Në shkurt nis hartimi i librit shqip për fëmijët e emigrantëve

E3

Anëtar i Nderuar
V.I.P
Gjatë muajit shkurt pritet të fillojnë procedurat për hartimin e një teksti mësimor për gjuhën shqipe që do t’u vihen në dispozicion fëmijëve të emigrantëve shqiptarë, në mënyrë që ata të mos e harrojnë gjuhën e tyre.

Ministri i Arsimit, Myqerem Tafaj, ka ripërsëritur premtimin e tij dhënë emigrantëve shqiptarë në Britaninë e Madhe se dikasteri që drejton do të angazhohet për botimin e teksteve të veçanta mësimore për fëmijët e tyre. Bëhej fjalë për një libër abetareje dhe një tjetër për lëndën e Historisë së Shqipërisë.

Për të mos lejuar zhdukjen e gjuhës shqipe në brezin e parë të fëmijëve të emigrantëve që kanë lindur jashtë vendit ose kanë ikur nga Shqipëria të mitur, do të ndërmerret kjo iniciativë. Për këtë, ministri Tafaj është shprehur së fundmi se do të shpallim për konkurrim hartimin e një teksti, i cili mund të bëhet për fëmijët pas moshës 9 vjeç. “Fëmijët e emigrantëve duhet të kenë tekstet që u ofrojnë atyre informacion dhe dije mbi Shqipërinë dhe kombin shqiptar”, u shpreh ministri Myqerem Tafaj.

Gjithashtu, kreu i arsimit shqiptar ka bërë të ditur se “në të ardhmen pritet të kemi një koordinim më të mirë, mbi ambientet, por edhe mësuesit, të cilët aktualisht punojnë vullnetarisht ose paguhen nga shteti ku jetojnë emigrantët”. Kjo mendohet të jetë edhe një fazë e dytë e iniciativës, për të mos harruar shqipen.

Shumë fëmijë shqiptarë, të cilët kanë lindur ose janë rritur jashtë vendit, nuk dinë të shkruajnë dhe të flasin në shqip.

Shoqatat e emigrantëve shqiptarë kanë kërkuar që të pajisen me mjete didaktike dhe të kenë lehtësira në gjetjen e ambienteve dhe në pagesën e mësuesve.
•shqip•
 
Titulli: Në shkurt nis hartimi i librit shqip për fëmijët e emigrantëve

po ta kene ne gjak prinderit x t'iu mesuar shqipen ketyre femijeve,nuk do e haronin kaq lehte,e nuk do ishte nevoja x keta libra....
eh,po ndyshon vrullshem njerezimi:)
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 2 18.2%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 18.2%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 9.1%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 3 27.3%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 1 9.1%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 0 0.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 2 18.2%
Back
Top