Në rrezik varrezat 4 mijë vjeçare.

Didi

C'est la vie.

Në vitin 1950-1960, Bahreini ishte vendi ku ndodhej trashëgimia më e madhe e varrezave antike që sipas arkeologëve datonte rreth 4 mijë vjet më parë.

Por atë që nuk bëri koha në 4 mijë vite, e bën zhvillimi në 40 vjet. Që prej 1960, kur ishulli i vogël arab numëronte 143 mijë banorë, vendi ka njohur një zhvillim të madh. Rritja demografike ishte e pashmangëshme, po ashtu edhe zgjerimi i banesave.

varrethistorike.jpg


Në një sipërfaqe të kushtëzuar, autoritetet ndër vite kanë vendosur shkatërrimin e varrezave prehistorike për t’i hapur rrugë ndërtimeve të reja urbane për banim apo biznes. Kjo ka zhdukur 90 përqind të varrezave antike të kulturës Dilmun, ndërsa autoritetet vendase të kulturës po përpiqen që atë cfarë ka mbetur ta shpëtojnë duke e përfshirë në listën UNESCO.

varretantike-10perqindtembetura.jpg


Dilmunët ose Telmunët janë një qytetërim i lashtë të përmendur në shkrimet e gjetura në Mesopotami si partnerë tregtarë. Mendohet se fillimisht ata kanë jetuar në Bahrein dhe zonat përreth, ndërsa më pas me rritjen e influencës u zgjeruan në Kuvajt dhe në zona të tjera të Gjirit Persik.

Top Channel
 
Titulli: Në rrezik varrezat 4 mijë vjeçare.

Nuk pajtohem me vendimin e marre nga Bahrein, vetem nqfs s'ka pasur rrugedalje tjeter.
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 50.0%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 14.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 21.4%
  • Larg

    Votat: 2 14.3%
Back
Top