Love
βeℓℓe â๓e
Nga: Albina Hoxha
Shekulli
Jemi në periudhë pushimesh. Kryeqyteti në fundjavë është bosh. Ndërsa vendet bregdetare janë të mbipopulluara. E çfarë na shohin sytë në plazhet tona! Jo më larg se Durrësi, përveç atyre që bëjnë paradë për modën e fundit të rrobave të banjës, ka edhe femra që shkojnë buzë detit e qëndrojnë poshtë çadrës, me perçen myslimane. Kjo gjë, ne të “Jetës” na bëri kureshtarë për të mësuar më shumë për këtë kulturë fetare dhe deri ku shkon ndalimi dhe lejimi i perçes në plazh...
Në fakt, ato vajza e gra sillen si gjithë pushuesit e tjerë, por të qenët me perçe i dallon nga të tjerët.
Për të mësuar më shumë për rregullat e myslimanëve dhe për të pyetur në lidhje me besimtaret me perçe në plazh, ne kemi biseduar më teologun Dorian Demetaj, i cili është anëtar i kryesisë së Komunitetit Mysliman të Shqipërisë. Ai theksoi se: “Në të vërtetë, femra myslimane nuk duhet të shkojë në një plazh ku ka meshkuj dhe femra, të cilat janë të veshura me rroba banje, për arsye se ashtu siç nuk u lejohet atyre njerëzve që të vështrojnë pjesë të trupit të femrës myslimane, po ashtu edhe asaj nuk i lejohet që të vështrojë tek të tjerët ato që ajo vetë nuk ua shfaq atyre personave. Kështu që një femër myslimane, e cila e ka kuptuar ashtu si duhet islamin, nuk bëhet shkak në asnjë lloj rrethane që të tërheqë vëmendjen dhe vështrimet e të tjerëve”. Pra Komuniteti Mysliman thotë se femra myslimane nuk mund të shkojë në vende publike, aty ku bie në sy dhe dallohet nga të tjerët, pasi këtë nuk e lejon feja islame. Lind pyetja se ku mund të shkojnë femrat myslimane në plazh. Në fakt, pas kërkimeve tona na rezulton se nuk ka vende të posaçme. Vetëm në Spille (Kavajë) ndodhet një vend i tillë. Në këto kushte, duke qenë se edhe mjekët e rekomandojnë plazhin për një sërë sëmundjesh, në një intervistë për “Shekullin”, dermatologia Blerta Gjoni na tregon se nëse nuk ekspozohet lëkura në rrezet e diellit, atëherë nuk marrim asgjë nga të mirat e plazhit. “Mosekspozimi në diell nuk përthith rrezet e diellit, aq më tepër nëse trupi ynë nuk ka kontakt me to dhe me rërën. Mosekspozimi në diell bën që lëkura të mos i marrë të gjithë komponentët”, -shprehet ajo. Dermatologia shton më tej se nëse personat nuk mbajnë veshje të përshtatshme, si për shembull me ngjyrë të errët e rënduar, sipërfaqe trupi të mbuluara, pelenat tek fëmijët e vegjël; rrezikojnë të shfaqin probleme në lëkurë. Sipas saj, kjo ndodh për arsye të ndotjes së veshjeve që mbajnë. Nëse mjeku thotë se me një veshje të tillë ka rrezik të sëmuresh, nga ana tjetër Komuniteti Mysliman i Shqipërisë thotë se një besimtare myslimane nuk duhet të shkojë në plazhe ku dominojnë femrat me rroba banje, atëherë përse në plazhe shohim femra të mbuluara ?! Përse shkojnë ato në plazh?!
KMSH: Besimtaret nuk duhet të shkojnë në plazhe të populluara
Teologu Dorian Demetaj jep argumentet se përse një besimtare nuk mund të shkojë në të njëjtin plazh me të tjerët dhe e veshur sipas besimit mysliman, me perçe, tërësisht e mbuluar...
A duhet të shkojë një besimtare myslimane e veshur në plazh?
