertët supozojnë se me rritjen e temperaturave në Maqedoni mund të paraqiten edhe lloje të tjera insektesh të cilët deri tani nuk kanë ekzistuar.

/albeu.com/
 
Titulli: Në Shtip shfaqet një insekti me përmasat e një lepuri

oiii sa tmerr i kam insektet.Kam ata te vegjlit frike, imagjino tani te rritet madhesia e insekteve....grrrrrrr.

Karkalecat fluturues i kam me frike nga cdo insekt tjeter , pikerisht ky duhej te rritej...jete e poshter :stres:
 
Titulli: Në Shtip shfaqet një insekti me përmasat e një lepuri

Imagjino te ishte edhe pak me i madh e kishe marr ne vend te kafshes shtepiake Bella ! Lol
 
Titulli: Në Shtip shfaqet një insekti me përmasat e një lepuri

Imagjino te ishte edhe pak me i madh e kishe marr ne vend te kafshes shtepiake Bella ! Lol

jooooooooo mosssss vetem perfytyrimi i kesaj me rrenqeth mishin :chh:vje:...... vetem qenin do mbaja si kafsh shtepiake...as edhe nje kanarin jo :)

lakuriqi i nates
karkaleci
dosa
bretkosa, duhet te jet e ndonje tjeter qe sme kujtohet tani...po keto kafshe kercejn dhe i kam tmerr.
 
Titulli: Në Shtip shfaqet një insekti me përmasat e një lepuri

Vetem ta shikosh te ve tmerrin
 
Titulli: Në Shtip shfaqet një insekti me përmasat e një lepuri

E ka sjelle ndonjeri ne xhep lol
 
Back
Top