Në Shqipëri pema gjenealogjike e Ademit, njeriut të parë mbi tokë

LeVoyageur

Once upon a time...
Në Arkivën Qendrore Shqiptare ruhet një dokument i rrallë. Kështu mes fondeve të dokumenteve osmane, në këtë institucion ruhet pema gjenealogjike e Sejjit Muhamedit, i cili ka jetuar në Elbasan dhe varri i tij ndodhet në rrëzë të Krastës.
Mes popullit është njohur edhe me emrin, Zehri Efendi.
Ky dokument ndahet në dy pjesë dhe u publikuar nga vetë Arkivi i Shtetit. Tek e para flet për gjenealogjinë e Sejjit Muhamedit, që arrin deri tek njeriu i parë mbi dhe, Ademi.
Ndërkohë, pjesa e dytë flet për familjen e Profetit Muhamed, për 12 Imamët dhe historinë e tyre.
Dokumenti është shkruar në gjuhën arabe në Halep të Sirisë, në muajin Muharrem të vitit 1025, që me kalendarin Gregorian konvertohet më datë 20 janar 1616. /GSH
 
Sekti shiit, ne kerkim te pervetsimit te Profetit Muhamet, dhe historise ebrajke.
Nuk ekziston nje popull ne bote si ebrejte qe nepermjet Bibles tregojne gjenealogjine e rrenjeve te tyre qe nga Adami e deri ne krijimin si popull, qe njohim sot.
Prandaj quhet edhe populli i zgjellur. Te tjeret i ngjiten historise hebrajte per te pervetesuar prioritetin biblik.
 
Back
Top