Shkuarja në plazh në vetvete nuk është e ndaluar as për femrën dhe as për mashkullin mysliman, por kjo shkuarje ka rregullat e saj morale dhe fetare, të cilat çdo mysliman dhe myslimane përpiqet t’i respektojë.
Femra myslimane veshjen e saj e ka obligim dhe adhurim të veçantë për Zotin, kështu që edhe nëse ajo shkon në plazh, duhet të jetë e veshur. Por nëse ekzistojnë vende të posaçme ku femra myslimane mund të shkojnë në plazh vetëm në prezencën e bashkëshortit, atëherë ajo mund të zbulohet, gjithmonë nëse nuk ka persona të tjerë që mund ta vështrojnë, përveç bashkëshortit.
Po e veshur, a nuk tërheq vëmendjen e të gjithëve?
Në të vërtetë, femra myslimane nuk duhet të shkojë në një plazh ku ka meshkuj dhe femra të cilat janë të veshura me rroba banje, për arsye se ashtu siç nuk u lejohet atyre njerëzve që të vështrojnë pjesë të trupit të femrës myslimane, po ashtu edhe asaj nuk i lejohet që të vështrojë tek të tjerët ato që ajo vetë nuk ua shfaq atyre personave. Kështu që një femër myslimane, e cila e ka kuptuar ashtu si duhet islamin, nuk bëhet shkak në asnjë lloj rrethane që të tërheqë vëmendjen dhe vështrimet e të tjerëve.
Përse nuk lejohet që të shkojë në plazh si gjithë të tjerët?
Femra myslimane nuk ia lejon vetes që t’i shfaqë njerëzve të huaj trupin e saj, por në të njëjtën kohë edhe asaj nuk i lejohet që të vështrojë tek të tjerët ose të tjerat atë që ajo nuk ua shfaq atyre.
اfarë thonë rregullat tuaja në këtë rast?
Rregullat tona janë të bazuara në Kur’anin famëlartë, kështu që gjithçka që është në kundërshtim me rregullat e poshtëpërmendura është thyerje e këtyre rregullave, të cilat janë obligime si për femrat ashtu edhe për meshkujt.
Blerta Gjoni: Mos shkoni në plazh me veshje të papërshtatshme
Mjekja dermatologe tregon se është e rrezikshme të shkosh në plazh me veshje të papërshtatshme pasi rrezikohet marrja e një sërë infeksionesh. Më tej ajo shton se edhe pelenat tek fëmijët janë të dëmshme në plazh. Veshjet e ndotura çojnë në shfaqjen e infeksioneve të ndryshme në lëkurë
Përse rekomandohet vajtja në plazh?
Të shkuarit në plazh rekomandohet për të marrë jodin, ngjyrën e lëkurës dhe një sërë komponentësh të tjerë të rëndësishëm për shëndetin. Ekspozimi i rregullt në oraret e përshtatshme ndaj diellit i jep vitalitet lëkurës, nxit mikroqarkullimin e gjakut nën lëkurë, ndihmon në përthithjen e rrezeve të diellit, në forcimin e kockave tek moshat e reja si dhe tek prania e duhur e kalciumit në trup tek moshat e vjetra.
اfarë marrim ne nga rrezet e diellit?
Rrezet e diellit i japin ngjyrën lëkurës, por duhet pasur kujdes që të mos ekspozohemi në diell kur nuk kemi një lëkurë të shëndetshme dhe pa probleme. Ekspozimi i tepërt nën rrezet e diellit dhe në oraret e papërshtatshme (ora 11-16) mund t’i acarojnë, por nganjëherë edhe t’i shpërthejë sëmundje të tilla si: acne rozacea, vitiligo (mungesë e pigmentimit të lëkurës), herpes simplex, lupus eritematoze.
Pse është e rëndësishme të shkohet në plazh një herë në vit?
Pikërisht për të mirat që ofron deti, ujin i kripur, rrezet e diellit dhe gjithçka tjetër.
Nëse shkojmë në plazh dhe nuk ekspozohemi në diell, i marrim të mirat prej tij?
Nëse nuk ekspozohemi në diell nuk marrim asgjë. Moseksozimi në diell nuk përthith rrezet e diellit, aq më tepër nëse trupi ynë nuk ka kontakt me rrezet e diellit, me rërën etj. Mosekspozimi në diell bën që lëkura të mos i marrë të gjithë komponentët e lartpërmendur. Pra nuk merr asgjë nga koha që kalon në plazh pa u ekspozuar në diell.
Po nëse në plazh vishemi me rroba, ç’ndodh?
Personat me veshje jo të përshtatshme (me ngjyrë të errët e rënduar, sipërfaqe trupi të mbuluara) në periudhën e plazhit rrezikojnë të kenë probleme në lëkurë për arsye të ndotjes së veshjeve që mbajnë edhe nga ujërat jo shumë të pastër pranë zonave të plazhit ku ka derdhje të ujërave të zeza.
Cili është rreziku që vjen nga rëra dhe uji i ndotur?
Uji dhe rëra e ndotur mund të bëjnë që edhe te persona që nuk vuajnë nga sëmundjet e lëkurës të shfaqen sëmundje me natyrë bakteriale e infektive si dermatozat bakteriale, impetigoja që preferon më shumë të shfaqet moshat pediatrike duke u shfaqur me elemente në lëkurë si flluska, papula eritematoze, që shoqerohen edhe me prurit (kruarje). Këto persona në asnjë mënyrë nuk mund të vazhdojnë të bëjnë banjë dielli dhe të lahen pa u vizituar dhe konsultuar nga mjeku specialist dermatolog.
Cilat janë sëmundjet më të shpeshta të lëkurës që hasen në këtë periudhës?
Sëmundjet më të shpeshta janë dermatitet bakteriale, intertrigo mykotike, celulitis, erisipela që kërkojnë detyrimisht të drejtohen tek mjekut. Dermatolologu përcakton terapinë mjekuese si dhe parandalimin e komplikacioneve që ato mund të krijojnë.
70% e Shqiptarëve janë myslimanë. Kjo shifër është përafërsisht pasi nuk ka të dhëna të sakta. Besimi islam në Shqipëri është feja kryesore dhe ka numrin më të madh të besimtarëve.
Citime nga Kurani
Thuaju besimtarëve të ndalin shikimet (prej haramit), t'i ruajnë pjesët e turpshme të trupit të tyre se kjo është më e pastër për ta. All-llahu është i njohur hollësisht për atë që bëjnë ata.
Thuaju edhe besimtarëve të ndalin shikimet e tyre, t'i ruajnë pjesët e turpshme të trupit të tyre, të mos zbulojnë stolitë e tyre përveç atyre që janë të dukshme, le të vënë shamitë mbi kraharorin e tyre dhe të mos ua tregojnë bukuritë e tyre askujt përveç burrave të vet, baballarëve të vet ose baballarëve të burrave të vet.
(Marrë nga Kur’ani Famëlartë En-nur, 30 – 31 )
Ku mund të shkojnë femrat myslimane në plazh?
Në fakt nuk ka shumë zona dhe nuk janë të përcaktuara qartë, posaçërisht për këtë kategori. Një vend i veçantë vetëm për këtë grup është në plazhin e Spillesë, në Kavajë. Atje në një qoshe ka vetëm familje myslimane, të cilat janë të veçuara nga pushuesit e tjerë. ثshtë një luginë, e cila është krijuar nga dy kodra të vogla me rërë, por që e izolon pamjen. Aty femrat myslimane lozin me fëmijët e tyre, bëjnë plazh dhe shtrihen në rërë. Ky plazh është quajtur “Plazhi i Burkës”. Ai është i vetmi i kësaj natyre në gjithë bregdetin shqiptar. Plazhi është pak larg dhe duhet të ecësh në këmbë për të mbërritur aty. A duhet të ketë më shumë plazhe vetëm për femra, për gratë e devotshme myslimane, të ndarë nga meshkujt?